Author: almakos

Janë zbardhur argumentet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, në të cilat kërkohet heqja e imunitetit dhe arrestimi i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas dokumentit të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, SPAK ka argumentuar se janë rënduar ndjeshëm nevojat e sigurimit, për shkak të rrezikut real që ajo të prishë provat, të ndikojë tek dëshmitarët dhe të kryejë vepra penale të tjera të ngjashme. “Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj…

Lexo më Shumë

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Hagë, ku ai u takua me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Grenell ka vlerësuar ashpërsinë e Ramës ndaj çështjes ligjore të prokurorit amerikan Jack Smith, duke deklaruar se Rama i ka turpëruar europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj “padrejtësie”. “Aleati i NATO-s dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kritikon ashpër çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe i turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp.…

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTING Emri aktual i kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhe Byberi del në qendër të vëmendjes edhe si përfitues i një ndërtimi të ri, që sipas burimeve nga terreni, po ndërtohet pa leje në sipërfaqen ngjitur me godinën e bashkisë. Nëse kalon në atë zonë dhe sheh këtë subjekt, nuk vihet re asnjë tabelë paralajmëruese apo informuese se aty po punohet, cila kompani e ka marrë përsipër projektin, kush e ka kërkuar lejen, sa është financimi etj. Kjo bie në kundërshtim me ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i cili kërkon të ketë transparencë dhe informacionet…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se të mërkurën në periudhën nga ora 11:00 deri në 13:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë zbatuar një kontroll aksion për zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve, të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve pa licencë. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga K.I. (67) nga fshati Kamjan i Tetovës, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, është konstatuar se kryen transport publik të udhëtarëve pa poseduar licencë të lëshuar nga organi kompetent. Gjithashtu, në rrugën “Iliria” në Tetovë janë hasur pesë shoferë duke kryer transport publik të udhëtarëve…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar në GJKKO seanca për konfirmimin e masave të sigurisë për personat e pandehur lidhur me skandalin e tenderave të AKSHI-t. Gjykata e Posaçme ka lënë në “arrest shtëpie” drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila akuzohet për tre vepra penale shkelje të barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal. Edhe ndaj zëvendëses së saj, Hava Delibashi rëndojnë të njëjtat akuza, dhe po ashtu ajo është lënë në “arrest shtëpie”. Po ashtu, GJKKO la në fuqi masat ndaj të akuzuarve të tjerë. Ndaj zëvendës drejtorit të…

Lexo më Shumë

Avokati Fehmi Stafa mbetet në paraburgim, ankesa e tij kundër paraburgimit 30-ditor, që i është caktuar për marrje ryshfeti, është refuzuar. “Këshilli i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, duke vepruar sipas ankesës së mbrojtjes së të dyshuarit F.S., ish-prokuror shtetëror, kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake me të cilin të dyshuarit i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pas një seance dhe këshillimi, nxori vendim me të cilin, ankesa refuzohet si e pabazuar dhe vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake mbetet në fuqi. Domethënë, F.S., për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm për vepër penale, “Marrje shpërblimi” për…

Lexo më Shumë

Përfundimi me sukses i rikonstruimit të ambulancës së Haraçinës ka bashkuar në një vend kryetarin aktual Daut Beqirin dhe ish kryetarin Ridvan Ibrahimi. Kryetari aktual, Daut Beqiri tha se ky është projekt shumë i rëndësishëm për komunën dhe banorët. DAUT BEQIRI – KRYETAR I HARAÇINËS Është faza përfundimtare e një projekti shumë të rëndësishëm, ky projekt ka zgjatur tre vite dhe ka filluar në fillim të vitit 2023 dhe ka përfunduar dhe përfundon tash në fund të vitit 2025-së E ish kryetari, Ridvan Ibrahimi gjatë mandatit të së cilit filloi ky projekt falënderoi donatorët dhe tha se ndryshimin do ta…

Lexo më Shumë

Fiona Papajorgji është zgjidhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar, duke pasur në këtë detyrë gjyqtaren Holta Zaçaj. Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti, ndërsa Papajorgji ishte kandidatura e vetme në garë për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese. “Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr.14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona…

Lexo më Shumë

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari i një kompanie të mjeteve me qira, se e kishin mashtruar duke mos ia kthyer dy mjetet për të cilat kishin nënshkruar kontratë. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec dhe të dyshuarit janë 53 dhe 48 vjeç, banues të dy në Tiranë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit I. M., 53 vjeç dhe S. T., 48 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale “mashtrimi”, pasi i kanë marrë me qira dy automjete, shtetasit D. Y., dhe…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti Ilir Meta, i paraburgosur prej 21 tetorit 2024, ka dëshmuar sot në SPAK për çështjen e “21 Janarit”, në cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat, pasi në atë kohë ishte një zv/kryeministër i dorëhequr i qeverisë “Berisha”. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka bërë sot me dije disa nga detajet e rrëfimit të kreut të Partisë së Lirisë para oficerëve të BKH-së. Sipas avokatit, Meta ka deklaruar se “para demonstratës së 21 janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte…

Lexo më Shumë

MPB sot ngriti një kallëzim të ri penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov. “SPB Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike të Strumicës, ngriti kallëzim penal kundër K.K. (35) dhe B.Sh. (64), të dy nga Strumica, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kryerje e pakujdesshme e detyrës” dhe kundër I.G. (54) nga Strumica për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ajo ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. E denoncuara I.G., në cilësinë e saj si Drejtuese e Departamentit të Administrimit të të Ardhurave të Komunës së Strumicës, duke vepruar në…

Lexo më Shumë

Sipas vendimit të gjykatës, masa e sigurisë është zbutur nga “arrest në burg” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për këta persona: Juncheol Chung• Ismail Dybeli• Prakash Kadel• Rahul Pal• Styend Pal• Munna Singh• Rajesh Yadav• Aaditiya Raj• Dheeraj Kumar• Jakup Karaj• Dorjan Xhufka• Elton Bejkolli• Besnik Abdiaj• Elton Beqi• Eglis Flaga Gjykata ka urdhëruar që të gjithë këta persona të paraqiten në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, në orën 13:00, si dhe lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal. Persona në kërkim…

Lexo më Shumë