Policia e Tetovës informon se pasdite rreth orës 16 është gjetur trupi i pajetë i një i një 42-vjeçari nga Tetova, i cili është raportuar nga bashkëshortja se që nga dje në orën 18 ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte përgjigjur në telefon. Në komunikatën e SPB të Tetovës thuhet se në xhamin e automjtetit ku është gjetur 42 vjeçari ka një vrimë plumbi dhe ekziston dyshimi fillestar se ai është qëlluar me armë zjarri. “Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe sot rreth orës 16:15, në arat në atarin e fshatit Nerashtë, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Tearcë kanë…
Author: almakos
Policia ka identifikuar personin e dytë që ndodhet në banesën e rrethuar në fshatin Orosh të njësisë administrative Qafë-Mali, bashkia Fushë-Arrëz. Përveç Julian Cumrakut, në objekt ndodhet edhe Arben Uka, të dy persona me precedentë penalë. Sipas burimeve, gjatë operacionit Cumraku ka bërtitur “Allahu Ekber”, ndërsa efektivët i kanë bërë thirrje që të dorëzohen paqësisht. Forcat e rendit kanë siguruar perimetrin dhe vazhdojnë negociatat. Aksioni policor ka filluar në orët e para të mëngjesit, pasi uniformat blu lokalizuan dy personat në një banesë të braktisur prej kohësh në Orosh. Forcat speciale, policia lokale dhe grupet e negociatorëve ndodhen në terren.
Në një botë ku rregullat e çuditshme shpesh bëhen lajme, disa vende kanë shkuar aq larg saqë kanë ndaluar vdekjen brenda territorit të tyre. A është kjo një masë e çmendur apo një zgjidhje praktike për sfidat e jetës moderne? Këto fshatra dhe qytete, të vendosura në vende të ndryshme të botës, ofrojnë një pasqyrë të habitshme mbi mënyrën se si njerëzit përballen me vdekjen dhe shëndetin. Një nga vendet më të njohura për këtë rregull është Longyearbyen, një qytet në Svalbard, Norvegji. Prej më shumë se 70 vjetësh, vdekja është e ndaluar këtu për shkak të kushteve ekstreme klimatike…
Asnjë student shqiptar nuk është në mesin e njëzetë studentëve që fituan bursën studentore “Boris Trajkovski” nga ana e presidentes Gordana Siljanovska Dafkova. E, në fjalimin e saj, presidentja foli për faktin se shumica e të rinjëve që largohen nga vendi, largohen për faktin se atyre nuk u jepet mundësia e drejt për avancim, sipas saj, çmimin më të madh për këtë gjë e paguan shteti dhe vet qytetarët. GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA, PRESIDENTE “E dijmë se njëra prej arsyeve kryesore për migrimin e të rinjëve më të talentuar është pikërisht nevoja e tyre për të krjuar vlera, të avancojnë jo…
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar pas lajmit se gazetari Artan Hoxha është shpallur “non-grata” nga autoritetet greke. Bido e cilësoi këtë vendim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet evropiane. Përmes një reagimi publik në Facebook, deputeti socialist u shpreh se një vend si Greqia nuk duhet të ndikohet nga ajo që ai i quajti “grahmat e fundit të nacionalizmit”. Sipas Bidos, një veprim i tillë bie ndesh me vlerat që përfaqëson Bashkimi Evropian. “Detyrë e gazetarëve është të përballen me nacionalizmin politik” Deputeti theksoi se gazetarët kanë rol të rëndësishëm në shoqëri, sidomos kur bëhet…
Rruga Qukës-Qafë Plloçë në qarkun e Korçës është dëmtuar pas shirave të fundit, duke nxjerrë në shesh skandalin infrastrukturor dhe ekonomik të ndërtimit të saj jashtë standardeve dhe nën dyshimin për qëllime elektorale dhe abuzimi. Romeo Nazarko, inxhinieri që denoncoi ndër të parët këtë tender dhe investim si një projekt jashtë standardeve dhe pa cilësi, ka folur sot për “News 24” Inxhinieri thekson se ajo rrugë është e rrezikshme për sigurinë e udhëtarëve dhe drejtuesve të mjeteve. Madje parashikon edhe dëmtime të tjera nga erozionet, për shkak të mungesës së cilësisë. “Qukës-Qafe Pllocë është një rrugë e rrezikshme, mund të…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhëna nga plani i buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025 Sipas KQZ-së, buxheti i planifikuar është në vlerën e 7 milionë e 771 mijë e 486 eurove. Ky buxhet është miratuar në mbledhjen e KQZ-së. Kjo vlerë është e përafërt me buxhetin e planifikuar për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, e cila ishte në shumën e 8.7 milionë eurove Ditë më parë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se pasi ky institucion të…
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor që është duke u zhvilluar prej mëngjesit të sotëm në fshatin Orosh, ku forcat e rendit kanë rrethuar një banesë të braktisur prej kohësh, e cila ndodhet pranë shkollës së fshatit. Sipas informacioneve paraprake, dy persona dyshohet se janë strehuar në këtë banesë prej rreth një muaji. Të njëjtat burime bëjnë me dije se njëri prej tyre ishte strehuar në banesën e gjyshit të tij. Për shkak të dyshimeve se personat mund të jenë të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë, Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA.
Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se pas mesnate çmimi i benzinave do të lirohet për gjysmë denari, ndërkaq, do të shtrenjtohet çmimi i naftës për gjysmë denari.Çmimi i vajit ekstra të lehtë të mbetet i pandryshuar.Çmimet e derivateve pas mesnatës, sipas vendimit të fundit të KRRE-së:Benzina BS 98+- 77 den/lBenzina BS 95 – 75,0 den/lNafta -73,0 den/lVaji ekstra i lehtë – 69,5 den/l MARKETING
Një operacion policor është në zhvillim në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh. Sipas informacioneve të para, Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës mund të ndodhet një person i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Burime bëjnë me dije se banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit, e rrethuar prej mëngjesit të sotëm. Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet…
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme pranë kryqëzimit të Rrilës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot. [embedded content]Dy automjete mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për shkak të goditjes, siç shihet edhe nga pamjet, një prej mjeteve ka përfunduar i përmbysur në kanal. Si pasojë, të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal ndaj Belinda Ballukut, tashmë të pezulluar nga detyra dhe ish kreut të Tatimeve, aktualisht deputet i PS, Ceno Klosi. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga Adriana Kalaja. Po ashtu SPAK sqaron se materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025. “Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal me Nr.95, viti 2025, mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga shtetasja Adriana Kalaja kundër shtetasve Belinda…

