Kriza gjeopolitike që shpërtheu në fund të shkurtit 2026 në Lindjen e Mesme ka ndryshuar ndjeshëm hartën globale të udhëtimeve. Sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj objektivave në Iran, si dhe kundërpërgjigjja e Teheranit me raketa dhe dronë në rajon, kanë shtyrë shumë qeveri të lëshojnë paralajmërime të forta për qytetarët e tyre. Përshkallëzimi i tensioneve ka pasur ndikim të menjëhershëm në transportin ajror dhe turizmin ndërkombëtar. Disa kompani ajrore kanë pezulluar linja të caktuara, ndërsa në disa raste hapësira ajrore është mbyllur përkohësisht. Gjithashtu, disa aeroporte në rajon kanë operuar me kufizime ose kanë pësuar dëmtime…
Author: almakos
Është arrestuar autori i dyshuar i grabitjes me armë të ndodhur ditën e sotme në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare “Concord”, në Tirana. Sipas informacioneve paraprake, i riu hyri në ambientet e pikës “Exchange” dhe nën kërcënimin e armës mori një shumë parash, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar pamjet nga momenti i grabitjes. Në video shihet autori i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë, duke mbajtur kokën e ulur për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë, ndërsa pret që punonjësja e pikës së këmbimit t’i…
Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) treguan se uji në Strugë nuk është i sigurt për pije. “Kishte një devijim në një nga parametrat, pra parametrin e turbullirës, dhe në lidhje me të, sipas rregulloreve, në atë mostër që analizuam, uji nuk ishte i sigurt”, tha sot në një konferencë për shtyp drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Andonovska theksoi se analizat e mostrave të ujit në Strugë ishin ndër të fundit që Instituti ka kryer në ditët e fundit, dhe rezultatet janë dërguar në institucionet përkatëse dhe për këtë…
Pas përshakallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme ndërmjet SHBA-së -Izraelit me Iranin, gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është stabile. Kështu njoftoi kryeministri Hirstrijan Mickoski. Megjithatë, ai thotë se si pasojë e luftës, mund të pësojë ekonomia, duke përfshirë ngritjen e çmimit të naftës. E nëse rritet nafta, të njëjtin ritëm e ndjekin të gjitha çmimet e tjera. Por, për të parandaluar këtë, Mickoski theksoi se po shqyrtojnë opsionet për ulje të akcizës dhe taksave për naftën, në mënyrë që mos të goditen qytetarët.“Mund të kemi sfida ekonomike me kalimin e kohës, kryesisht lidhur me çmimet e energjensave…
Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot (5 mars) pretencën për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia, aktualisht deputet i PD-së në Parlament. Në seancën e zhvilluar në GJKKO, SPAK mësohet se ka kërkuar dënimin me gjobë prej 700 mijë lekësh për ligjvënësin, që akuzohet se në kohën kur mbante postin e kreut të bashkisë, nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës. Organi i akuzës pretendon se Spahia ka penguar ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë të gjykatës. Prokuroria bëri të ditur se gjatë kohës kur ishte kryebashkiak, Spahia shkarkoi nga detyra drejtorin e Ujësjellësit, Mark Molla, dhe në vend…
Një përleshje me pasojë një person të plagosur ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Policia vendore bëri me dije se ngjarja ndodhi pas konfliktit mes tre personave. Në pranga ra i dyshuari E.Ç., 34-vjeç, të cilit i janë sekuestruar edhe një palë gërshërë. I dëmtuar nga sulmi mbeti I.B., 52 vjeç, i cili mori dëmtime në trup, por pa rrezik jete. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasit E. A., 31…
Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë në këmbim të ndryshimit të emrit të vendit, por ai e refuzoi propozimin, sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi të CIA-s. “(…) pavarësisht nevojës së madhe ekonomike të Maqedonisë, Gligorov refuzoi një ofertë private nga zyrtarët grekë prej 100 milionë dollarësh ndihmë financiare me kusht që emri të ndryshohej”, thuhet në dokument, i cili daton më 6 nëntor 1992 dhe u botua në faqet e bibliotekës dixhitale të dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s në janar të këtij viti. Në kujtimet e tij, “Maqedonia është…
Një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Librazhd, me pasojë një 46-vjeçar të plagosur. Krimi ka pasur motive të dobëta dhe në të dyshohet se janë përfshirë të paktën 4 persona, dy prej të cilëve çift bashkëshortësh që kanë ndihmuar autorin. Policia e Elbasanit bëri sot me dije se ka arrestuar autorin 75-vjeçar të plagosjes me thikë, H.D., banues në Librazhd. Gjithashtu prangosi edhe A.H., 48 vjeç, që e ndihmoi duke fshehur armën, si dhe procedoi bashkëshorten e këtij të fundit që nuk tregoi krimin. Nën procedim u mor edhe personi…
Ndërprerja e internetit në Iran ka kaluar tashmë 120 orë, me lidhjen në vend që ka rënë në rreth 1% të niveleve të zakonshme, sipas organizatës së pavarur monitoruese “NetBlocks”. Ky bllokim i internetit ka shkaktuar shqetësime të mëdha për situatën e brendshme në Iran, duke e bërë të vështirë për gazetarët dhe aktivistët që të raportojnë mbi ngjarjet që po ndodhin. Informacionet e pakta që arrijnë të dalin jashtë vendit, shpesh janë të fragmentuara dhe të pasakta. Organizata “NetBlocks” ka theksuar se ky veprim i qeverisë iraniane është një përpjekje për të kontrolluar informacionin dhe për të frikësuar qytetarët.…
Një 25-vjeçar është arrestuar sot (5 mars) në Vlorë, pasi qarkullonte rrugëve të qytetit me makinën e tij, i armatosur. I ndaluari është Florjan Hoxhaj, banues në qytetin bregdetar. Burime zyrtare të policisë vendore bënë me dije se gjatë kontrollit personal dhe të mjetit, e më tej në banesë, të riut iu gjetën një sërë sendesh, armatimesh të paligjshme, e deri në lëndë narkotike. Mësohet se janë sekuestruar 4 maska plastike, municione armatimi, lëndë narkotike kokainë dhe një celular. Gjithashtu si provë u sekuestrua edhe makina e Hoxhajt. Hetimet e mëtejshme i kaluan prokurorisë vendore, për të verifikuar pjesëmarrjen e…
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra, Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj saj më datën 9 mars në orën 09:00. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Ballukut, e cila tashme është zyrtarisht e pandehur dhe me akuza. vijon
Më 05.03.2026 në orën 03:30, nëpunës policorë të Njësisë Policore Osllomej e privuan nga liria R.B. (44) nga Kërçova, i punësuar në TEC Osllomej. Ai, në orën 02:25, i ka dërguar mesazh shefit të tij me të cilin e ka informuar se, ka pasur njohuri se në një departament në KME ,,Osllomej” është vendosur bombë. Pas masave të marra dhe verifikimeve të kryera me sigurimin, nëpunësit policorë kanë konstatuar se nuk ishte vendosur bombë dhe se bëhet fjalë për kallëzim të rremë. Pas masave të marra, R.B. është gjetur në një shtëpi pushimi në fshatin Osllomej të Kërçovës dhe është…

