Komisioni i përhershëm hetimor për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve kanë mbajtur sot seancë për rastin e Koçanit, ku të pranishëm kanë qenë edhe familjarët e viktimave të kësaj tragjedie, aktivistë dhe krerët e lartë shtetëror. Megjithatë, edhe në në seancë të këtillë, depuetët kanë përdorur foltoren e Kuvendit për përplasje e inate politike. Deputetja e VMRO – DPMNE-së Ivanka Vasilevska kërkoi përjashtimin e Dimitar Apasievit nga pozita e kryetarit të këtij komisioni. Ajo tha se, deputeti Apasiev, me deklaratat dhe qëndrimet e tij ka humbur kredibilitetin që të udhëheq me këtë komision. Sinkron: Ivanka Vasilevska, Deputete…
Author: almakos
Vetëm disa ditë para protestës së paralajmëruar për 13 dhjetor në Sheshin Skënderbeu, ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, këshilli organizativ ka bërë apel për pjesëmarrje masive. Bujar Dardhishta nga Këshilli organizativ njoftoi se janë dërguar dy kërkesa për leje te Qyteti i Shkupit, por siguroi se protesta do të zhvillohet edhe nëse institucionet nuk japin leje, pasi është e drejtë kushtetuese. Ai theksoi se kërkohet mbështetje reale dhe jo parimore siç protestën disa politikan. BUJAR DARDHISHTA, KËSHILLI ORGANIZATIV Nuk kemi plan rezervë, por plan rezerv ka kushtetuta dhe ligji është ligji,…
Kreu i NCA-së në Britaninë e Madhe pret në takim drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani, duke e nderuar edhe me një medalje lëvdate për guximin dhe lidershipin e treguar në luftën kundër krimit të organizuar dhe në ndjekjen e drejtësisë në Shqipëri. Takimi është mbajtur këtë javë, ku Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë konfirmon nëpërmjet një deklarate për shtyp në rrjetin social, se Graeme Biggar, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar ka pritur Dumanin. Bashkë me drejtuesin e SPAK ka qenë edhe kreu i ri i BKH-së, i zgjedhur sot nga KLP,…
Në një komunikatë për media, nga koalicioni VLEN, kanë kundërshtuar reagimin e BDI-së për librin e Gjeografisë, duke e cilësuar si një lojë të vonuar dhe të paturpshme. “Nuk ka asnjë moral që BDI të flasë për gabime në tekstet shkollore, kur për 15 vite me radhë ka mbajtur Ministrinë e Arsimit dhe ka lejuar që gjenerata të tëra të rriten me shtrembërime, me fyerje dhe me mohime të identitetit shqiptar. Ky është i njëjti subjekt që në kohën e tij: lejoi botimin e Enciklopedisë famëkeqe, ku shqiptarët u paraqitën me përmbajtje fyese dhe denigruese, toleroi që nxënësit shqiptarë në…
Policia greke ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp lidhur me një operacion të zhvilluar për arrestimin e 6 personave të akuzuar për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala, por detaje të reja janë zbuluar lidhur me arrestimet. Në prangat e policisë greke ka rënë 45-vjecari nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Dhimitër Meçi, i njohur shkurt si Dhimo. Bëhet fjalë për një person të konsideruar në Greqi si vrasës me pagesë, i arrestuar disa herë për ngjarje të ndryshme dhe shpesh i liruar në rrethana të dyshimta. Dhimitër Meçi është arrestuar pas një operacioni të…
Vetëm disa ditë para protestës së paralajmëruar për 13 dhjetor në Sheshin Skënderbeu, ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, këshilli organizativ ka bërë apel për pjesëmarrje masive. Bujar Dardhishta njoftoi se janë dërguar dy kërkesa për leje te Qyteti i Shkupit, por siguroi se protesta do të zhvillohet edhe nëse institucionet nuk japin leje, pasi është e drejtë kushtetuese. Ai theksoi se kërkohet mbështetje reale dhe jo parimore siç protestën e mbështesin disa politikan. BUJAR DARDHISHTA – KËSHILLI ORGANIZATIV Nuk kemi plan rezervë, por plan rezerv ka kushtetuta dhe ligji është ligji,…
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka ripërsëritur atë se nga muaji i ardhshëm, paga minimale do të bëhet 450 euro bruto, nga 350 euro sa është tani. Ai ka thënë se paga minimale brenda mandatit të tij është rritur për tre herë, gjë të cilën e kishin gjetur në 130/170 euro. “Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri. Rreth 150 mijë punëtorë të…
Familja e Martin Canit ka reaguar pas dënimit me 16 vite burg të Mario Përlleshaj, vrasësit të djalit të tyre.prinderit e martin canit Ata shprehen se “kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie”. Deklarata e familjes: Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne — familja e Martin Canit — kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie. Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë, e cila e trajtoi ngjarjen si një vepër të vetme penale por e njohu qartë atë që ne e kemi thënë që në ditën…
Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe vajit ekstra të lehtë do të mbeten të njëjta. Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së, këto do të jenë çmimet e derivateve të naftës: Eurodisel – 68,5 den/lBenzina BS-98 – 77,0 den/lBenzina BS-95 – 75,0 den/lVaji ekstra i lehtë – 66,5 den/l MARKETING
Uji në Shkup është i sigurtë, rezultatet nga hulumtimi përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, njoftojnë nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup, duke publikuar raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm në kryeqytet. Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 01.12.2025 deri 05.12.2025 mori 190 mostra për hulumtim fiziko-kimik dhe 190 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 46 vende matëse në Qytetin e Shkupit. MARKETING
Anëtari i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, ka rënë në prangat e Policisë e Krujës. Mësohet se në pranga ka rënë Armand Dervishi, 35 vjeç. Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim,…
Qytetarët dhe kompanitë i detyrohen Qytetit të Shkupit mbi 36 milionë euro në taksa dhe tarifa, informon sot administrata e qytetit. Për këtë arsye, ata u bëjnë thirrje të gjithë taksapaguesve që nuk kanë paguar tatimin në pronë, tatimin në qarkullim, tatimin në trashëgimi dhe dhurata dhe tatimin komunal, që të shlyejnë detyrimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Mbikëqyrje në borxhin dhe pagesat elektronike mund të bëhen përmes platformës elektronike të Qytetit të Shkupit: https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/login.xhtml. Nga Qyteti ofrojnë edhe numër kontakti ku qytetarët mund të telefonojnë për më shumë informacion. për tatimin në pronë: 072/204-434 dhe…

