Zv. ministri shtesë i Punëve të Brendshme në RMV, Mitko Bojmacaliev sot në mëngjes ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës Nenad Neshiq, lidhur me miratimin e Bosnjës dhe Hercegovinës për udhëtimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me letërnjoftim. Bojmacaliev informoi se me ministrin Neshiq kanë biseduar për të lejuar qytetarët RMV-së të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë me letërnjoftime me emrin e vjetër, duke respektuar Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës për kushtet për udhëtimin e shtetasve të të dy vendeve,…
Author: almakos
Në këtë moment është përgjegjëse të zgjidhet presidenti për të pasur një institucion të qëndrueshëm që do të garantojë rrugën e shtetit në drejtimin e duhur. Do të ishte përgjegjëse që në rrethin e dytë të përkrahet kandidati që ka shanset më të mira për të fituar dhe udhëhequr vendin në drejtim të integrimeve evropiane, e ai është Stevo Pendarovski”, tha zv. kryeministri, Bojan Mariçiq në “Telma”. Ai theksoi se në ditën e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe në ditën e zgjedhjeve parlamentare, më 8 maj, do të takohen interesat e të gjitha forcave dhe partive pro-evropiane dhe…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.02.2024) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 135 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 135 masa, nga të cilat 20 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë masa për kalim në semaforë të kuq, 13 masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes…”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MARKETING
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka takuar sot përfaqësues të Odës Amerikane të Tregtisë. Në takim u bisedua për masat dhe aktivitetet që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në mbarë vendin. Ministri dhe përfaqësuesit e “AMÇAM” diskutuan për risitë që do të zbatohen për një sistem shëndetësor më funksional për qytetarët. “I njoftova se këtë javë do të dorëzohet propozim në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për zgjerimin e listës pozitive. Pas 13 vitesh mundësojmë disponueshmëri më të madhe të barnave inovative dhe terapi më efektive për pacientët”, tha Demiri. MARKETING
Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka njoftuar se vetëm për 12 orë janë mbledhur më shumë se 8000 nënshkrime për Arben Taravarin për kandidat për president. [embedded content] MARKETING
Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin se kandidati ynë për President të vendit ka grumbulluar mbi 10.000 nënshkrimet e nevojshme për konfirmimin e kandidaturës. Shprehim mirënjohje të thellë ndaj çdo qytetari që vendosi nënshkrimin e tij në qendrat rajonale të KSHZ-së duke dhënë mbështetje për kauzën tonë të re, e drejtë plotësisht legjitime për Presidentin e parë shqiptar. Procesi do të vazhdojë të jetë i hapur që çdokush që ka dëshirë të shprehë përkrahjen për kandidaturën më gjithëpërfshirëse, atë të Dr. Bujar Osmanit. Bashkë le t’i prijmë referendumit më të rëndësishëm të kohës për të miratuar ndryshimet kushtetuese për përzgjedhjen…
Raportet tona me Maqedoninë e Veriut ndodhen në nivel jashtëzakonisht të kënaqshëm, raportet dypalëshe janë zhvilluar në pesë vitet e fundit, shumë më tepër në krahasim me 15 vitet e kaluara dhe ndodhen në dinamikë të vazhdueshme, por, duhet të jemi të qartë se përmbajtja drejt Marrëveshjes së Prepës do të duhet të jetë e ashpër dhe plotësisht të mundemi të bisedojmë në nivel të njejtë, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis nga Parlamenti grek, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Gerapetritis është përgjigjur pyetjes së deputetës së SYRIZA-s, Rena Duru, rreth tre memorandumeve për bashkëpunim me Maqedoninë…
Aktvendimi për rastin “Besa Trans” do të shpallet më 7 mars pasi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup u mbajtën fjalët përfundimtare nga procesi. Në këtë rast janë të akuzuar një person fizik dhe një person juridik për vepër penale të vazhdueshme “falsifikim të dokumenteve”. Sipas aktakuzës, i akuzuari Bekim Haxhiu, në cilësinë e menaxherit të personit juridik “Besa Trans BTB” nga Rashçe, duke shfrytëzuar të njëjtat marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, përmes shoferëve të cilët drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime të lidhura kohore dhe ka përdorur si dokument…
Edhe tre ditë pas nisjes së grumbullimit të nënshkrimeve për kandidatët për president, partitë dhe koalicionet ende nuk i kanë siguruar 10 000 nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve. Kandidatët e BDI-së, Lëvizjes Znam, Levicës dhe partisë GROM, kanë mbledhur më shumë nënshkrime, nga gjithsej 13 kandidatët, që kanë paralajmëruar se do të garojnë në zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të grumbulluara deri të dielën në orën 20:00, kandidati i parë që mblodhi më shumë nënshkrime është ai i BDI-së, Bujar Osmani, gjithsej 8 560. Atij i duhen edhe 1 500 nënshkrime për ta zyrtarizuar kandidaturën. I…
Të mërkurën Kuvendi pritet të votojë anëtarin e KSHZ-së dhe Ligjin për lojërat e fatit. Në kuadër të seancës së 145-të, Kuvendi pritet të zgjedhë anëtarin e ri të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Sipas informacioneve të MIA-së,propozimi që Abdush Demiri të jetë anëtari i shtatë i organit më të lartë zgjedhor në vend, mund të ketë mbështetjen e më shumë se 80 deputetëve, por për ta miratuar kërkohet një shumicë prej dy të tretash. Ata gjithashtu informojnë se deputetët e BDI-së dhe krahut të Aleancës të Ziadin Selës pritet të mos e votojnë Demirin, ndërsa LSDM, VMRO-DPMNE dhe koalicionet e…
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, merr pjesë në Samitin investues për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit, ndërsa pati fjalë në diskutimin e panelit të kryeministrave në të cilin morën pjesë kryeministra nga Ballkani Perëndimor, ai i Malit të Zi, Milojko Spajiq, e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryesuesja e Këshillit të Ministrave e Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe mikpritësi i Samitit, kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso. Në pjesën e parë të diskutimit, kryeministrat diskutuan në temën “Pse të investojnë investitorët e…
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri dje kanë nënshkruar gjithsej 24.830 qytetarë për kandidatët për president në zgjedhjet e 24 majit. Kandidati për president i BDI-së, Bujar Osmani, është më afër 10 mijë nënshkrimeve të nevojshme për kandidim në zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, Osmani mbrëmë deri në orën 20:0 kishte 8560 nënshkrime. Në vend të dytë është kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili ka tejkaluar gjysmën e nënshkrimeve të kërkuara. Deri mbrëmë ai ka pasur 5.923. Biljana Vankovska, kandidatja e “Të majtës”, është në gjysmë të…

