Gjykata Kushtetues e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka pezulluar Paragfafin 4 alinea 1 nga Rregullorja për akomodim dhe rregull në Armatë, të miratuar nga shefi i Shtatmadhorisë. Gjykata konstatoi se ky rregull nuk është në përputhje me vlerat kushtetuese dhe të drejtat e qytetarëve dhe se shefi o ka tejkaluar kompetencat e tij. Sipas Gjykatës, kushtet për kryerjen e riteve fetare në forcat e armatosura duhet të rregullohen me ligj dhe jo me akt nënligjor. Siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e shfuqizoi Paragrafin 4, alinea 1 të Rregullës për akomodim dhe rregull në Armatën e Republikës së…
Author: almakos
Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi se çështjen e zgjedhjeve të 14 majit do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut dhe nëse fiton do kandidojë sërish për bashkinë Himarë. Beleri u shpreh se gjëja që do të bëjë dhe di të bëjë më mirë është puna që ka të bëjë me Himarën. ”Siç e kam thënë shumë herë unë betejën time për çështjen e 14 majit do e mbaroj në Strasburg dhe nëse dal i pafajshëm, që besoj se do dal i pafajshëm do kandidoj sërish për bashkinë Himarë. Do jap dorëheqjen nga europarlamentari me gjithë ato privilegje që kam, se unë…
Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të shkojë në SPAK nëse e thërrasin. Sipas tij, vajtja në Prokurorinë e Posaçme nuk është fajësim. I pyetur ne emisionin Opinion nëse e di që SPAK ka hapur hetim për rastin McGonigal, Rama tha se nuk ka asnjë problem dhe se kjo histori e bën për të qeshur. Pyetje: Nëse SPAK do ju thërrasë, do shkoni zoti Rama? Edi Rama: Mua? Pyetje: Po! Edi Rama: Po pse mos të shkoj. Patjetër. E vajtura në SPAK nuk është fajësim. Pyetje: A e dini që ata kanë hapur një hetim për McGonigal? Edi Rama:…
Ish banorja e BBVK, njëkohësisht dhe modelja e njohur Gresa Hoti njihet për pozat provocative që bënë. Ajo së fundmi ka treguar se është në një lidhje dashurie duke postuar kështu foto më të dashurin. Si duket ai nuk qenka aspak xheloz, Gresa po vazhdon ende të publikoj foto me të mbrenshme. A mos po qëndron mbrapa fotove i dashuri?
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi se opozita nuk lejohet të kryejë rolin e saj në Kuvend, pasi pjesa më e madhe e deputetëve demokratë është përjashtuar pa ligj, pasi Kushtetuesja e ka shfuqizuar pikën e Rregullores, për të cilën ligjvënësit e opozitës u përjashtuan dy muaj. I ftuar në emisionin Open në News24, Bardhi u shpreh se kur të kthehet kushtetutshmëria në Kuvend, opozita do të luajë rolin e saj. Bardhi, ndërsa ka vlerësuar rolin e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se nuk kishte kuptuar mesazhin e dhënë prej tij, që kërkonte që opozita…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me atentatin me tre të vrarë në Shkodër, ku viktime mbeti edhe një qytetar i pafajshëm. Kreu i qeverisë e konsideroi tragjedi faktin që humbin jetën edhe të pafajshëm, por teksa iu referua statistikave ai tha se numri i vrasjeve në Shqipëri ka ardhur në rënie. Sipas tij beteja për të luftuar krimin e organizuar vazhdon ende. “Me krimin po ndodh që është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këto janë tragjedi, por ne e kemi marrë detyrën me mesatarisht 110 – 115 vrasje në vit, sot jemi…
[embedded content] EMISIONI VETTING Tenderi i ri për bulevardin konfirmon dështimin e tenderit të parë Më 20 maj 2024, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të hapte tenderin “Transformimi Urban ne Hapësira Publike Kryesore Rajoni 2” Projekt Zbatimi “Bulevardi i Dibres”, i cili përfshin rregullimin e Bulevardit “Isuf Elezi” dhe të fasadave të godinave përreth me fond limit 225 milionë lekë ose 2.25 milionë euro. Në garë morën pjesë 19 kompani dhe në fazën finale u skualifikuan të gjitha, duke u shpallur automatikisht fituese kompania “S I R E T A 2F” shpk me ofertën me vlerën rreth 2.2 milionë euro.…
EMISIONI “VETTING” Por cilat janë shkaqet që sollën degradimin e sheshit “Elez Isufi? Sipas inxhinierit të ndërtimit, Ilir Krosi, projekti i vitit 2016 ka qenë i pastudiuar mirë dhe cilësia e punimeve dhe materialeve nuk ka qenë brenda standardeve. Përgjegjësi për këtë ka jo vetëm firma, e cila ka kryer punimet me materiale jo cilësore, por edhe Bashkia dhe institucionet përgjegjëse që merren me kontrollin e këtyre. “Projekt i dobët, cilësia e dobët e punimeve, cilësia e dobët e materialeve, kontrolli i dobët i cilësisë së punimeve, kontrolli i dobët i fazave të marrjes në dorë të punimeve, certifikimi i…
EMISIONI “VETTING” Fasada e bulevardit zbulon fasadën e korrupsionit Peshkopia është një nga qytetet më të rëndësishme në verilindje të Shqipërisë dhe një nga nyejt kryesore të lëvizjes përsa i përket pozitës gjeografike pasi është kthyer edhe në qendrën e turizmit malor. Tashmë kryeqendra e qarkut Dibër nuk është e famshme vetëm për malin më të lartë në Shqipëri dhe destinacionet turistike, por prej kohësh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të skandalit të vjedhjes së votave, abuzimet dhe vonesat me rrugën e Arbrit, si edhe korrupsionin që “dremit” në bashki. Kjo e fundit ka një impakt të…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se është rritur numri i mashtrimeve të cilat janë shënuar këtë vit ndërkaq të cilat përfshijnë sulme fishing dhe raste të prezantimit të rrejshëm në emër të ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të Byrosë për siguri publike. Nga Sektori për krim kompjuterik pranë MPB-së njoftojnë se qëllimi kryesor i sulmeve fishing është të grumbullohen të dhëna personale të pranuesit apo të detyrohet të vizitojë ueb-faqe të rrejshme. “Tentimet më shpesh vijnë përmes postës elektronike, por edhe përmes rrjeteve sociale, porosive SMS apo thirrjeve telefonike. Në disa raste, viktimat kanë marrë porosi…
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që Kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet etnik, në mungesë të argumenteve, vazhdon të shpif dhe të krijon situata të pa qena për ti shërbyer një defokusimi të çastit që të nxirret nga situatat e sikletshme të përditshme. “Në fillim ishte banesa në Butel me njerëz të armatosur, mandej ishte betimi i tij që asnjëherë nuk do ta njoh emrin kushtetues dhe marrëveshjen e Prespës, pastaj fliste që shteti do të destabilizohet në shtator, gjithashtu projektin e Korridorit 8 e quante krim epik korruptiv e në fund tha që është arritje historike, thoshte edhe që do…
GJKKO ka vendosur të nxjerrë nga qelia Genti Nderjakun, i cili në bashkëpunim me disa persona të tjerë akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se organizuan atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja. Në vendin e saj GJKKO thotë se është konstatuar humbja e fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurisë arrest me burg për Genti Nderjakun për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake. Për të GJKKO ka caktuar masën e arresti në shtëpi dhe detyrohet që personi nën hetim të mos largohet nga shtëpia dhe të mos komunikojë me persona…

