Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet sot në seancë duhet t’i shqyrtojë amandamentet për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Shërbime të Pagesave dhe Sistemet e Pagesave, në procedurë të shkurtuar. Për Propozim-ligjin janë dorëzuar tre amandamente, siç është publikuar në faqen e internetit të Kuvendit. MARKETING
Author: almakos
Qeveria në mbledhjen e sotme ka pranuar tekstin e Strategjisë kombëtare zhvillimore 2024-2044 propozues i së cilës është kabineti i kryeministrit. Është vendosur që teksti i Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044 të dorëzohet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si hap i radhës drejt implementimit të Strategjisë, kumton Pres shërbimi i qeverisë. Strategjia kombëtare për zhvillim është dokumenti strategjik ku janë definuar qëllimet dhe masat kryesore për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për 20 vitet e ardhshme, ndërsa ka të bëjë me implementimin e drejtë të masave të parapara që kanë një efekt të…
Transportuesit të cilët kryejnë transport të mallrave dhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kanë certifikatë për shofer profesionistë mund të nxjerin pasaportë me prioritet dhe me çmim të rregullt. Qeveria në seancë sot pasdite e miratoi informacionin e Ministrisë, i cili, në fakt është nismë e shoqatës së transportuesve të cilët në takim me ministrin Bllagoj Boçvarski të premten në Shtip kërkuan që të përshpejtohet procesi i marrjes së pasaportave për anëtarët e tyre. Ministri Boçvarski në deklaratë për MIA-n njoftoi se Qeveria në mbledhje e ka angazhuar Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila tashmë nesër nga Ministria…
Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler shpreson që diskursi i fushatës zgjedhore të fokusohet në çështje esenciale dhe jo në sulme personale. Ajo me këtë rast madje ka porositur që kandidatët e gjithë spektrit politik të kenë parasysh se këto dhe të gjitha zgjedhjet kanë të bëjnë me qytetarët, por edhe për të ardhmen e vendit. “Nëse do të mund të bëja një rekomandim për kandidatët në të gjithë spektrin politik, do të ishte të mbani mend se këto dhe të gjitha zgjedhjet kanë të bëjnë me qytetarët e këtij vendi. Ata kanë të bëjnë me atë se çfarë të ardhme shpreson…
Nesër më 28 shkurt në të gjitha njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), fillon verifikimi publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Siç u tha në seancën e sotme të KSHZ-së, verifikimi në Listën zgjedhore do të zgjasë deri më 18 mars, ndërsa në njësitë dhe zyrat rajonale, mund të bëhet edhe përmes ueb faqes https://izbirackispisok.gov.mk/. Në njësitë rajonale do të mund të parashtrohen edhe kërkesa me shkrim për regjistrim, plotësim ose shlyerje e të dhënave të qytetarëve në Listën zgjedhore. Konform Afatit ligjor dhe Kodit zgjedhor, Lista zgjedhore që do të shkojë…
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka marrë sot pjesë në takimin e ekspertëve, kushtuar përmirësimit të Sistemit kombëtar të transplanteve. Në prezantimin e tij, ai shprehu mirënjohje për të gjithë ekspertët që në vazhdimësi japin kontribut profesional në këtë proces, dhe veçanërisht për ekipin e projektit për përmirësimin e sistemit kombëtar të transplantimit në vend. “Transplantet në vend kryhen në shëndetësinë publike në klinikat universitare. Në Klinikën për Urologji në janar të këtij viti shënuam transplantin e 500-të të veshkave në shëndetësinë publike, ndërsa për herë të parë para 4 vitesh u krye transplanti i zemrës. Për momentin është duke…
