Author: almakos

Ky është momenti kur një person, ende i paidentifikuar, ka kryer vjedhjen e pikës së këmbimit valutor në qendrën tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se dyshohet që autori ka marrë 1.2 milionë lekë të vjetra. “Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin…

Lexo më Shumë

Një pikë e këmbimit valutor në një qendër tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë është grabitur paraditen e kësaj të enjteje.[embedded content] Gazetarja Xhensila Kodra raporton se një person ka hyrë brenda pikës dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa akoma nuk dihet shuma që ka marrë. Grabitësi pasi ka marrë paratë është larguar me vrap. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.

Lexo më Shumë

Donika Kadaj, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pasi LVV tha se i japin Osmanit 30 nënshkrime. Ajo tha se t’i ofrohet garë Vjosa Osmanit sa për formalitet nuk është përkrahje, por manipulim. “Mjaft me manipulime! T’i ofrohet Presidentes të hyjë në garë vec sa per formalitet, pra si numër, e mos t’i ofrohet votë, nuk është përkrahje por tentim për manipulim”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.7 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.1 lekë dhe do shitet me 106.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.6 lekë dhe do shitet me 110.6 lekë.

Lexo më Shumë

Analisti Valon Syla ka hedhur dritë mbi situatën politike në Kosovë, duke theksuar se diaspora e njohur për angazhimin e saj, madje as emrin e Vjosa Osmanit nuk e di, duke e quajtur atë Vjolla. Kjo tregon një distancë të madhe mes politikës dhe popullit. Ai thekson se Albini ka një strategji të qartë, e cila është e fokusuar në përgatitjen e terrenit për zgjedhje të reja. Kjo lëvizje ka për qëllim të rrisë mbështetje për Lëvizjen Vetëvendosje dhe të minimizojë ndikimin e rivalëve politikë. Syla, në emisionin Pressing në T7, shprehu mendimin se ideja e Albinit është që të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş, në një program iftari të mbajtur në Maqedoninë e Veriut tha se “lavdia dhe falënderimi i takon të Madhit Zot, i cili na krijoi të barabartë në krijim dhe vëllezër në besim dhe e bëftë të përhershme vëllazërinë, unitetin, bashkimin dhe dashurinë tonë”. Në bashkëpunim mes Kryesisë së Çështjeve Fetare, Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) dhe Ambasadës së Türkiyes në Shkup, u organizua një program iftari në kryeqytetin Shkup. Në programin e iftarit morën pjesë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ambasadori i…

Lexo më Shumë

Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, sot sërish ka qenë temë diskutimi në seancën kuvendore.Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi -Zejdi, aktualisht deputet i Frontit Europian, kërkon nga pushteti që ta repsektojë Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sepse sipas tij, këto akte juridike garantojnë dhënien e jurisprudencës në gjuhën amë, duke shtuar argumentin se në ligjin e jurisprudencës nuk shkruan se provimi duhet të jepet në gjuhën maqedonase. “Pse e njëjta rregull nuk vlen edhe për gjuhën shqipe, kur dihet se njëjtë sikur gjuha maqedonase po ashtu edhe gjuha shqipe në kushtetutë e RMV-së është gjuhë zyrtare…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, me të cilin u mbrojt dhe u konfirmua detyrimi që deklaratat, etiketat dhe dokumentet e produkteve të jenë edhe në gjuhën shqipe. Mexhiti e cilësoi këtë vendim si dëshmi të qartë se e drejta është në anën e shqiptarëve dhe theksoi rëndësinë e respektimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në vend. Postimi i plotë i Mexhitit: “Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u mbrojt dhe u konfirmua detyrimi që deklaratat, etiketat dhe dokumentet e produkteve të…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të organizojë sërish protestë më 14 mars për paga më të larta. Nga LSM thonë se nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritje të të gjitha pagave të tjera për 100 euro. “Pagat minimale janë më të larta në sektorin publik sesa në sektorin privat, prandaj edhe në protestën e 28 janarit pati pjesëmarrje shumë të madhe të punëtorëve nga sektori publik, dhe ashtu do të jetë edhe tani”, deklaroi Trpe Deanoski nga Sindikata. Pasi të hënën në Këshillin Ekonomiko-Social u njoftua se paga minimale do të rritet…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka theksuar se krimi i organizuar vazhdon të minojë integritetin ekonomik të vendit, administratën publike dhe besimin e qytetarëve tek institucionet. Në një deklaratë gjatë një tryeze të rrumbullakët, ku morën pjesë përfaqësues të partive politike, studiues, komuniteti diplomatik dhe shoqëria civile, ku u diskutuan masat parandaluese kundër krimit të organizuar, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka theksuar rëndësinë e ndërmarrjes së masave parandaluese. “Krimi i organizuar minon integritetin ekonomik të Shqipërisë, administratën publike dhe besimin e qytetarëve te institucionet. Kjo kërkon që, përveç ndjekjes penale, të përqendrohemi më shumë tek masat parandaluese,” njofton delegacioni i Bashkimit…

Lexo më Shumë

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka raportuar më 3 mars në Bruksel përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian lidhur me progresin e Shqipërisë në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit, që lidhen me gjyqësorin, të drejtat themelore dhe luftën kundër korrupsionit. Burime nga Brukseli bëjnë me dije se Klodian Braho i është përgjigjur me detaje pyetjeve të përfaqësuesve të DG ENEST, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Europian, e cila ka për detyrë menaxhimin e marrëdhënieve me vendet kandidate dhe monitorimin e reformave që lidhen me sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe reformën e administratës…

Lexo më Shumë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar ka shpallur vendimin për 8 ish zyrtarët e pandehur për dosjen e “Sterilizimit”, ku mes tyre janë edhe ish zv ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rapaj.  Ish zv ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentash, duke u dënuar me 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai dënohet përfundimisht me 4 vite heqje lirie. Biznesmeni Ilir Rrapaj dënohet me 6 vite burg, edhe ky për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton ulje dënimi. Përfundimisht do të vuajë 4 vite burg. Rrjepaj dhe Rrapaj u shpallen…

Lexo më Shumë