Author: almakos

Shkruar nga Keith Self Çfarë ndodh kur një rajon i tërë përballet me sfida të rënda si krimi i organizuar dhe korrupsioni? Kjo është një pyetje që po shqetëson jo vetëm vendet e Ballkanit, por edhe politikën ndërkombëtare. Kryetari i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për Evropën, Keith Self, ka ngritur alarmin mbi situatën në Shqipëri, duke kërkuar një rishikim të thellë të reformës në drejtësi. Seanca dëgjimore e titulluar “Pika e nxehte: Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor” ka për qëllim të promovojë ekuilibrin dhe prosperitetin në këtë rajon të paqëndrueshëm. Megjithëse konflikti i hapur është qetësuar, pasojat…

Lexo më Shumë

Gripi po përhapet me shpejtësi alarmante në Zvicër, duke shkaktuar shqetësim tek autoritetet shëndetësore. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), gjatë javës së kaluar janë regjistruar 459 raste të konfirmuara laboratorikisht, një rritje e dukshme krahasuar me javët e mëparshme. Ky numër është pothuajse dyfish më i lartë se ai i javës së kaluar dhe më shumë se dyfish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo situatë ngre pyetje të rëndësishme mbi përhapjen e gripit dhe mundësinë e një epidemie të re. FOPH raportoi se janë regjistruar 5.05 raste gripi për 100,000 banorë, një rritje e…

Lexo më Shumë

Kamerat e sistemit “Safe City” e regjistruan “rekorderin” në ngasje me shpejtësi, 231 km/h, në unazën e Shkupit më 1 dhjetor, zbuloi shefja e Sektorit për Çështje të Komunikacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Maja Arsovska Manov për Telma. Sipas saj, të dhënat e marra vetëm për tre ditë nga lëshimi testues i sistemit e konfirmojnë nevojën për vendosjen në funksion të këtij sistemi, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. Për rikujtim, sistemi “Qyteti i Sigurt”, në periudhën e parë të testimit, për 24 orë më 1 dhjetor ka regjistruar 110 mijë kundërvajtje, ndërsa sipas informacioneve të MPB-së,…

Lexo më Shumë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit P.C. dhe familjarëve të tij. Sipas organit te akuzës sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për dy vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”. Hetimet, që zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr. 25 të vitit 2023, kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë prona, ndërtesa, biznese dhe truall, me një vlerë totale rreth 4 milionë euro. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë, ndër të tjera truall me…

Lexo më Shumë

Kompania “Meta” ka nisur heqjen e fëmijëve australianë nën 16 vjeç nga platformat Instagram, Facebook dhe Threads, vetëm një javë para se të hyjë në fuqi ndalimi zyrtar për adoleshentët në rrjetet sociale, raporton BBC.  Kompania teknologjike njoftoi muajin e kaluar se kishte filluar të informonte përdoruesit e moshës 13 deri në 15 vjeç se llogaritë e tyre do të fillonin të mbylleshin nga data 4 dhjetor. Pritet që rreth 150,000 përdorues të Facebook-ut dhe 350,000 llogari në Instagram të preken nga masa. Threads, platformë e ngjashme me X (ish-Twitter), mund të aksesohet vetëm përmes një llogarie në Instagram. Ndalimi i…

Lexo më Shumë

FOTO/ Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan! Ky është Nevzat Spaho, autor i dyshuar i vrasjes së 42-vjeçarit! Nevzat Spaho 29 vjeç është  person me precedent penal, i akuzuar më parë për tentativë vrasje. Ndërkaq, policia sqaroi sot se nga hetimet e deritanishme dyshohet se Spaho është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit, ku u ekzekutua brenda ne makine, Mondi Mehalla. Po ashtu 29-vjeçarit iu sekuestrua  1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Deri tani numri i të arrestuarve  për këtë krim ka shkuar në 3, ndërsa dy te tjerë janë shpallur…

Lexo më Shumë

Analisti politik Sefer Selimi në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se mendon se do të jetë shumë e vështirë çështja e bashkimit. “VLEN-i është një konglomerat vlerash të cilat janë kundërthënënse njëra me tjetrën. Është një konglomerat idealesh politike të cilat janë kundërthënëse me njëra tjetrën dhe kemi të bëjmë me liderë të cilët para se të bashkohen janë përçarë. Secili rpej atyre del nga ndonjë përçarje. Zotëri Kasami udhëheq një parti të përçarë… e udhëheq sepse BESA u nda në dy pjesë, keni Alternativën që ka dalë nga një përçarje, keni BESË-n që ka dalë nga një përcarje, keni…

Lexo më Shumë

Panorama Online ka siguruar video nga momenti i ekzekutimit me dy plumba në kokë të biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla më 30 nëntor, në karburantin e tij “Xhaxhi Oil” sapo u fut në makinën tip “Range Rover”, në Elbasan. [embedded content] Pamjet tregojnë momentin kur autorët afrohen pranë makinës së viktimës dhe qëllojnë disa herë. Në video, duket qartë që personi i armatosur, i veshur me kapuç për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë, zbret nga mjeti i tij dhe shkon pranë makinës së Mondi Mëhallës duke shtënë disa herë. Më pas ai kthehet sërish në makinën e tij dhe largohet nga vendi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar sot se protesta për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të mbahet edhe në qytetin e Shkupit më datë 13 dhjetor. Ahmeti tha se protesta do të nis nga ora 13:00 në sheshin “Skederbeu” në Shkup. “Më datë 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00 do të protestojmë edhe në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe të tregojmë përkrahje ndaj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës. Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Shkup”, tha Ahmeti. Ai ftoi shqiptarët që…

Lexo më Shumë

Ambasadori gjerman Bergner u takua sot për të zhvilluar një bisedë me Kryetaren e KLP-së, znj. Mirela Bogdani dhe një sërë anëtarësh të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai nënvizoi rolin e rëndësishëm, që KLP luan në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në Shqipëri. Ai shprehu vlerësimin e tij për punën e përkushtuar të KLP-së dhe inkurajoi Këshillin të kryejë detyrat e tij në mënyrë aktive, me përgjegjësi dhe vetëdije. Bergner theksoi sërish rëndësinë e zgjedhjes së ardhshme të pasardhësit në detyrë të Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK. Ai bëri thirrje që zgjedhja…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme në Spitalin Klinik të Tetovës u ndanë vendimet për 28 specializantë. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili përshëndeti kandidatët dhe theksoi rëndësinë e fuqizimit të kapaciteteve profesionale në institucionet shëndetësore. Konkursi publik për pranimin e mjekëve në specializim u shpall më datë 08.04.2025. Pas përfundimit të procedurave të parapara me ligj, më 28.07.2025 Institucioni Publik Shëndetësor i përfundoi të gjitha hapat administrative. Si rezultat i përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore, sot Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, solli aktvendimet për pranim dhe nënshkroi vendimet e punës…

Lexo më Shumë

Një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia është gjetur e vdekur në një banesë në provincën e Ankonës në Itali, ku dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, i cili aktualisht është në kërkim. Sipas informacioneve paraprake autori i dyshuar nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm. Viktima quhej Sadjide Muslija dhe gjatë vitit të fundit kishte raportuar disa herë për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, gjithashtu 50 vjeç, me origjinë nga Maqedonia. Alarmimi u bë nga punëdhënësi i gruas, pasi ajo nuk ishte paraqitur sot në punë. Më…

Lexo më Shumë