Author: almakos

Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë gdhirë nën ujë mëngjesin e sotëm në fshatin Muriqinë të Krujës. Shkak i kësaj situate është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë 24 orëve të fundit. Lagjja fundore e fshatit Muriqinë që lidh lagjen me pjesën tjetër te vendit është e izoluar pasi rruga është mbuluar nga uji, niveli i të cilit në disa pika shkon rreth 40 cm duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm me mjete të larta.Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për problematika të…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë në protestë në Qafzez, tek ura e Baba Selimit ku kalon lumi Osum. Arsyeja e kësaj proteste është bllokimi i mbi 10 fshatrave të cilat janë izoluar nga shirat dhe përmbytjet e 1 jave më parë. Situata bëhet edhe më e vështirë pasi sipas banorëve nëpër fshatra të thellë ka edhe të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit. Banorët kërkojnë që institucionet të kthejnë kokën nga ata pasi ura lidhëse e këtyre fshatrave me rrugën kryesore nuk u mundëson kalimin për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar.…

Lexo më Shumë

Dy vajza të reja nga Brazili janë arrestuar nga policia në Durrës, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Në kuadër të operacionit “Sotrm” u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”. Policia thotë se nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, një apartament dhe e shfrytëzonin për ushtrimin të prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit ku 40-vjeçari Florian Tahiri ka humbur jetën tragjikisht, pasi u rrëmbye nga rrjedha e përroit që kalon. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa Florian Tahiri dyshohet se po kalonte urën në momentin kur u mor nga prurjet e shtuar të ujit. Kur ai nuk u kthye në shtëpi në drekë, familjarët dhanë alarmin dhe nisën kërkimet përgjatë shtratit të përroit. Pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë zonës kanë fiksuar momentet kur 40-vjeçari është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit, duke ndihmuar grupet e kërkimit në përcaktimin…

Lexo më Shumë

23:46 | 26 Nëntor 2025Q LNë një ditë fatale rreth 4.5 miliardë vjet më parë, një trup qiellor me madhësinë e Marsit i quajtur Theia u përplas me proto-Tokën. Kjo ngjarje kataklizmike i transformoi të dy trupat në një masë të shkrirë shkëmbi dhe metali, nga e cila më vonë u formuan Toka dhe Hëna jonë. Por një pyetje kyçe që i ka ngatërruar prej kohësh shkencëtarët është se nga erdhi Theia? Një studim i ri ofron një përgjigje të habitshme: duket se ajo ka origjinën në afërsinë tonë të menjëhershme, në zonat më të ngrohta dhe të brendshme të…

Lexo më Shumë

Sa i përket kallëzimit penal që u ngrit ditë më parë kundër Blerim Bexhetit, i njëjti në emisionin “Debativ në Shenja”, tha se kjo është një tendencë, është bërë më porosi të Izet Mexhiti deri tek Hristijan Mickoski.“Kështu që nuk më shqetëson aspak pasi që gjithçka është ligjore, gjithçka, kjo është tendencë për me njollosë asgjë tjetër, apo presion për me hesht, as nuk e kam ndërmend me hesht, as me më njollosë, pasi që konsiderojë që vitet që jam aktiv dhe i zgjedhur qëndrimet e mia janë publike dhe më njohin opinioni dhe qytetarët”, tha Bexheti.Ai tha se pushteti…

Lexo më Shumë

Sa i përket deklaratave të zv/kryeministri Arben Fetai se janë në negociata me disa deputetë të opozitës që t’ju bashkëngjiten atyre, Bexheti nga BDI, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se këtë qeveri e ndjek kompleksi i mospasjes së legjitimitetit etnik.“Këtë zotërit te VLEN-it të vetëdijshëm se ju ka munguar që në fillim legjitimiteti etnik me vetëdije u shndërruan në shërbëtor të VMRO-së.. Besoj se është si ajo kënga: herë këtë të enjte herë atë të enjte, e filloi Izet Mexhiti, e vazhdojë Bilall Kasami e vazhdojë Zeqirija Ibrahimi e vazhdojë Zeqirija Ibrahimi, e vazhdon tani Arben Fetai po kjo…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të fortë mbi situatën politike në vend, duke theksuar se vendi do të mbajë zgjedhje të reja, pa dëshirën e tij dhe të partisë që ai përfaqëson. Kurti e ka akuzuar opozitën se është përgjegjëse për këtë situatë, duke theksuar se ata po përpiqen të krijojnë një krizë sociale nga një krizë legale. Ai e sheh këtë si një tentativë për të destabilizuar situatën në vend. “Një krizë që është legale dhe procedurale, dëshirojnë ta kthejnë në krizë sociale, sepse krizë ekonomike financiare në vendin tonë…

Lexo më Shumë

Deputeti Blerim Bexheti në emisionin “Debat në Shenja”, tha se AKI ishte koalicion për zgjedhjet lokale, të cilat, tha ai, nuk kanë përfunduar pasi përsëriten në katër komuna. Sa i përket partisë së Selës tha se është vendimi i tyre legjitim për të vlerësuar se të njëjtat janë përfunduar. “Çka si më tutje është krejt një situatë tjetër dhe është në vlerësimin e çdo subjekti politik që përbën AKI-në për integrim. Kështu që nuk shoh diçka të jashtëzakonshme, ata në prononcimin e tyre në deklaratën e tyre theksuan se duan të krijojnë hapësirë për strukturat e veta, strukturimin e partisë…

Lexo më Shumë

Një tragjedi e madhe ka goditur Hong Kongun, ku një zjarr masiv në Tai Po ka rezultuar në vdekjen e të paktën 36 njerëzve, ndërsa 279 të tjerë mbeten të zhdukur. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin dhe ka ngjallur shqetësime të mëdha për sigurinë dhe menaxhimin e emergjencave në qytet. Një zyrtar i lartë në Hong Kong ka konfirmuar numrin e viktimave, duke theksuar se situata është ende në zhvillim e sipër. Ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë, frika dhe paniku janë të pranishëm mes banorëve të zonës, të cilët po presin lajme për të afërmit e…

Lexo më Shumë

Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, u adresua sot në takimin e 24-t të Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Maqedoni e Veriut, i cili po mbahet sot dhe nesër në Parlamentin Evropian në Strasburg. Sipas një njoftimi nga kabineti i Murtezanit, takimi, i kryesuar nga anëtarë të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, iu përkushtua marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, me theks në të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes, sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, progresin në negociatat e aderimit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetin…

Lexo më Shumë

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe kategorive të tjera përfituese me rastin e festave të fundvitit 2025. Vendimi përcakton se të gjithë pensionistët me pension deri në 20 000 lekë, përfshirë pensionet e pleqërisë, invaliditetit, pensionet familjare, pensionet sociale, si dhe personat që trajtohen vetëm me përfitime të veçanta financiare sipas legjislacionit në fuqi, do të marrin një shpërblim prej 15 000 lekësh. Po ashtu, këtë vlerë do ta përfitojnë edhe kategoritë e veçanta si fëmijët në përkujdesje të Republikës, veteranët e LANÇ-it, përfituesit e pensioneve për vjetërsi shërbimi deri në…

Lexo më Shumë