Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të GJKKO e cila rikonfirmoi sot masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për zv.kryeministren Belinda Balluku. Kreu i PD ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, deklaratën e PD lidhur me vendimin e GJKKO. Berisha thotë se PD kërkon dorëheqje e menjëhershme të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. PD e ka cilësuar takimin 7 orësh Balluku-Rama në Kryeministri si “një mbledhje tipike mafiozësh për gjetjen e një rrugëdaljeje dhe shpëtimin e Edi Ramës nga ndjekja penale”. Me qëllim zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve para…
Author: almakos
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Klinikën për Veshkë në Shkup, ka ndërruar jetë një emigrant 41-vjeçar. Sipas njoftimit të MPB-së, më 20 nëntor 2025, rreth mesnatës, L.Sh., emigrant 41-vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore në Klinikën e Nefrologjisë pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë” – Shkup. Ai ka ndërruar jetë më 21 nëntor 2025, në orën 06:48. Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi me urdhër të prokurorit publik. MARKETING
Me rastin e 22 nëntorit ditës së alfabetit shqip, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajti një seancë solemne, ku u fol për historikun e kësaj dite, si dhe për rëndësinë e gjuhës në identitetin e një kombi dhe funksionimin e një shteti demokratik. Në këtë drejtim, kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë fjalimit të tij tha se, Maqedonia është një shtëpi e diversitetit, i cili nuk ndan, por e pasuron historinë tonë të përbashkët kombëtare. Ai shtoi se, komuniteti shqiptar, me kulturën, gjuhën, traditat dhe vlerat e veta, është pjesë thelbësore e shtetit tonë. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Atdheu ynë i…
Shkrimtari Resul Shabani dhe publicisti, Sevdail Demiri janë fituesit e sivjetëm të çmimit shtetëror 22 nëntori, i cili u nda sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Fituesit pas marrjes së çmimit, mbajtën fjalime të shkurtra para të pranishmëve, ku theksuan rëndësinë e kësaj dite për historinë e kombit shqiptar. Shkrimtari Resul Shabani tha se, veprimtarët shqiptarë që kontribuan në unifikim e alfabetit, ngrenë bazamentin e obeliskut të identitetit tonë gjuhësor. Resul Shabani, shkrimtar “Ky çmim i cili më dorëzohet sot natyrisht se është më i rëndësishëm, më i çmueshëm, është kurorë i çmimeve, me që i referohet armës kryesore…
Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua në Patra të Greqisë dhe u dërgua në burg, i akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ndaj tij rëndojnë akuzat e trafikut të drogës, kultivimit të fidanëve të kanabisit dhe shkeljes së ligjit për armët. Përveç kësaj, policia ka identifikuar edhe një 37-vjeçar grek, i cili akuzohet për të njëjtat vepra penale. Policia e Patrës kreu një tjetër hetim dje pasdite, njofton media greke. Ata bastisën shtëpinë e një të afërmi të ngushtë të 37-vjeçarit, gjatë të cilit gjetën një sasi të madhe droge në një depo. Policia gjeti dhe sekuestroi 20…
Një udhëtare nga fshati i Strugës Ladorishtë mori lëndime të rënda trupore gjatë ndeshjes së një automobili dhe një autobusi në rrugën rajonale Dibër – Strugë, kumtoi sot SPB Ohër. Sipas informatës, fatkeqësia ndodhi dje në orën 11:20, në afërsi të Strugës. “Në rrugën rajonale Strugë – Dibër, në afërsi të Strugës, ndodhi një aksident rrugor mes një automobili ‘folksvagen golf’ me targa të Strugës, drejtuar nga K.Q.(70) nga fshati Veleshtë e Strugës dhe autobussit ‘mercedes’ me targa të Strugës, drejtuar nga N.F.(42) nga fshati Ladorishtë e Strugës. Në aksident, lëndime të rënda trupore mori udhëtarja nga autobusi F.A.(58) nga…
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka publikuar pamje nga Lezha e përmbytur për shkak të motit të keq. Ai theksoi se banorët e përmbytur në disa zona të Lezhës është e vështirë. Ligjvënësi demokrat i bëri thirrje institucioneve shtetërore që tu ofrojnë ndihmë të gjithë të dëmtuarve. “Situata me të cilën po përballen banorët e përmbytur në zona të Lezhës mbetet e vështirë. I ribëj thirrje institucioneve shtetërore që tu ofrojnë ndihmë të gjithë të dëmtuarve. Është e pajustifikueshme çdo vonesë dhe çdo tentativë për të minimizuar hallin dhe dëmin e mijëra të përmbyturve”, shkruan Gjekmarkaj. [embedded content]
Edhe pse muaji nëntor po i afrohet fundit, një pjesë e qytetarëve ende nuk kanë marrë rimbursimet e tyre nga skanimi i faturave fiskale përmes projektit “TVSH-ja ime”. Ministria e Financave ka njoftuar se pagesat janë në proces dhe se mjetet do të transferohen në llogari brenda këtij muaji. “Pagesa e fondeve për faturat fiskale të skanuara përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ kryhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit. Për tremujorin e tretë (korrik–shtator), afati ligjor për pagesë është 30 nëntori 2025. Vonesat më të shpeshta shkaktohen nga të dhënat e pasakta ose të paazhurnuara të llogarive të transaksionit në…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka uruar komunitetin shqiptar me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke e vlerësuar këtë datë si simbol të përparimit kulturor, historik dhe arsimor të shqiptarëve. “Me respekt të veçantë ju uroj 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqiptar – një festë që përfaqëson një simbol të fuqishëm të përpjekjeve iluministe, pjekurisë kulturore dhe përvojës historike të popullit shqiptar”, thuhet në urimin e saj. Presidentja kujtoi se para 117 vitesh, alfabeti i unifikuar i gjuhës shqipe nisi rrugëtimin e tij nga Kongresi i Manastirit, si kodi më i rëndësishëm i…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Librazhd ku një 36-vjeçar u ka grabitur një shumë parash vjehërrve të tij, pasi u dha një dozë të lartë valiumi. Hetimet e policisë kanë nisur pasi çifti i bashkëshortëve ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, të dyshuar për intoksikim. Nga hetimet rezultoi se dhëndri i tyre, 36-vjeçari Ismail Kllogjri dyshohet se u ka dhënë një dozë të lartë medikamenti qetësues duke u shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Çifti i bashkëshortëve ndodhen nën…
Çfarë ndodh kur një vend ndodhet në prag të një lufte? Kjo është pyetja që po shqetëson Poloninë, e cila po përjeton një situatë të tensionuar për shkak të konflikteve në Ukrainë. Rektori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Varshavës, Riger Halili, ndau mendimet e tij mbi këtë çështje gjatë emisionit Balkan Talks në Euronews Albania. Halili theksoi se situata aktuale është e rëndë dhe se Polonia është në një gjendje para lufte. Ai përmendi se liderët polakë, përfshirë Kryeministrin Tusk, kanë paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga Rusia, duke e bërë të qartë se vendi është në gatishmëri të…
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burgim Ismail Zenelin, i cili akuzohet se donte të vriste vëllezërit Albert dhe Edmond Nela në Britani për hakmarrje. Ismail Zeneli përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 10 vite burg, që do e vuajë një burg të sigurisë së lartë. GJKKO ka dhënë vendimin edhe për anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal, Bujar Ajeti ( emër i njohur i botës së krimit në Kukës) Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni (Ish-shefi i Krimeve), Besmir Murati dhe Albert Prenga. Vendimi i GJKKO: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të…

