Pneumotoraksia masive dhe edema e trurit janë ndër shkaqet e vdekjes së foshnjës nga Haraçina, njofton Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor. Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Kiril Llazov, konfirmoi se është nisur një iniciativë për mbikëqyrje nga ekspertë që do të shqyrtojë të gjithë rastin. “Iiciativë është paraqitur në Ministrinë e Shëndetësisë për të formuar komision ekspertësh që do të përcaktojë nëse ka pasur ndonjë mangësi në trajtimin e të porsalindurit”, tha Lazov. Mbikëqyrja e jashtëzakonshme përcaktoi se pas lindjes me prerje cezariane, fëmija u vendos në terapi me antibiotikë dhe ventilim mekanik. Pavarësisht masave të marra për…
Author: almakos
Në një moment vendimtar për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, Banka Evropiane e Investimeve po forcon praninë dhe angazhimin e saj në vend. Alessandro De Concini, përfaqësuesi i sapoemëruar i BEI Global për Shqipërinë, flet në një intervistë për “Panorama” mbi mundësitë kryesore të rritjes ekonomike, prioritetet e investimeve dhe rolin e Bankës së BE-së në përshpejtimin e integrimit evropian të vendit. Nga infrastruktura dhe energjia e pastër, te mbështetja për bizneset e vogla dhe modernizimi i hekurudhave, De Concini shpjegon se pse “koha për të investuar në Shqipëri është tani” dhe cilat janë projektet që pritet të ndikojnë…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka gjetur mospërputhje minimale në mbikëqyrjen e sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë. AUV informon se gjatë 262 kontrolleve inspektuese të kryera në depot e paketimit të pakove, markete dhe dyqane, asnjë operator ushqimor nuk është gjobitur dhe as nuk është asgjësuar ushqim i pasigurt. “Për shkak të mospërputhjes midis afateve të deklaratës përmbledhëse me afatet individuale të produkteve në paketim dhe për shkak të deklaratave të paplota, shërbimet e inspektimit të AUV-së kanë lëshuar katër vendime me urdhër për tërheqjen e pakove të Vitit të Ri nga qarkullimi, dhe dy…
Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët është matur në Shkup-Petrovec, Manastir, Strumicë dhe Berovë, ku është matur temperaturë minimale prej -4 gradë celsius, ndërsa më ngrohtë në Krushevë me 4 gradë Celsius të matura, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në Tetovë, Veles dhe Demir Kapi në mëngjes janë matur -3 gradë, në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Shtip, Kavadar dhe Prilep-2, në Pretor dhe Hanet e Mavrovës 0, në Kriva Pallankë, Gjevgjeli, Vinicë dhe Kodra e Diellit 1 gradë dhe në Ohër 2 gradë celsius. Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite…
Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selitën e Vogël. Raportohet se autorët kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me dy automjete. Njëri prej tyre është afruar tek porta e shtëpisë së 39-vjeçarit Dritan Jano dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës. Më pas janë larguar rrugicave të zonës së Selitës së Vogël. Dritan Jano është shprehur se nuk ka konflikte me njeri, por ka pasur problematika të vogla për shkak të punës. Ai ka mohuar që të ketë dijeni për arsyen se pse autorët i hodhën…
Në pritje të mbledhjes së Këshilli i Mandateve dhe Imunitetet ku pritet të diskutojë për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë. Ministrat e kabinetit qeveritar kanë hyrë në godinën e qeverisë. Ndërkohë e pranishme është edhe Belinda Balluku, e cila shihet të zbresë nga makina duke folur në telefon.
Një sasi lënde plasëse është hedhur në një automjet, i cili ishte parkuar në oborrin e një banese. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, ndërsa makina rezulton në pronësi të 39-vjeçarit Dritan Jano. Mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij dhe si pasojë, pati vetëm dëme materiale. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.…
Shqiptarët renditen të dytët pas rumunëve për numrin më të lartë të komuniteteve të huaja që jetojnë në shtetin fqinj, Itali. Janë 557 mijë persona të lindur fizikisht në Shqipëri, pavarësisht se çfarë shtetësie kanë, që janë të regjistruar në Itali, për vitin 2024. Në krahasim me një vit më parë, numri i shtetasve të lindur në Shqipëri që jetojnë në Itali është rritur me rreth 20 mijë persona. Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat në publikimin për emigracionin. Të lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të komunitetit të huaj në Itali. Në vend të parë janë të lindurit…
Sot përfundoi konkursi për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit dhe pesë anëtarëve të KSHZ-së. Janë gjithsej 15 kandidatë të regjistruar. Ish-ministri i Drejtësisë dhe zv/kryeministri për Eurointegrime Bojan Mariçiq ka kandiduar ekskluzivisht për kryetar, ndërsa disa të tjerë për anëtar dhe njëri për nënkryetar. Siç informon TV 24, për postin e kryetarit dhe të anëtarit është regjistruar Marija Mitanovska Dimvska, e punësuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe bashkëshorte e ish-shefit të policisë së ndërhyrjes nga koha e Zoran Zaev, Primislav Dimovski. MARKETING
Ministria e Ekonomisë dhe Punës nuk arriti të mbledhë mbi dy milionë euro gjoba në procedurat kundërvajtëse në vitin 2024, sepse i lejoi ato të skadonin për shkak të mosveprimit, zbuloi Enti Shtetëror i Revizionit. Të dhënat mbi rastet e kundërvajtjeve në Ministri ishin cak i një sulmi të synuar në shtator 2024, dhe i gjithë arkivi u humb në mënyrë të pakthyeshme. Gjithashtu, revizioni i ESHR zbulon se ministria lejoi që një marrëveshje për rrethimin e parcelave të destinuara për ndërtimin e centraleve fotovoltaike të mos zbatohej plotësisht, dhe nuk mori përsipër të mbledhë gjobat, dhe nuk kishte garanci…
Media prestigjioze britanike, “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull tensioneve të krijuara mes opozitës dhe mazhorancës në seancën e sotme plenare (18 dhjetor) në Kuvend si edhe faktit se zv/kryeministrja Belinda Balluku po mban postin edhe pse SPAK kërkon autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e saj. Artikulli i The Telegraph Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga kaosi të enjten, pasi deputetë të opozitës ndezën flakadanë dhe hodhën ujë, në një përplasje të ashpër lidhur me akuzat për korrupsion ndaj qeverisë. Deputetët u përleshën me gardën, hodhën shishe në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe zunë vendet e rezervuara për…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se deri në muajin qershor-korrik, pret që sistemi “Safe City” të zbatohet në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. “Shpresoj që deri në qershor-korrik të vitit të ardhshëm do ta zbatojmë “Qytetin e sigurt” në të gjithë territorin e vendit, dhe jam i sigurt se deri në fund të vitit 2026 do ta zbatojmë në çdo qytet si një sistem inteligjent. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të zbatojnë një zgjidhje inteligjente në Tetovë, Shkup, por edhe në Berovë, Dellçevë, Strugë dhe Ohër që duhet të ndjekë strategjinë evropiane “zero viktima”, domethënë atë strategji…

