Imami i Qabesë, Mahir al-Mu’aiqly, u prit me nderime në Shkup gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të qëndrojë disa ditë dhe do të vizitojë dhjetra xhami në qytete të ndryshme të vendit. Përveç takimeve me besimtarët nëpër xhami, imami vizitoi edhe Bashkësinë Fetare Islame. Gjatë këtij takimi, kreu i BFI-së, Shaqir ef. Fetahu, i dhuroi imamit disa dhurata simbolike. Kryetari i BFI-së Shaqir ef Fetahu theksoi edhe rëndësinë e kësaj vizite për besimtarët myslimanë në vend. SHAQIR EF. FETAHU – KRYETAR I BASHKËSISË FETARE ISLAME “Gëzimi është shumë i madhë sepse ardhja…
Author: almakos
Gjatë periudhës testuese të sistemit të ri të video-mbikëqyrjes “Qytet i Sigurt” është regjistruar deri tani shkelja më ekstreme, një drejtues automjeti që lëvizte me shpejtësi të pabesueshme prej 231 kilometrash në orë në qarkoren e Shkupit. Rasti ka ndodhur më 1 dhjetor dhe informacioni u konfirmua zyrtarisht nga shefja e Sektorit për Punë të Komunikacionit në MPB, Maja Arsovska-Manov, dhe këshilltari shtetëror në kabinetin e ministrit, Vladimir Velkovski. “Ka drejtues që i shohin rrugët si pista garash. Kjo tregon edhe një herë se na nevojitet një sistem që funksionon 24 orë, jo vetëm kur ka patrullë në terren. Gabimi…
Konflikt me armë zjarri në Shkodër, arrestohet autori 26-vjeçar. Njoftimi i policisë Shkodër – Kanosi një shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga brenda nje kohe te shkurter pasi ndodhi konflikti.Sekuestrohet arma e zjarrit, automatik. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një…
Presidenca ka shpallur zyrtarisht nisjen e procedurës së aplikimit për garën për emërimin e një anëtari të ri në Gjykatën Kushtetuese. Siç njofton Presidenca, në përfundim të afatit të aplikimeve, janë 10 kandidatë që kanë shprehur interes për pozicionin vakant. Kandidatët janë: Alaudin Malaj, Alban Toro, Alma Faskaj Vokopola, Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj, Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami dhe Roland Ilia. Njoftimi i Presidencës: Në mbështetje të neneve 93, 125, 127, pika 1, shkronja “b” e Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, ka mbajtur fjalim me rastin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul. Gashi theksoi se korrupsioni nuk është thjesht shkelje ligjore, por një plagë e thellë shoqërore që prek jetën e çdo qytetari, që siç tha, i dobëson themelet e demokracisë dhe e frenon potencialin ekonomik. “Është ajo dorë e padukshme që ua vjedh njerëzve të drejtat dhe shpresat. Për fat të keq, ky ves është edhe arsyeja kryesore pse mendjet tona më të ndritura e shohin të ardhmen e tyre larg vendit. Dhe,…
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko. Blendi Teta dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos më 27 gusht të 2019. Teta u arrestua fillimisht pas dyshimeve për akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, por më pas akuza ndaj tij ndryshoi në vrasje dhe dosja e tij u nda nga të dyshuarit e tjerë. Prokuroria deklaroi se motivi i vrasjes ishte përplasja e dy grupeve kriminale që ishin në rivalitet për aktivitetin e paligjshëm të…
Kryeministri Hristijan Mickoski në brifingun e mbajtur me gazetarët ka lavdëruar komunën e Cairit se për festat e 28 Nëntorit krahas flamurit shqiptar është vendosur edhe ai i shtetit, ndërsa ka dërguar kritika të ashpra ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, për shkak se është festuar vetëm me flamurin shqiptar, raporton SHENJA. Mickoski mes tjerash tha se ai i ka dërguar edhe SMS porosi kryetarit të Strugës për këtë gjë. Për të komentin e përfundoi duke thënë se “Për fat të keq mundësi për përshtypje të dytë nuk ka, ndërsa përshtypja e parë ishte katastrofë”. Emine Ismaili /SHENJA/
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që ai ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut, me vendim tw GJKKO. Ai pranoi se shembulli i dhënë më herët për linjën ajrore me Kanadanë mund të jetë dukur “i tepërt”, por theksoi se qëllimi është të ilustrohet absurditeti i situatës së krijuar me pezullimin e Ballukut. Rama shtoi se për shkak të pezullimit janë bllokuar një sërë procesesh, përfshirë marrëveshjen me Kanadanë për fluturimet ajrore, për të cilën qeveria po përpiqet të gjejë zgjidhje në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme. Por sipas tij, ky është vetëm një element…
SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër ish-kryetarit të Strumicës, Kostadin Kostadinov, dhe pesë personave të tjerë për dyshime për keqpërdorim të procedurës së prokurimit publik dhe punë të pakujdesshme në shërbim. Sipas policisë, gjatë tenderit për blerjen e 10 autobusëve elektrikë për NQP “Strumica-Transport”, në vlerë 429.9 milionë denarë, janë shkelur procedurat ligjore, është angazhuar person pa kualifikimet dhe licencën e nevojshme, ndërsa specifikimet teknike dyshohet se janë përshtatur paraprakisht për autobusët e përzgjedhur. Si pasojë, sipas autoriteteve, është shkaktuar dëm material i madh, ndërsa janë vënë në pikëpyetje cilësia dhe siguria e autobusëve.
Ish kreu i ARRSH, Evis Berberi i cili ndodhet në burg për korrupsion dhe abuzime me tenderat ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Ish vartësi i Belinda Ballukut pretendon kthim sendesh, fshirje korrespondencë dhe kërkon që të mos perdoren të dhënat e marra nga celulari i tij. Berberi u arrestua më 13 Mars 2024 me urdhër të Gjykatës së Posaçme pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion. Skema SPAK ka dyshime se shumat Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania…
Kryetari i ri i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Adem Çuçul, sot dha betimin solemn para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Ai njoftoi se së bashku me ekipin e tij do të kërkojnë integritet, përgjegjësi dhe transparencë nga të gjitha institucionet. “Për mua kjo është mbi të gjitha një nder të jem kryetar i institucioni nga i cili jam rritur si profesionist. Njëkohësisht, është një përgjegjësi e madhe, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet si Komisioni, ashtu edhe shteti në fushën e luftës kundër korrupsionit. Si kryetar i KSHPK-së do të përpiqem për punë transparente të…
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar zyrtarisht kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurimit ndaj shtetasve Xhino Ago dhe Kujtim Pisha me objekt “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”. Sipas njoftimit zyrtar, për këtë çështje është caktuar seanca gjyqësore më 05.12.2025, në orën 10:00, e cila do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor.

