Nga BDI, në një komunikatë për media, kanë deklaruar se edhe pas 12 orëve të plota, kryeministri Hristijan Mickovski, nuk i publikoi pretendimet e tija për SMS porosi të pranuara nga funksionerë të lartë nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.“Të gjithë ne në BDI kërkojmë që Mickovski ti publikojë ato SMS porosi sot, menjëherë, pa asnjë vonesë. Kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet etnik, në mungesë të argumenteve dhe projekteve si dhe nën izolim ndërkombëtar, i zënë ngusht në Kuvend, shpif që të nxirret nga situatat e sikletshme të përditshme. Të gjitha që u thanë nga kjo qeveri u demantuan,…
Author: almakos
Arkimed Lushaj, reperi i njohur si Stresi është dorëzuar para pak minutash në stacionin policor në Pejë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Stresi është paraqitur mëngjesin e sotëm në stacionin kryesor në Pejë pasi ishte në arrati prej disa muajsh. Ngjarja kishte ndodhur verëm që lamë pas në një diskotekë në Pejë. Stresi dyshohet se e ka ftuar Medin për një takim, por në fakt, kishte planifikuar që ai të përballej me Noizyn dhe grupin e tij në të njëjtin ambient. Reperi nga Shqipëria ishte shpallur si person në kërkim nga Policia e Kosovës.
Policia ka vënë në pranga një 60-vjeçar në Elbasan, i cili është i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh. Fadil Demaj, me masë sigurie arresti në shtëpi, kishte dalë nga banesa dhe kur është pikasur nga policia, ka refuzuar të ndalojë, duke vazhduar kështu lëvizjen. Më pas ai është në ndjekje dhe si rezultat u arrestua. Njoftimi i policisë: Nuk iu bind Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin lëvizte, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, arrestohet 60-vjeçari. Ai është i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i…
Operacion policor në universitetin e Elbasanit, arrestohen disa pedagogë të Fakultetit të Ciklit të Ulët, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti. Raportohet se disa studentë në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator, kanë paguar pedagogët. Rasti është ndjekur fillimisht nga një emision investigativ “Stop”, dhe më pas në ketë çështje ka hyrë policia dhe prokuroria e Elbasanit, duke nxjerrë masa ndalimi për 5 profesorë dhe një sekser. VIJON…
Është ndarë nga jeta babai i aktores së njohur Jonida Vokshi. Lajmin e trishtë e ka ndarë në rrjetet sociale bashkëshorti i saj, Besnik Kapri, i cili i ka kushtuar një postim prekës, teksa shprehet se demenca e mpri ngadalë, por kurrë nuk arriti që të shuante dashurinë që kishte për ta. “Sot humbëm një njeri të veçantë, jo vetëm babain e Jonidës, por një mik dhe një shpirt të dashur. Ai më deshi si djalin e tij, gjithmonë i sjellshëm, me kujtime të mbushura me muzikë dhe tregime. Emi, cika ime, u rrit me përrallat dhe ninullat e tij…
Xuxi ka dhënë një rrëfim prekës për vajzën e tij, e cila rifitoi dëgjimin me aparaturë. “Unë me vajzën time foli më shumë anglisht. Sumeja e ka kryer shkollën e mesme dizajn grafik. Gjuha e parë e saj është anglisht”, u shpreh Xuxi. Rrëfimin e plotë të Xuxit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: [embedded content]
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që edhe një gënjeshtër e madhe e VMRO DPMNE dhe Aleksandar Nikollovskit u demantua tërësisht, sepse vet Nikolovski e konfirmoi në Kuvend që askush nga rradhët e BDIsë nuk ka blerë tokë në rrugën Shkup – Bllacë, siç akuzonte me javë me rradhë ai vet. “Nikollovski në Kuvend shpalosi emra të 4 kompanive që kanë blerë tokë në aksin Shkup – Bllacë për nevojat e tyre dhe asnjëra nga ato nuk ka asnjë lidhje të vetme me asnjë funksionerë të Bashimit Demokratik për Integrim.BDI, kohë më parë, kishte kërkuar që Nikollovski të zbulojë publikisht të…
NIKOLETA KOVAÇI/ Asnjë i dyshuar nuk është mbajtur në pranga nga Policia e Shkodrës dhe as e Shtetit në lidhje me aktin makabër të sulmit me armë që ndodhi në Dobraç të Shkodrës pasditen e 30 tetorit. Madje, ende nuk ka asnjë pistë konkrete ku ka fokusuar hetimet, ndërsa dje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, i cili ka premtuar publikisht se krimi barbar do të zbardhet. Dje, grupi hetimor është rikthyer edhe njëherë në vendin e ngjarjes, ka rimarrë pamje të tjera, ka kërkuar dëshmitarë të tjerë, ndërkohë që përgjatë natës së pasngjarjes janë shoqëruar shumë persona, mes të cilëve…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90 lekë dhe do shitet me 91 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116 lekë dhe do shitet me 117.5 lekë.
Bordi i RTK-së ka njoftuar se në mbledhjen e sotme ka emëruar Hysen Hundozin në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të mediumit publik. “Bordi i RTK-së emëroi ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Hysen Hundozi, i cili punon në RTK që nga viti 2002 dhe ka pasur pozita të ndryshme menaxhuese dhe profesionale”, thuhet në komunikatën për media. Në komunikatën për media bëhet e ditur se ky vendim erdhi pas bllokimit të ekzekutimit financiar dhe menaxheria në RTK. “Bordi i RTK-së ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me pikën kryesore të rendit të ditës ‘Diskutimi…
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se në veturën e tij është vendosur një pajisje e dyshimtë. Kajtazi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka thënë se sot pasi e ka dërguar veturën e tij në servis për kontroll është gjetur një pajisje e dyshimtë në anën e majtë të rrugës. Ai po ashtu ka treguar se Policia është në vend të ngjarjes si dhe është njoftuar edhe prokurori i shtetit. “Sot kam sjell veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një…
Sonte ndodhi puthja e parë në “Big Brother Vip Kosova”. Vullneti dhe Gresa dhanë puthje pasionante njëri tjetrit, por me një arsyeje. Gresa dhe Vullneti kërkuan një çaj për grip, ku në shkëmbim do te putheshin bashkë. Vëllai i madh iu sjelli çajin ku në ato momente ndodhi edhe puthja e parë. E këtë puthje e komentoi edhe Berat Buzhala, komenti i tij epik u bë viral në pak minuta.

