Author: almakos

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë (13 dhjetor), ku tre persona dhunuan dhe i grabitën 100 000 lekë shitësit në një biznes. Në pranga u vu shtetasi, Marash Aliaj, ndërsa u shpallën në kërkim, Elton Hunda dhe Genc Logu.  Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë 100 000 lekë të rinj shitësit të një biznesi duke e dhunuar fizikisht. Policia sqaron se të tre autorët janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës. Njoftimi i plote:  Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.…

Lexo më Shumë

Një aksident dramatik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin kombëtar Berat-Lushnjë, ku një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Çukas, teksa paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka përfunduar në kanal. Të aksidentuarit mësohet se janë Bilbil dhe Xhevahire Nure. Ata po ktheheshin nga qyteti i beratit për në kryeqytet. Në automjet ndodhej çifti i bashkëshortëve. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat nga automjeti. Raportohet se janë të lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital për…

Lexo më Shumë

Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë brenda kompleksit industrial “Makstil” në Shkup. Mbrëmë zjarri përfshiu zonën e kompleksit industrial “Makstil”, ku u dogj plotësisht një magazinë që përdorej për përpunimin e drurit, Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të ekipeve të Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, zjarri u vu nën kontroll dhe nuk u përhap në objektet e tjera të kompleksit. Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, as për shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Në terren ndërhynë disa ekipe zjarrfikëse, të cilat u angazhuan për të frenuar flakët…

Lexo më Shumë

Policia e Elbasanit ka arrestuar 16 persona, 9 prej tyre të huaj në kuadër të operacionit të koduar “Metalurgjiku”. Të arrestuarit akuzohen se ushtronin aktivitetin e paligjshëm në përpunimin e mbetjeve. Të arrestuarit janë Juncheol Chung – shtetas korean, Prakash Kadel – shtetas nepalez, Rahul Pal , Styend Pal, Munna Singh ,Rajesh Yadav , Aaditiya Raj, Rahul Pal , Dheeraj Kumar, shtetas indianë. Ndërsa shqiptarët e arrestuar janë: Jakup Karaj, Ismail Dybeli ,Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi , Eglis Flaga. “Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar…

Lexo më Shumë

Dy gra dhe një burrë 30-vjeçar, për të cilin autoritetet greke kanë lëshuar tashmë urdhër arresti, ndodhen në qendër të hetimeve lidhur me çështjen e rëndë kriminale të vrasjes në Finikounta të pronarit të një kampingu dhe punëtorit shqiptar. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat dhe po përpiqen të lidhin dy gratë dhe 30-vjeçarin me nipin e pronarit 68-vjeçar të kampingut, me qëllim plotësimin e tablosë së ngjarjeve që çuan në vrasjen e dyfishtë. Siç bëri të ditur televizioni grek MEGA mbrëmjen e së shtunës, hetuesja e çështjes po shqyrton edhe dy persona të rinj për të përcaktuar nëse kanë…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:05, në autostradën Gostivar–Tetovë, pas nyjës “Kamenjan”. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në aksident janë përfshirë dy automjete pasagjerësh: një veturë e tipit “Mercedes” me targa austriake dhe një “BMW” me targa të Tetovës. Si pasojë e përplasjes, tetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar me autoambulanca në Qendrën Klinike të Tetovës, ku po marrin trajtim mjekësor. Nga MPB bëjnë të ditur se, për shkak të kryerjes së këqyrjes inspektuese në vendngjarje, qarkullimi në këtë segment rrugor po zhvillohet vetëm në një korsi.…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të dielën më 14.12.2025, do të nisë dërgimi i pakove me fletëvotime për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 28.12.2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se dërgimi do të nisë në ora 10:45. “Ju njoftoj se gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka bërë të ditur Elezi më 13.12.2025.…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Gostivar–Tetovë, si pasojë e të cilit janë lënduar tetë persona. Sipas informatave të para, të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt institucioneve shëndetësore për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e Ndihmës së Shpejtë, si dhe njësitet policore, të cilat kanë siguruar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirësuar për një periudhë të caktuar kohore. Autoritetet kompetente u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e…

Lexo më Shumë

Një incident befasues dhe i papritur ndodhi në Auckland të Zelandës së Re, kur një zog goditi një gazetare gjatë një raportimi live. Ky moment i pazakontë, i kapur nga kamerat, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, duke e bërë videon e incidentit virale. Jessica Tyson, gazetarja 32-vjeçare, po xhironte një kronikë në qendër të qytetit, kur papritmas një pulëbardhë fluturoi me shpejtësi dhe e goditi në fytyrë. Era e fortë e asaj dite e bëri situatën edhe më dramatike, duke shtuar tensionin e momentit. Pas goditjes, Tyson shfaqej e habitur dhe e tronditur, duke e bërë të…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, debatet pa media të zbardhura nga gazetari Osman Stafa, u përqendruan te organizimi i protestës dhe te çështja e Avokatit të Popullit. Sali Berisha kërkoi që deputetët që kanë firmosur të kërkojnë falje publike, ndërsa Flamur Noka dhe Bislimi Ahmetaj u përplasën për përgjegjësitë në strukturat e partisë. Ervin Salianji kritikoi vendimmarrjen e drejtuesve dhe theksoi nevojën për të fokusuar energjitë te skandalet e qeverisë Rama-Balluku, ndërsa Bled Himçi dhe Alizoti nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së idealeve të PD-së dhe bashkimit të demokratëve për protestën e 22 dhjetorit. Debati i plotë: Noka: Pas…

Lexo më Shumë

Gazetari Osman Stafa zbardh detaje nga debatet që u zhvilluan sot mes demokratëve në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, e cila u mbajt me dyer të mbyllura pa prezencën e mediave. Sipas burimeve për gazetarin Flamur Noka dhe Ervin Salianjin kanë pasur përplasej të forta gjatë mbledhjes. Noka akuzoi ish-deputetin demokrat se ka angazhuar grupin e Suel Çelës që mos të lejojë qytetarët të marrin pjesë në Foltoren e Berishës. “Në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz në tek foltorja dhe ky është ndikimi yt“, iu drejtua Noka Salianjit.. Salianji nga ana e…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë absurd dhe të pabazuar në standarde të barabarta ligjore. Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”, Xhixho u shpreh se qasja e Gjykatës Kushtetuese në rastin e Ballukut dëshmon një trajtim me dy standarde, krahasuar me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas saj, ndonëse një e pesta e deputetëve iu drejtua Kushtetueses për rishikimin e masës së sigurisë ndaj Berishës, gjykata refuzoi të shqyrtojë kërkesën, ndërsa në rastin e Ballukut veproi ndryshe. “Vendimi për…

Lexo më Shumë