Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar sot se protesta për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të mbahet edhe në qytetin e Shkupit më datë 13 dhjetor. Ahmeti tha se protesta do të nis nga ora 13:00 në sheshin “Skederbeu” në Shkup. “Më datë 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00 do të protestojmë edhe në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe të tregojmë përkrahje ndaj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës. Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Shkup”, tha Ahmeti. Ai ftoi shqiptarët që…
Author: almakos
Ambasadori gjerman Bergner u takua sot për të zhvilluar një bisedë me Kryetaren e KLP-së, znj. Mirela Bogdani dhe një sërë anëtarësh të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai nënvizoi rolin e rëndësishëm, që KLP luan në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në Shqipëri. Ai shprehu vlerësimin e tij për punën e përkushtuar të KLP-së dhe inkurajoi Këshillin të kryejë detyrat e tij në mënyrë aktive, me përgjegjësi dhe vetëdije. Bergner theksoi sërish rëndësinë e zgjedhjes së ardhshme të pasardhësit në detyrë të Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK. Ai bëri thirrje që zgjedhja…
Gjatë ditës së sotme në Spitalin Klinik të Tetovës u ndanë vendimet për 28 specializantë. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili përshëndeti kandidatët dhe theksoi rëndësinë e fuqizimit të kapaciteteve profesionale në institucionet shëndetësore. Konkursi publik për pranimin e mjekëve në specializim u shpall më datë 08.04.2025. Pas përfundimit të procedurave të parapara me ligj, më 28.07.2025 Institucioni Publik Shëndetësor i përfundoi të gjitha hapat administrative. Si rezultat i përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore, sot Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, solli aktvendimet për pranim dhe nënshkroi vendimet e punës…
Një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia është gjetur e vdekur në një banesë në provincën e Ankonës në Itali, ku dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, i cili aktualisht është në kërkim. Sipas informacioneve paraprake autori i dyshuar nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm. Viktima quhej Sadjide Muslija dhe gjatë vitit të fundit kishte raportuar disa herë për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, gjithashtu 50 vjeç, me origjinë nga Maqedonia. Alarmimi u bë nga punëdhënësi i gruas, pasi ajo nuk ishte paraqitur sot në punë. Më…
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar me forcë ndaj kërcënimeve të presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka paralajmëruar për mundësinë e një konflikti në Evropë. Në një deklaratë të fortë, Rutte theksoi se aleanca do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbrojtur qytetarët e saj dhe territorin e saj. Rutte, duke folur për mediat, theksoi se NATO është një aleancë mbrojtëse dhe se angazhimi i saj për sigurinë e vendeve anëtare është i palëkundur. Ai nënvizoi se çdo kërcënim ndaj sigurisë së Evropës do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të vendosur. “Në fund, NATO…
Qeveria e Kosovës ka shpenzuar më shumë gjatë tre mujorit të tretë të vitit 2025 sesa në tremujorin e tretë 2024. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 kanë arritur në 826.6 milionë euro, krahasuar me 774.8 milionë euro sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 ishin 826.6 milionë ruro, derisa shpenzimet në TM3 2024 ishin 774.8 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: Kompensimi i punëtorëve (28,2%); Kontributet sociale dhe përfitimet…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka sekuestuar pasuritë e paluajtshme të shtetasit, Nikolla Hafësllari, i akuzuar për ndikim të paligjshëm te gjyqtarët. SPAK njofton se procedimi penal ka të bëjë me sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit, Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur, Erjol Mekshi. Nikolla Hafësllarit i janë sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë: Garazh me nr 6, kati -1, me adresë rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë, Garazh me nr.7 , kati -1, me adresë rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë, Automjet i markës “Audi”, modeli A6, viti i prodhimit 2005. Apartament, nr.19/1, shkalla 2 kati…
Kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski, pajtohet me propozimin e kryeministrit që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë të përgatisin një listë të asaj që u nevojitet në aspektin financiar dhe ta dorëzojnë atë. Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor “Absolutisht, se pajtohem me kryeministrin. Duhet të kemi një buxhet, në mënyrë që të dimë se çfarë duam, në mënyrë që buxheti qendror të mund të ndajë fondet që na nevojiten. Dhe nga deklaratat e tij, kuptoj se ai gjithashtu pranon të vazhdojë në atë mënyrë”. Buxheti për vitin e ardhshëm theksoi ai tashmë është drejt përfundimit dhe bëri me…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur rezultatet e Konkursit për dhënien e 900 bursave për mbështetje sociale për nxënësit nga shkollat e mesme publike në vend dhe Konkursin për dhënien e 1 570 bursave për nxënësit e regjistruar në klasa të dyfishta (arsim profesional në të cilin realizohet arsimi praktik me një numër të shtuar orësh), për vitin akademik 2025/2026. Nga ministria deklaruan se të gjithë aplikantët do të marrin një vendim përmes portalit elektronik (e-uslugi.mon.gov.mk) në seksionin “Aplikimet e Mia” në kolonën “Dokumenti i Vendimit” dhe thekson se aplikantët e pakënaqur nuk duhet të paraqesin kundërshtime ose ankesa…
Kuvendi, në seancën e tij të 72-të, konstatoi sot dorëheqjen e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Jadranka Daboviq-Anastasovska, e cila do të hyjë në fuqi më 31 dhjetor të këtij viti. Gjyqtarja nuk u paraqit para deputetëve për të shpjeguar vendimin e saj, ndërsa nga Gjykata Kushtetuese u njoftua se dorëheqja është paraqitur për arsye shëndetësore dhe personale. Në fillim të seancës, deputeti dhe zëvendëskoordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanoski, u bëri thirrje kolegëve të opozitës të arrijnë një marrëveshje për formimin e një komisioni hetimor. Ai kërkoi që ky komision të hetojë aksidentin në Koçan, si edhe rastet…
Ish Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani ka depozituar një kërkesë në GJKKO që lidhet me mënyrën e paraqitjes së tij në sallën e gjyqit, ku sipas mbrojtjes ai është vendosur në një kabinë xhami ose strukturë metalike izolimi. Sipas dokumentit të paraqitur në gjykatë, mbrojtja i kërkon trupit gjykues konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese për shkak të vendosjes së Ilir Metës në kabinë xhami/kafaz hekuri. Meta kërkon që gjatë seancave ai të vendoset pranë avokatit, pa barriera fizike, gjatë gjithë procesit gjyqësor. Në kërkesën e dorëzuar, mbrojtja pretendon se vendosja e të…
Kuvendi në seancën e sotme e zgjodhi Adem Çuçulin për kryetar të ri të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK). Nga gjithsej 82 deputetë të cilët votuan, Çuçuli mori përkrahje unanime me 82 vota. Çuçul është jurist i diplomuar nga Shkupi dhe ka punuar për Komisionin Kundër Korrupsionit për më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet. Në listat e vjetra të punonjësve ai shfaqet si “këshilltar për parandalimin e korrupsionit në politikë”, ndërsa në dokumentet më të fundit dhe në faqen zyrtare të Antikorrupsionit ai është i listuar si sekretar i përgjithshëm dhe personi për kontakte me median. MARKETING

