Author: almakos

Dy të rinj janë arrestuar nga policia lidhur me sherrin e dhunshëm mesditën e djeshme në afërsi të Gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër. Në pranga kanë rënë të rinjtë me iniciale K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, ndërsa filloi procedimi penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar). “Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë”, informuan blutë. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Specialistët për Hetimin e Krimeve…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.9 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110.2 lekë.

Lexo më Shumë

Këshilli i prokurorëve publikë e ka përcaktuar Natasha Kërstevska Caleva si ushtruese e detyrës së Prokurores së lartë publike në Prokurorinë e lartë publike të Shkupit, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj prokurorie, por jo më gjatë se gjashtë muaj. Përcaktimi i ushtruesit të detyrës së Prokurorit të lartë publik në Prokurorinë e lartë publike të Shkupit ishte pika e parë dhe e vetme në rendin e ditës së seancës së sotme të 33-të të Këshillit të prokurorëve publik. Këshilli i prokurorëve publik në fillim të kësaj jave, më 9 dhjetor, mori vendim për përfundimin e detyrës…

Lexo më Shumë

Anëtari i Këshillit Organizativ të protestës që do të mbahet nesër në Shkup, Rafis Aliti, ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesë të angazhimit në mbrojtjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ai tërhoqi një paralele me qasjen e Serbisë dhe Kroacisë ndaj të akuzuarve të tyre për krime lufte. “Serbia i mori në mbrojtje kriminelët e luftës, qoftë në Kroaci, Bosnjë apo në luftën e Kosovës. Është kujdesur për ta, si për ata që ishin në Hagë, ashtu edhe për ata që lëvizin të lirë në Serbi e Kosovë,” tha Aliti. Ai shtoi se edhe Kroacia…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Suharekë, ku për pasojë humbi jetën një grua që po drejtonte mjetin me tagra shqiptare dhe pasagjerja që ndodhej me të, pas përplasjes me një kamion që transportonte mallra. Mediat në Kosovë raportojnë se si pasojë e përplasjes së fuqishme, drejtuesja makinës, Elizabet Katija, 43 vjeçare, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Fillimisht e lënduar rëndë, pasagjerja Eorda Sinollari, 32 vjeçare, ka ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren nga plagët e rënda. Në aksident është lënduar edhe drejtuesi i kamionit, Munish…

Lexo më Shumë

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venecias, duke konfirmuar se ai është plotësisht në përputhje me standardet evropiane dhe vlerat demokratike. Lajmi u bë i ditur nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, Arben Fetai, i cili kryeson Delegacionin e Qeverisë, së bashku me profesorët e së drejtës kushtetuese, prof. dr. Tanja Karakamisheva Jovanovska dhe prof. dr. Jeton Shasivari. “Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po bëhet realitet 24 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit. Vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venecias. Punë, jo futboll në zyrat e shtetit”, ka shkruar Fetai…

Lexo më Shumë

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton kriteret dhe procedurat e trajtimit me ushqim gjatë qëndrimit në punë për punonjësit e Policisë së Shtetit, studentët, kursantët dhe disa kategori të tjera që trajtohen nga strukturat policore.  Sipas vendimit, punonjësve të Policisë së Shtetit me kohëzgjatje 8 orë, u jepet një vakt drekë për shërbimet. Tri vakte ushqim parashikohen për efektivët e angazhuar në gatishmëri, ruajtje rendi, siguri zgjedhore, situata emergjente, fatkeqësi natyrore, aktivitete masive apo çdo rast kur orari i punës tejkalon 8 orë. Të përfshirë në skemë janë edhe punonjësit e Qendrës së Edukimit Fizik dhe…

Lexo më Shumë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se pjesëmarrja në ngjarjen e nesërme në Shkup është vullnetare dhe se deri më tani nuk janë dhënë garanci për lirinë e lëvizjes mes dy shteteve. Në komunikatën e saj, OVL-UÇK shprehet: “Shkuarja është vullnetare dhe besojmë se do të kemi mirëkuptimin e bashkëluftëtarëve tanë për rrethanat e krijuara. Kjo ngjarje është një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare dhe presim mirëkuptimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, e cila është anëtare e NATO-s”. “Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marr atë rrugë, sepse nuk kemi…

Lexo më Shumë

Në këtë mënyrë është përcjellur udhëtari i tre miliontë që udhëtoi këtë vit nga aeroprti i Ndërkombëtarë Shkupit. Nexhat Kurt, drejtori gjeneral i TAV Maqedoni deklaroi se aeropoti vazhdon të rritet duke u bazuar në numrat e udhëtarëve që vit për viti rritet. Ai tha se, në vitin e parë të punës vitin 2010-të aeroporti ka regjistruar 684 mijë udhëtarë, ndërkaq falë punës së vazhdueshme, sipas Kurt, aeroporti sot ka përcjellur udhëtarin e 3 miliontë brenda vetëm një viti. NEXHAT KURT, DREJTORI GJENERAL I TAV MAQEDONI “Në vitin e parë kur e morëm aeroportin, në vitin 2010-të, vitin e përfunduam…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen sit ë përfshirë në dhunimin e një 26-vjeçari në zonën e Freskut. Në pranga u vunë Helidon Marku, ndërsa në kërkim janë shpallur Gjoke Ndrevataj 36 vjeç dhe Xhemal Uka 30 vjeç. Mësohet se dhuna ndaj të riut, pranë rrethrrotulimit të Freskut është bërë me porosi të Gjoke Ndrevatajt dhe Xhemal Ukës, raporton gazetarja Xhensila Kodra. Sipas policisë, ata dyshohet se porositën të arrestuarin Helidon Markun për ta rrahur vetëm prej komenteve që ai u ka bërë gjatë kohës që ata bëjnë…

Lexo më Shumë

Policia ka zbardhur plagosjen e rëndë të 26-vjeçarit F. Y., më 6 dhjetor në rrethrrotullimin e Freskut, në Tiranë. Në pranga u vu Helidon Marku, ndërsa Gjoke Ndrevataj dhe Xhemal Uka janë shpallur në kërkim si porositës të sulmit. Të tre kanë precedentë për krime kundër personit, ndërsa Marku edhe për armëmbajtje pa leje. Në procedim të lirë është vënë T. D., 33 vjeç, i dyshuar se shoqëroi autorin në vendin e ngjarjes dhe nuk tregoi rrethanat në polici. Policia vijon kërkimet për personat e tjerë të përfshirë. Materialet janë dërguar në Prokurori. Njoftimi i policisë: Tiranë/Zbardhet dinamika e ngjarjes…

Lexo më Shumë

MPB njofton se është paraqitur kallëzim penal ndaj një personit në Dellçevë, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumentit”. “Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike – Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër E.T. për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumentit”. I denoncuari, në cilësinë e këshilltarit – përmbarues tatimor në komunën e Dellçevës, me datë 21.12.2021, në lidhje me një kërkesë të paraqitur nga një person nga një fshat i Dellçevës, nuk doli në vendngjarje që të vërtetojë…

Lexo më Shumë