Policia e Elbasanit zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit në lagjen “Vullnetari”, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Uniformat blu informojnë se konflikti mes personave të përfshitë në ngjarje ka nisur disa ditë para 28 nëntorit. Sipas Policisë disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B.. Më pas më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se…
Author: almakos
Sot (30 nëntor) përcillet për në banesën e fundit këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në Itali si pasojë e sulmit në zemër. Ceremonia mortore për këngëtarin e ndjerë nisi sot në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku janë mbledhur familjarë, miq, kolegë dhe adhurues të muzikës për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Të pranishëm në ceremoni janë edhe personazhe të njohur publikë, Adelina Tahiri, Blero, Dafina Zeqiri etj. Ndërkohë ish-partnerja e tij Selvije Jao dhe nëna e Shpat Kasapit nuk i mbajtën dot lotët teksa i dhanë lamtumirën…
Sot familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë janë mbledhur në Pallatin e Kulturës në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit Shpat Kasapi. Në këtë ceremoni për Shpat Kasapin, motra e tij Jehona, e prekur thellë nga dhimbja, nuk mundi t’i mbante lotët. Ajo tha se Shpati lindi me yll në ballë, e i donte shumë fëmijët e pleqtë. Derisa theksoi se amanetin e tij për djalin, Roelin do ta kryejë. “Sot me zëmër të thyer jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait tim, është shumë e vështirë për të përshkruar fjalët për të përshkruar dhimbjet që ndjej. Shpat,…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë një reagimnë rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit komenton qendrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO ka vendosur masat; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës. Duke iu referuar deklaratav të Ramës që kundërshton shkarkimin e Ballukut, Blushi kujton kohën kur kryeministri shkarkoi zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe zëvendësministrin e Brendshëm Andi Mahila, ndërkohë që sot sipas tij refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro. “I njëjti…
NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup informoi se sot për shkak të dy ndërhyrjeve të ndara në rrjetin e ujësjellësit, disa rrugë dhe lagje të Shkupit do të mbeten pa ujë apo me presion të zvogëluar në furnizim. Nga ndërmarrja kumtojnë se për shkak të defektit rrugor nga f-400 mm në rr.”Butelska” p.n., afër servisit “Topal”, në periudhën prej orës 11:00 e deri në përfundim të mënjanimit të tij, pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit në rrugët “Ho Shi Min”, “Marko Krale”, “Prizrenska”, “Petar Manxhukov”, “Aleksandar Bujnov”, “Kraishka”, “Kole Kaninski” si dhe shfrytëzuesit e rr.”Butelska” nga aksi 1 deri në…
Një raport i ri ka zbuluar se lufta kibernetike po merr një dimension të ri, duke shënjestruar infrastrukturën hapësinore në një shkallë alarmante. Nga janari 2023 deri në korrik 2025, janë regjistruar më shumë se 237 operacione kibernetike që kanë synuar sektorin hapësinor, duke e bërë këtë një çështje të rëndësishme për sigurinë globale. Raporti, i publikuar nga Qendra për Studime të Sigurisë (CSS) në ETH Zürich, analizon sulmet kibernetike që kanë ndodhur gjatë konfliktit në Gaza. Këto sulme kanë përfshirë satelitët dhe sistemet e komunikimit, duke treguar se kërcënimet ndaj infrastrukturës hapësinore janë në rritje të vazhdueshme. Një nga…
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim trafikimi drejt Kosovës. I riu nga Puka u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Varkëtari”, ndërsa policia thotë se sekuestroi 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh. “Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e marrë tashme e pandehur nga SPAK për afera korruptivë në tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës. Në podkastin e tij, Rama citon Komisionin e Venecias dhe Gjykatën e Strasburgut, që sipas tij një gjykatë nuk mund të pezullojë një ministër. Rama u shpreh se në këto raste një ministër mund të shkarkohet nga kryeministri, ose nëse vendimi është i formës së prerë. “Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra me dorëheqje, nga Kryeministri, apo in…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me shpërthimin me eksploziv në banesën e një 63-vjeçareje në Vlorë. Mësohet se gruaja e identifikuar si Bakie Zoto është nëna e Gentjan Zotos, i dënuar për atentatit ndaj Inez Hajrullës. Gentjan Zoto është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit, si pjesë e grupit që kryen atentatin kundër Inez Hajrullës me 10 maj 2019 në Vlorë. Së bashku me Zoton për të njëjtën ngjarje, të dënuar janë dhe Daut Elmazi, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj. Atentati ndaj Inez Hajrullës Ngjarja u regjistrua më 10 maj 2019 në…
Këngëtarit të mirënjohur, Shpat Kasapi, do t’i jepet lamtumira e fundit sot. Homazhet në nder të artistit do të mbahen në orën 11:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Ndërsa ceremonia mortore do zhvillohet në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës. “Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI”, thuhet në një njoftim në rrjetin social zyrtar të këngtarit të ndjerë. Duke shtuar: “Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që…
Për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar. Si rjedhojë edhe ne piken kufitare puna do te pezullohet perkohesisht. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë, ben te ditur se nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se protesta do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në orën 22:00 me orën greke. Njoftimi i Policisë: Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare…
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Partizani” të Vlorës. Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të një banesë në pronësi të shtetases me iniciale B.Z 63 vjeçe. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. “Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin…

