Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbajti sot Kongresin e pestë të partisë, njofton Telegrafi Maqedoni. Në fjalimin e tij para delegatëve, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se kjo parti ka lindur nga nevoja për barazi dhe paqe, duke kaluar nga lufta në përfaqësim institucional të shqiptarëve në shtet. Ahmeti u shpreh se sot BDI është një forcë politike që mbron karakterin unitar të Maqedonisë së Veriut dhe kontribuon në stabilitetin e vendit. “BDI lindi nga nevoja për paqe dhe përfaqësim. Me kalimin e viteve, nga lufta kaluam në përfaqësim institucional dhe sot jemi parti që mbron karakterin unitar të…
Author: almakos
Një 40-vjeçar i dënuar me burg për dhunë në familje dhe ngacmim seksual të dy vajzave të tij të mitura është arrestuar. Ndaj të arrestuarit me iniciale Q. D., banues në fshatin Mamëz, Gjykata e Kukësit ka caktuar dënimin me 5 vite e 8 muaj burgim. Mësohet se 40-vjeçarit i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“. “Në prill të vitit 2024, ky shtetas u arrestua pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë…
Vlera e shportës minimale sindikale e llogaritur nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) për muajin dhjetor të këtij viti arrin 65.492 denarë dhe është për 319 denarë më e lartë në krahasim me shportën minimale për muajin e kaluar kur ishte 65.173 denarë. LSM sot informoi se me një banesë me qira prej 60 metra katrorë për muajin dhjetor, shporta minimale sindikale arrin 80.867 denarë. Sipas llogaritjeve të LSM-së, në dhjetor për ushqim dhe pije janë të nevojshme 23.640 denarë, për arsim 7.159 denarë, për taksën e banimit, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.130 denarë, veshmbathje 5.875 denarë. Transport…
Shkupi vazhdon të renditet si qyteti i tretë më i ndotur në Evropë këtë mëngjes, sipas të dhënave të publikuara nga platforma zvicerane “Air Care”. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut pozicionohet pas Sarajevës dhe Bukureshtit për nivelin e ndotjes së ajrit. Sipas matjeve të aplikacionit “Air Care”, në disa stacione matëse në Shkup përqendrimi i grimcave PM-10 ka tejkaluar vlerën 300, çka konsiderohet nivel shumë i lartë dhe i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. Me rënien e temperaturave, ndotja e ajrit mbetet një problem i përsëritur dhe serioz për kryeqytetin, veçanërisht gjatë muajve të dimrit. Për shkak të situatës alarmante…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në Resnjë dhe Udovë, informoi LAMM. MARKETING Share Now Facebook Twitter
Ky është 23-vjeçari Domeniko Cibaku nga Dibra i cili u kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë 10 mijë euro.kanabis Domeniko Cibaku Ai rezulton pa precedent penal, por i skeduar në përdorimin e lëndëve narkotike. Kanabisi, sipas burimeve, kishte ardhur nga Kanadaja me postë në Shqipëri dhe do të shitej në zonën e 5 Majit në lokalet e lagjes. I riu mësohet se ndihmohej nga një tjetër person, i cili po kërkohet nga blutë. “Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në mëngjes do të shfaqet mjegull në disa lugina. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe qetësi me mjegull. Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 8 gradë. MARKETING
Solstici dimëror i vitit 2025 pritet të ndodhë më 21 dhjetor, vetëm pak ditë para Krishtlindjeve. Është një ngjarje spektakolare astronomike e shënuar nga nata më e gjatë dhe dita më e shkurtër e vitit në Hemisferën Veriore. Ky moment i veçantë shënon fillimin zyrtar të dimrit dhe është një pikë kthese në rrugën e dritës nëpër qiell. Çfarë do të thotë solstici i dimrit? Gjatë Solsticit të Dimrit 2025, dielli do të jetë në pikën e tij më të ulët në rrugën e tij qiellore. Kjo rezulton në një kohëzgjatje më të shkurtër të ditës se në çdo kohë…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.4 lekë.
Një nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Arsimit Turk, të organizuar nga Shkolla Fillore “Tefeyyuz”, institucion me traditë të gjatë në arsimin në gjuhën amtare. Me këtë rast, Mexhiti theksoi rëndësinë e arsimit turk në Maqedoninë e Veriut, rolin e tij në ruajtjen e identitetit kulturor dhe kontributin e vazhdueshëm të komunitetit turk në jetën arsimore dhe shoqërore të vendit. Ai nënvizoi se kjo ditë përcolli mesazhe të qarta respekti, barazie dhe bashkëjetese, duke riafirmuar përkushtimin institucional për mbështetjen e arsimit në gjuhën amtare si vlerë e përbashkët e shoqërisë shumetnike. Sipas…
Në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, u mbajt Takimi i 11-të Ndërkombëtar i Poezisë Turke “Yahya Kemal Beyatli”, raporton Anadolu. Programi u realizua nga Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATUSITEB), me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) dhe shoqata kulturore “Köprü”. Në aktivitet morën pjesë kryetari i TIKA-s, Abdullah Eren, ish-kryetari i parlamentit të Turqisë (TBMM) Mustafa Sentop, përfaqësues të institucioneve turke dhe vendore, si dhe poetë e dashamirë të letërsisë. Në një deklaratë për gazetarët, Eren tha se në program morën pjesë 30 poetë nga 12 vende të ndryshme të botës turke. Yahya…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të forcës dhe konsolidimit të shtetësisë së vendit në arenën ndërkombëtare. Në postimin e tij, Haradinaj ka theksuar se kjo njohje, e 121-ta për Kosovën, tregon qartë se rruga euroatlantike e vendit është e drejtë dhe e pakthyeshme. Ai ka shtuar se Kosova ka nisur një proces avancimi ndërkombëtar dhe se nuk ekziston forcë që mund ta kthejë këtë proces pas. “Kosova do të vazhdojë të ngritë flamurin e saj si shtet i pavarur, sovran dhe…

