Sipas Ligjit për duhanin dhe produktet e duhanit, sezoni i blerjes mund të fillojë më së hershmi më 15 nëntor, ndërsa afati i fundit për fillimin e blerjes është 15 dhjetori. Në këtë moment nuk është tejkaluar afati ligjor për nisjen e blerjes së duhanit. Sipas informacioneve të fundit që po i marr nga Unioni, nga terreni dhe nga vetë bujqit, shumica e kompanive tashmë kanë filluar me blerjen e duhanit nga ky rendiment, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski. Ai njoftoi se, sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, deri më tani janë…
Author: almakos
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev thotë se mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por jo në kurriz të të drejtave të bullgarëve. “Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta përshpejtojë ndjeshëm rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe shpresoj që fqinji ynë jugperëndimor do ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të hapë dyert për negociata për anëtarësim të plotë”, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një takim me përfaqësuesit e organizatave të komunitetit bullgar në Maqedoni nga Manastiri, Ohri, Shkupi, Prilepi, Kavadari dhe Koçani, njoftoi…
Zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit. Seanca nis në orë 10:00 dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor. Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë me lagështi. “Për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në 50 metra në qafat malore të Gjavatos, Pletvarit, Strazhës dhe Krushevës, njoftojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”. Nga atje thonë se në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut, të cilat pastrohen rregullisht. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. MARKETING
Biznesmeni Elman Abule, i cili është marrë i pandehur në dosjen e Erion Veliaj, është paraqitur në GJKKO, ku zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës. Biznesmeni akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt dhe ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK. Ndërkohë Erion Veliaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Ditën e sotme (5 Dhjetor) zhvillohet në GJKKO seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Seanca e kaluar, ku Erion Veliaj ishte i pranishëm u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e…
Çfarë do të ndodhte nëse Kosova do të vendoste të armiqësohej me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë analistë dhe ekspertë të politikës ndërkombëtare. Edward Joseph, një ekspert i njohur i politikës së jashtme, ka theksuar se asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë një situatë të tillë. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për pezullimin e dialogut strategjik nga ana e SHBA-së, duke e cilësuar atë si një provokim të rrezikshëm. Edward Joseph, ligjërues në universitetin “Johns Hopkins”, ka theksuar se një marrëdhënie e tensionuar me SHBA-në do të kishte pasoja…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.5 lekë dhe do shitet me 111 lekë.
Rëndësia e zgjerimit të BE-së, gjeopolitika e re, siguria dhe ekonomia, janë në fokus të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Bruksel, organizuar nga Miqtë e Evropës. Forumi ka për bazë temën mbi aspiratat që paraqiten në këtë rrugëtim. Përfaqësuesi i vendit, zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, duke potencuar vështirësitë e vendit për integrim në BE, ka shtuar se nga fqinji dhe aktorët tjerë nuk marrin përgjigje nëse ndryshimet kushtetuese janë kushti i fundit, duke shtuar se presioni bie mbi Maqedoninë e Veriut, ndërkaq pala bullgare nuk dëshiron të bëjë asgjë për balancë. “Nëse filloj të radhis se çfarë kemi bërë prej viteve…
Ka ndërruar jetë pas 9 ditësh në intubim 15-vjeçari i cili u plagos me thikë në zemër gjatë një sherri me bashkëmoshatarët e tij në Durrës. Ngjarja ndodhi më 25 nëntor në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës, ku të miturit kishin lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u “sqaruar” pas debateve online. Të dy adoleshentët mbërritën në vendin e takimit të shoqëruar nga miq të tjerë dhe pas debatit me tone të ashpra situata degjeneroi në përleshje fizike, ku janë përdorur edhe sende të forta. Gjatë konfliktit, 14-vjeçari me inicialet M.K. ka goditur me thikë katër…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, mori pjesë dhe foli në Këshillin Ministror të OSBE-së që po mbahet në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, transmeton Anadolu. Sipas një njoftimi të Ministrisë, në fjalën e tij ai u fokusua te sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni i OSBE-së dhe gjendja aktuale brenda Organizatës, duke theksuar pasojat serioze të agresionit rus kundër Ukrainës në sigurinë rajonale. Mucunski kërkoi tejkalimin e krizës strukturore në OSBE dhe theksoi nevojën për funksionim të parashikueshëm të Organizatës. “Kemi nevojë për një Organizatë moderne, elastike, të orientuar…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Anu Prattipatin, të ngarkuarën me punë të SHBA-ve. Ky takim vjen në një moment kritik për vendin, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit politike dhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen më 28 dhjetor. Diskutimet në këtë takim u përqendruan në rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, ku Osmani theksoi nevojën për respektimin e standardeve më të larta demokratike. Ajo e cilësoi Kosovën si një shembull për të tjerët në rajon, duke nënvizuar angazhimin e saj për një proces të drejtë dhe transparent. Një nga…
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka ngritur alarmin se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në një fazë të re, me pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e Turqisë dhe të gjithë rajonit të Detit të Zi. Deklarata e tij e fortë erdhi pas shpërthimit të dy cisternave ruse të ashtuquajturës “flotë e hijeve” – Kairos dhe Virat, të cilat ndodheshin vetëm disa kilometra nga ujërat territoriale turke. Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të madh në Ankara, duke e bërë situatën më të tensionuar se kurrë. Sipas burimeve të sigurisë, sulmi është realizuar me dronë të rinj nëndetarë ukrainas, një…

