Author: almakos

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), ka reaguar pas hyrjes në BigBrother Vip Kosova të ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit. Përmes një reagimi për media, RrGK-ja ka reaguar nda Klan Kosovës, duke bërë thirrje të mos promovohen dhunuesit. “Rrjeti i Grave të Kosovës shpreh shqetësimin për promovimin publik të personave të dyshuar për dhunë me bazë gjinore, siç u pa mbrëmë në televizionin Klan Kosova. Ajo që ka ndodhur mbrëmë në një show në Klan Kosova, është e papranueshme dhe bie ndesh me përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar dhunën me bazë gjinore, një fenomen i përhapur që cenon mirëqenien…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka pritur në ambientet e saj Prokuroren Federale Belge, Ann Frasen. Mbërritja e Frasen vjen në kuadër të hetimeve për krimin e organizuar midis Shqipërisë dhe Belgjikës. Raportohet se prokurorja federale do të zhvillojë takim me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani dhe disa prokurorë të posaçëm qe po kryejnë hetime edhe financiare me grupe kriminale. Autoritetet belge, bashkë me palën shqiptare, po hetojnë disa çështje lidhur me krimin e organizuar.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka shpallur pretencën për ish-shoferin e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe të pandehurve të tjerë, të cilët ishin përfshirë në grup kriminal. Për Agustin Mesulin, Altin Dodën, Sokol Idrizaj dhe Elda Idrizaj është kërkuar nga 12 vite burg. Duke përfituar nga aplikimi i uljes së dënimit me 1/3, kërkohet që ata të vuajnë 8 vite burg. Ndërkohë për  Florian Bakun dhe Egi Idrizaj 10 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 6 vite e 8 muaj. Për Bora Idrizaj 6 vite dhe me gjykim të shkurtuar 5 vite…

Lexo më Shumë

SH.B. “Logos-“, para disa ditëve ka botuar tefsirin trembëdhjetë vëllimësh të Prof. Dr. Metin Izetit. Botimi i këtyre veprave vjen para lexuesve shqiptarë në prag të Panairit të Librit – Tirana 2024, e cila pritet të mbahet më 13-17 nëntor. Komunikata e Logos-A: TEFSIRI TREMBËDHJETË VËLLIMËSHAutor: Metin IzetiBIBLIOTEKA: ELIF Këtë vit Logos-A para lexuesve sjell kolanën e veprave trembëdhjetë vëllimëshe në të cilën autori Metin Izeti hedh dritë mbi komentimin e disa kaptinave kur’anore. Kjo kolanë veprash që plotëson studimet hermeneutike islame është e para e këtij lloji në hapësirat tona shkruar nga një teolog shqiptar. MARKETING

Lexo më Shumë

Atilla Kardesh është banori më i ri i Big Brother Vip Kosova 3. Hyrja e tij duket se do të trazojë ujërat pasi është edhe ish-bashkëshorti i banores Drenusha Latifi. Mirëpo një deklaratë e opinionistit Milaim Zeka ka trazuar ujërat. Zeka ka deklaruar se banorja Diana dhe Atilla Kardesh njihen tash e 18 vite, pasi vajza e tezës së Dianes ka qenë e fejuar me Atilla Kardesh. Tutje Zeka ka thënë se Drenusha ka qenë ajo që ka ndërhyrë në lidhjen e vajzës e tezës së Dianës dhe Atillës. Ndërkaq mbetet të shihet se si do të ndryshojë loja me…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në fshatin Kçiq i Madh, saktësisht në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi. Sipas tij, në aksident ishin të përfshira tri vetura dhe personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. “Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa…

Lexo më Shumë

Vit pas viti buxheti për shëndetësinë po rritet me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore, edhe pse vendi po përballet me nevoja të shumta për shërbime nga plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shpenzimet buxhetore me 2025 arrijnë në 822 miliardë lekë rreth 8,2 miliardë euro, ndërsa buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është projektuar 80,7 miliardë lekë ose sa 9.8 për qind e shpenzimeve të përgjithshme. Këtë vit (2024) buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është sa 10.1 për qind e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Në vitin 2021…

Lexo më Shumë

Një godinë në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë” është përfshirë nga flakët për shkak të një shpërthimi nga një sasi e vogël lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:55. Godina në fjalë është marrë me qira nga personazhi i TikTok-ut, Kozaku, pasi do të bënte me të një investim. Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit por policia po heton mbi konflikte të mundshme. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve. Kjo nuk është hera e parë që Kozak Braçit i djegin pronë, pasi orët e para të mëngjesit të datës 2 dhjetor 2023,…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.8 lekë dhe do shitet me 91 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.3 lekë dhe do shitet me 117.5 lekë.

Lexo më Shumë

Drenusha pas përballjes me ish-burrin: Unë karshi këtij njeriu nuk ndjej asgjë. Drenusha Latifi është përballur me ish-burrin Atilla Kardesh, i cili do të jetë banori më i ri në Big Brother VIP Kosova 3. Latifi gjatë ballafaqimit me të pati disa fjalë për të kur e pa. “Unë karshi këtij njeri nuk ndjej asgjë, derisa vonë e kam pasur një lloj inati për që s’kemi pasur një bashkëpunim hatri i fëmijëve, tash nuk më bën përshtypje ky njeri”, u shpreh Drenusha. Ka kaluar një kohë prej kur jemi ndarë, po bëhen dy vjet që nuk kemi pasë bashkëpunim për…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.8 lekë dhe do shitet me 91 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.3 lekë dhe do shitet me 117.5 lekë.

Lexo më Shumë