Author: almakos

Panorama Online ka siguruar pamjet nga momenti kur Marselo Arani, i shpallur në kërkim merr në një garazh makinën tip Audi, me të cilën autorët kanë kryer vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur më 30 nëntor. [embedded content] Siç shihet në këto pamje Arani shihet teksa futet i qetë në garazh, ndërsa në dorë mban edhe një çantë. Pasi merr makinën, ai largohet. vijon

Lexo më Shumë

Mbi 200 kompani dhe të paktën 300 pjesëmarrës pritet të marrin pjesë në forumin e radhës afarist mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, i cili do të mbahet në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup, me synim forcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Shërbimi qeveritar njoftoi në mëngjes se, për shkaqe shëndetësore, kryetari i Qeverisë Hristian Mickoski ka anuluar pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij të planifikuar në këtë forum. Para nisjes së punimeve të forumit, në Qeverinë e RMV-së do të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi nga zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Marrëdhënieve mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, dhe…

Lexo më Shumë

Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, u lirua rreth orës 01:00 të mëngjesit të së mërkurës, vetëm një ditë pas arrestimit të saj në kuadër të një hetimi të gjerë për mashtrim dhe korrupsion. Së bashku me të u liruan edhe dy të dyshuarit e tjerë, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, pasi autoritetet belge vlerësuan se ata nuk përbënin rrezik arratisjeje. Të tre individët u morën në pyetje dhe u njoftuan për akuzat zyrtare, të cilat përfshijnë mashtrim dhe korrupsion në prokurime, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Sipas gjyqtarëve belgë, hetimet do…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndaj një shtetasje e cila akuzohet se ka transferuar pasuritë e shoqërisë duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë. Ndaj shtetases me iniciale E. D., u ngritën akuzat për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Nga hetimet ka rezultuar se e akuzuara në vitin 2013, me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, (e krijuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), ka kryer kalimin…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, me kushte kryesisht të thata në shumicën e akseve rrugore. Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane vlerësohet si mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk raportohen vonesa të theksuara për hyrje apo dalje nga vendi. LAMM apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, duke rekomanduar shpejtësi të adaptuar sipas kushteve të rrugës, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në segmentet malore dhe përgjatë luginave të lumenjve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut. Rrezikshmëria është më e theksuar në akset rrugore: Katllanovë –…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110.2 lekë.

Lexo më Shumë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në Alpe dhe në male në verilindje reshje bore me intensitet të ulët. Era me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE në Kosovë, ka reaguar pasi KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. OSBE ka shprehur zhgënjim dhe shqetësim të thellë për këtë vendim të disa përfaqësuesve të partive politike në KQZ. Në njoftim thuhet se “misioni dënon veprimet që cenojnë të drejtën e subjekteve politike për të marrë pjesë në zgjedhje”. Më poshtë komunikata e plotë: DEKLARATA E MISIONIT TË OSBE-së NË KOSOVË Misioni i OSBE-së në Kosovë shpreh zhgënjimin e fortë – dhe shqetësimin e thellë – me vendimin e disa përfaqësuesve të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të…

Lexo më Shumë

Udhëheqësia e LSDM-së dhe anëtarët e Këshillit Ekzekutiv kanë dhënë dorëheqje kolektive gjatë mbledhjes së sotme, me propozim të liderit të partisë, Venko Filipçe. Sipas njoftimit të partisë, dorëheqjet janë parashtruar nga zëvendëskryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretarët organizativë, si dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv. “Me këtë hap të përgjegjshëm dhe moral, udhëheqja e LSDM-së ka hapur hapësirë për një kapitull të ri. Vijon një periudhë rifreskimi dhe forcimi të personelit, përfshirje të njerëzve të rinj, riorganizim dhe mobilizim të brendshëm, me qëllim që LSDM-ja të marrë energji të re,” thuhet në njoftim. Në një nga seancat e…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur dinamikat që çuan deri në vendosjen e tritolit te “Perla e detit”. Pas refuzimit të pronarit Sajmir Sina që lokalin t’ia japë me qira Flogert Mezhikës, Jeton Lami ka takuar Sinë n dhe i ka vendosur atij një gjobë prej 500 mijë euro. Megjithatë ky fakt është hedhur poshtë nga Lami në dëshminë e tij në polici. “Rrethanat e mësipërme nuk janë aspak të vërteta. Unë as nuk kam kanosur dhe as kam kërcënuar ndonjëherë ndonjë person, dhe jo më kallëzuesin. Me kallëzuesin nuk kam as njohje dhe as marrëdhënie shoqërore dhe nuk mbaj mend…

Lexo më Shumë

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë, duke theksuar se Rusia është e gatshme për një përballje me Evropën nëse kjo e fundit e kërkon atë. Kjo paralajmërim erdhi gjatë një takimi me zyrtarët amerikanë, duke ngritur shqetësime të reja për stabilitetin në rajonin evropian. Putin, në një bisedë me të dërguarin e SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, theksoi se Rusia nuk ka ndërmend të nxisë luftë, por është e gatshme për çdo skenar që mund të ndodhë. Kjo deklaratë vjen në një kohë të tensionuar, ku marrëdhëniet mes Moskës dhe…

Lexo më Shumë