Iniciativa e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit Lubço Kocevski pritet që nesër të vendoset në rend dite në seancë plenare. Kryeparlamentari Afrim Gashi gjatë brifingut të sotëm me gazetarët tha se ende nuk i është dorëzuar ftesë Kocevskit se në seancën e nesërme do të bëhet shkarkimi i tij, por se do t’i dorëzohet gjatë ditës. Qeveria i dorëzoi Kuvendit propozimin për shkarkim më 9 dhjetor, me arsyetimin se Kocevski ka kryer gabime të rënda profesionale gjatë udhëheqjes së Prokurorisë Publike, të cilat, sipas tyre, kanë çuar në dëmtimin e efikasitetit dhe funksionalitetit të institucionit. Propozimi i Qeverisë për shkarkimin…
Author: almakos
Ish avokati të shtetit Fehmi Stefas i është caktuar paraburgim 30 ditor për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit tek dëshmitarët. Gjykata e pranoi propozimin e Prokurorisë që atij ti caktohet masë paraburgimi përshkak se sipas tyre, Stafa nga tetori deri më 13 dhjetor 2025, ka marrë gjithsej 50,000 euro për të ndërmjetësuar dhe përdorur ndikimin e tij real për të ndërhyrë te një gjykatës i Apelit. Qëllimi i tij sipas prokurorisë ishte që ryshfeti të përdorej për të ndikuar në ekzekutimin e një veprimi zyrtar që nuk duhej të ishte ndërmarrë. Hetimi i Prokurorisë tregoi se Stafa fillimisht…
Ish kreu i SHISH, Aleksandër Shulla dha djali i tij, Pandeli Shulla janë dënuar me burg nga gjykata e Beratit për tre vepra penale organizimi i lojërave të fatit, armëmbajtje pa leje dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Njoftimi i plotë: Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij dënohen me kërkesë të Prokurorisë Berat për 3 vepra penale ‘Organizimi i lojërave të fatit’, ‘Mbajtja e Armëve’ e ‘Nxjerrje e sekretit shtetëror’ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u shpallën fajtor dhe dënuan shtetasit P.Sh. ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror për veprën penale…
Djegia e një automjeti në “Qafën e Llogarasë” ditën e sotme, dyshohet se nuk është diçka aksidentale, por një vrasje e qëllimshme. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, pasi nuk ka arritur të dalë në kohë nga automjeti. “Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”, njoftoi policia. Blutë njoftuan se ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por burime bëjnë me dije se dyshimet janë se kemi të bëjmë me nje vrasje…
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e quajtur “Qafa e Llogarasë”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, pasi nuk ka arritur të dalë në kohë nga automjeti. “Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”, njoftoi policia. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë. Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative…
Në seancën e nesërme plenare parlamentare pritet të paraqitet propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror Lupço Kocevski. Këtë e njoftoi kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, në brifingun e sotëm me gazetarët. Ai thekson se ende nuk i është dërguar ftesë Kocevskit se në seancën e nesërme do të bëhet shkarkimi i tij, por se ajo duhet t’i dorëzohet gjatë ditës. Deri në fund të dhjetorit pritet të mbahen katër seanca plenare. Më 23 dhjetor para deputetëve fjalim vjetor do të ketë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ndërsa më 25 dhjetor do të mbahet seanca për pyetjet e deputetëve. Gashi…
Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, të dyshuar si organizatorët kryesorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Shkodrës, pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”. Ngjarja përfshiu rreth 15 të rinj, të ndarë në dy grupe, kryesisht 17–18 vjeç, të cilët u konfliktuan fillimisht me grushte dhe më pas me sende të forta, ndërsa gjatë përleshjes është përdorur edhe armë e ftohtë (thikë). Si pasojë e këtij konflikti, tre adoleshentë mbetën të…
LSDM po u kërkon rivalëve të saj politikë VMRO-DPMNE të mos thonë gënjeshtra. Ata thonë se “nuk i dhanë fund asgjëje, por hapën derën për emigrantët në Maqedoni”. “Fundi i emigrantëve vihet kur nënshkruani Rezolutën e LSDM-së, e cila thotë shprehimisht se nuk do të lejojmë që të futen emigrantë. Kështu i jepet fund. I kemi bërë thirrje gjithë javës, bashkohuni, nënshkruani. Por VMRO-DPMNE-ZNAM nuk dëshirojnë. Ata po ikin nga përgjigjet dhe po ikin nga nënshkrimi i Rezolutës, njoftoi LSDM, Nga atje thonë se tashmë është e qartë për të gjithë se si ka një marrëveshje, emigrantë për para. LSDM…
Një zyrtar policor dyshohet se ka vdekur sot rreth orës 06:30 në rrugën “Zagrebi”, saktësisht para shkollës “Qamil Batalli”, në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut. “Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para…
Gjykata Penale njofton se ka pranuar propozimin e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për ish-avokatin Fehmi Stafa për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit mbi dëshmitarët. Ai dyshohet se mori gjithsej 50.000 euro ryshfet me premtimin e lirimit nga paraburgimi të një të dyshuari për krime financiare. “Fillimisht, i dyshuari kishte kërkuar 100.000 euro për të ndikuar në heqjen e masës së paraburgimit të vendosur ndaj një personi të pakapëshëm nga organet e ndjekjes dhe kundër të cilit Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një procedurë tjetër për…
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore. Mësohet se gruaja e plagosur ishte shtatzënë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë mund të kenë ndikuar në ndodhjen e përplasjes. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110.2 lekë.