Nesër Kuvendi pritet të vendosë për shtyrjen e vlefshmërisë së pasaportave. Ndërkohë, i pyetur se nëse shumica në Kuvend nesër do ta mbështesë vazhdimin e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, u përgjigj se marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të ndryshohen me një ligj tjetër. Mitreski tha se gjatë ditës së sotme e ka shtuar rendin e ditës për mbledhjen e nesërme për ligjin e dokumenteve të udhëtimit, ndërsa lidhur me mbështetjen e deputetëve thotë se vendimet i sjellin vetë grupet e deputetëve. JOVAN MITRESKI, KRYETAR I KUVENDIT “Sipas informatave që i marr është se ai ligj…
Katër ditë pas nisjes së grumbullimit të nënshkrimeve të kandidatëve për president, Bujar Osmani, kandidati i BDI-së arriti të siguroj 10 000 nënshkrimet e nevojshme. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri më 23 shkurt ora 20:00, Osmani ka grumbulluar 10 528 nënshkrime. Këtë lajm Osmani tregoi se e ka mirëpritur më familjen e tij, përmes një videoje që e postoi në Facebook. Bujar Osmani, kandidat i BDI-së “Me mbështetjen e Valbonës, Elizës, Malit dhe Luanit dhe me 10 000 nënshkrime të cilat u mblodhën në një kohë rekord prej pothuajse dy ditë pune është mirënjohja më e madhe…
Komisioni Rregullator i Energjetikës ka zhvilluar takim me furnizuesin universal EVN javën e kaluar në mënyrë që konsumatorët të marrin një përgjigje në kohë për ankesat e tyre për faturat e larta, deklaruan nga Komisioni për TV SHENJA. Ata thonë se për pakënaqësitë e tyre, konsumatorët së pari duhet të ankohen tek EVN e më pas tek KRRE-ja. KOMISIONI RREGULLATOR I ENERGJETIKËS “Sa i përket procedurës kur konsumatori është i pakënaqur me furnizuesin si për shumë e faturës apo cilësinë e shërbimit , në përputhje me rregullat për trajtimin e ankesave dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, konsumatorët fillimisht duhet të kontaktojnë…
Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit kanë dorëzuar sot në Kuvend propozim ndryshime për gjashtë ligje, që të pengohet rritja e pagave të funksionarëve. Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski në konferencën e sotme për media, tha se me këto ndryshime ligjore do të përfshihen rreth 1.060 persona të emëruar dhe të zgjedhur.Ai tha se, për to nuk do të ketë rritje të pagave dhe shtoi se, koeficienti i pagave të funksionarëve të zgjedhur dhe emëruar tani për tani mbetet në nivel të njëjtë. “Deputetët e LSDM-së dhe koalicionit dorëzuan ndryshime të gjashtë ligjeve – ligjit të pagave dhe kompensimeve të…
Nga BDI kanë reaguar pasi kandidati i tyre për president ka arritur të grumbullojë 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për garën për president të shtetit. Më poshtë është komunikata e tyre e plotë: Bashkimi Demokratik për Integrim është e kënaqur dhe mirënjohëse për jehonën masive të qytetarëve në mbështetje të kandidaturës së Dr. Bujar Osmanit për President të vendit tonë. Nga dje, Dr. Bujar Osmani është kandidati i parë dhe aktualisht i vetmi zyrtar për President për zgjedhjet e 24 prillit. Mbledhja e nënshkrimeve u zhvillua sipas dinamikës së pritur të Shtabit Zgjedhor Republikan dhe pas përfundimit me sukses të…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 26 shkurt, më së shumti nënshkrime për kandidaturën për president ka mbledhur Bujar Osmani nga BDI, gjegjësisht 10.528.Pas tij është Maksim Dimitrievski nga partia “ZNAM”, i cili ka mbledhur 8.400 nënshkrime dhe i mungojnë edhe 1.600.I treti në radhë është Arben Taravari nga opozita shqiptare, i cili ka mbledhur gjithsej 7.513 nënshkrime dhe i mungojnë edhe 1.645.Kandidatja e Levicës, Biljana Vankovska, ka mbledhur 6.237 nënshkrime, ndërkaq Stevço Jakimovski nga GROM, 4.718 nënshkrime.Mersiha Smajloviq ka mbledhur gjithsej 696 nënshkrime, ndërkaq kandidati Velo Markovski 682 nënshkrime. Deri më tani, asnjë nënshkrim nuk ka…

