Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se Klinika e Ortopedisë kreu me sukses dy transplante kockash nga një dhurues i ndjerë te pacientë pediatrikë. Operacioni i parë u krye tek një vajzë 14-vjeçare me një anomalitet të lindur të këmbës. U arrit një korrigjim i qëndrueshëm dhe pacientja u rikthye në aktivitetet e zakonshme. Operacionin e udhëhoqën shk. bashk. dr. Nenad Atanasov dhe as. dr. Milena Bogojevska Doksevska, me një ekip që përfshinte dr. Danica Popovska, dr. Armin Amedovski, dr. Rijad Ajro, anesteziologen dr. Liljana Andjeleska, anestezisten Gordana Zaharieva, instrumentaret Biljana Trojanoviç dhe Suzana Pejçinovska, teknik radiologjik Kreshnik Shehu dhe infermieren…
Author: almakos
Një magazinë e mbushur me fishekzjarrë është zbuluar në Tiranë, ndërsa do tregtoheshin në mënyrë të paligjshme për festat e fundvitit. Policia bëri me dije sot se në pranga ka rënë pronari i magazinës, 24-vjeçari me inicialet I.K., dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur skemën dhe aktivitetin, nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Aksioni është koduar “Fireworks” (Fishekzjarret), me qëllim ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret. “Konstatohet një magazinë në rrugën “Besim Fagu”, ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh, me qëllim shitjen. Vihet në pranga pronari i magazinës. Sekuestrohen qindra…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, duke dërguar në gjyq 27 të pandehur. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr.53/3 të vitit 2022, ndaj 27 të pandehurve, të akuzuar për vepra penale, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale. Të pandehurit dhe akuzat: Arben Ndoka, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm…
Drejtuesit e dy automjeteve që u përfshinë në aksidentin me vdekje mbrëmjen e së premtes (5 Dhjetor) tek Unaza e Madhe janë arrestuar. Në pranga kanë rënë dy shoferët me iniciale Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën 38-vjeçari me iniciale O. Xh., i cili drejtonte një motomjet. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor: në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme mbi aksidentin e ndodhur në Unazë të Madhe, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., informojnë se…
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për nisjen e gjykimit për 33 të pandehur që akuzohen si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale. Të pandehurit akuzohet se përgjatë viteve 2022 dhe 2024 kanë ndihmuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. “Fashikulli i gjykimit përcaktohet të përmbajë të gjitha aktet e kryera gjatë fazës së hetimit paraprak dhe konkretisht 134 volume, me numrat përkatës, ku përfshihen dhe aktet e sjella nga prokurori edhe në seancë paraprake”,…
Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin me 25 vite burg për masakrimin e bashkëshortes së tij shtatzënë, ka ndërruar jetë në QSUT. Ai kishte shfaqur probleme shëndetësore më 15 tetor dhe ishte transferuar në spitalin e burgjeve nga IEPV Shkodër. Më pas është transferuar në QSUT për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm (6 Dhjetor) rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror. Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Njoftimi: Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë,…
Ekipi antikorrupsion i LSDM-së publikoi sot një material të ri, të cilin e cilëson si skandal që, sipas tyre, tregon funksionimin e “modelit kriminal” të pushtetit të Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Në konferencën për media, Aleksandar Saša Dimitrieviq deklaroi se përmes personave të afërt dhe ndërmjetësve “janë pompua rreth 9 milionë euro para publike”, ndërsa tenderët e dyshuar paraqiten si mekanizëm për keqpërdorim të fondeve shtetërore. Ai akuzoi se, sipas LSDM-së, përfitimet nuk mbarojnë vetëm te ndërmjetësit, por shkojnë deri te rrethi familjar i zyrtarëve të lartë. Sipas LSDM-së, të gjitha gjurmët çojnë te Ivica Tomovski – funksionar i lartë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një i moshuar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e goditur me shkop druri. [embedded content] Në pamje shihet momenti kur ai ndjek 70-vjeçaren me shkopin e drurit në dorë ndërsa ajo përpiqet të shpëtojë duke ikur me vrap nga shkallët e banesës së tyre në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobta mes çiftit. 76-vjeçari me iniciale A. R., raportohet se e ka goditur të shoqen me iniciale F. D., 70 vjeçe, me shkop druri në kokë. Si pasojë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një i moshuar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e goditur me shkop druri. [embedded content] Në pamje shihet momenti kur ai ndjek 70-vjeçaren me shkopin e drurit në dorë ndërsa ajo përpiqet të shpëtojë duke ikur me vrap nga shkallët e banesës së tyre në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobta mes çiftit. 76-vjeçari me iniciale A. R., raportohet se e ka goditur të shoqen me iniciale F. D., 70 vjeçe, me shkop druri në kokë. Si pasojë…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, megjithëse në disa segmente ka lagështi, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane mbetet mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e RMV-së, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe nuk raportohen vonesa të gjata për hyrje apo dalje nga vendi. LAMM rikujton shoferët se detyrimi ligjor për pajisje dimërore në automjete ka hyrë në fuqi më 15 nëntor 2025 dhe do të jetë i vlefshëm deri më 15 mars 2026, pavarësisht kushteve aktuale të motit. MARKETING
Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij, Gëzim Dodoli, pasi shqiptari kishte tentuar t’i shembte shtëpinë me ekskavator, u lirua plotësisht nga akuzat “sepse akti nuk përbën krim”. Vendimi u dha pasditen e djeshme, më 5 dhjetor, ku prokurorja Laura Taddei në seancë e fundit dëgjimore kishte kërkuar një riklasifikim të akuzës nga vrasje me dashje në “mbrojtje të tepruar nga vetëmbrojtja”, duke kërkuar një dënim me katër vjet burg. Dy vjet pas vrasjes, Gjykata e Krimeve të Rënda e Arezzos vendosi që akti nuk përbënte krim. “Tani…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një intervistë në emisionin “1+1” në TVM2, deklaroi se brenda koalicionit VLEN nuk ekziston asnjë garë për drejtim dhe se deri më tani është dëshmuar se ky subjekt politik nuk funksionon mbi bazën e pozicioneve personale. Sipas Mexhitit, VLEN po e thyen konceptin tradicional të “bajraktarizmit” në politikën shqiptare, duke vënë në plan të parë idenë dhe platformën, e jo individin. “VLEN ka treguar se mund të funksionojë dhe të fitojë edhe pa një figurë të vetme udhëheqëse. E rëndësishme është ideja, jo personi”, u shpreh ai. Ai theksoi se beteja kryesore…

