Author: almakos

Ish-shefi i Shqiponjave, Engjëllush Avdulaj, me një karrierë 25-vjeçare, është rikthyer në punë pas largimin si pasojë e kërcënimeve nga Ervis Martinaj. Avdulaj, i cili ka qenë edhe ish-drejtori i Paraburgimit Engjëllush Avdulaj, do të mbajë postin e drejtorit të IMT-së Sarandë, sipas News24. Kujtojmë se shkak i kërcënimeve të ishin kontrollet në bizneset loto-sport të Martinaj. Avdylaj ka filluar punën si inspektor i policisë kriminale, teksa ka mbajtur detyra të ndryshme si shef seksioni i rendit, shef sektori, komandant nën/reparti, komandant reparti me forcat speciale e ndërhyrjes së shpejtë, shef i repartit Shqiponja Tiranë, shef komisariati, drejtor i paraburgimit…

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës së punës në Çeki, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka realizuar takim me ministrin çek të punëve të jashtme, Jan Lipavski. Vizita, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, e pasqyron përkushtimin tonë drejt ndërtimit të partneritet të fuqishëm, të bazuar në respekt të ndërsjellë dhe vlera të përbashkëta. Në takim të dyja palët e përshëndetën dialogun politik dinamik dhe të vazhdueshëm ndërmjet të dyja vendeve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh i cili zgjat tashmë 30 vjet. “Gjithashtu, ishin shprehur angazhimet e përbashkëta për intensifikimin e…

Lexo më Shumë

Koordinatorja Kombëtare dhe e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore i ka kërkuar mediumit Klan Kosova që ta largojë Atilla Kardesh nga reality shou “Big Brother”. “Grupi ndërministror për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kërkon të ndërmerren veprime urgjente: 1. Vendimin për largim nga emisioni – shoë televiziv Big Brother personin e denoncuar për dhunë në familje, Atilla Kardesh 2. Ndërmarrjen e masave nga Komisioni i Pavarur i Mediave në raport me këtë vendim skandaloz të televizionit Klan Kosova 3. Vlerësimin e përgjithshëm të përmbajtjeve të…

Lexo më Shumë

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy.  Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Ulusoy bashkëbiseduan rreth shumë çështjeve në vend dhe rajon si integrimin europian të vendit, marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona, partneriteti strategjik me Republikën e Turqisë, legjitimitetin, situatën në Maqedoni të veriut, etj. Ahmeti njoftoi Ambasadorin Ulusoy që BDI nuk lëkundet aspak nga përkushtimi për ta integruar vendin në Bashkimin Europian dhe do të vijojë të veprojë për realizimin e këtij synimi. Gjithashtu, jemi të përkushtuar për të ndërtuar partneritet strategjik me Republikën e Turqisë e cila…

Lexo më Shumë

Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, u bashkua mbrëmë (4 nëntor) me banorët e Big Brother VIP Kosova, ku tashmë ndodhet edhe Drenusha, ish-gruaja e tij. Pas hyrjes së tij në shtëpi, Atilla është përballur me një sërë pyetjesh dhe komentesh të forta nga banorët, të cilët nuk kanë ngurruar të rikthejnë në vëmendje akuzat e tij për dhunë ndaj Drenushës, të cilat janë bërë publike kohë më parë. Një prej banorëve që e ka pyetur drejtpërdrejt ka qenë Rezi, i cili, me një ton ironik, nuk ka hezituar të përqeshë historinë dhe situatën e Atillës. Ai ka shprehur mendimet…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e takimeve me qytetarët, Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar qytetarët e Kumanovës, nga i’u është përgjigjur kërkesës së koalicionit VLEN, të cilët para ca ditëve deklaruan se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, vetëm nëse Ahmeti deklarohet me shkrim, se nëse i humbë zgjedhjet do të shkojë në shtëpi. Ahmeti nga Kumanova tha se këtë madje e ka përsëritur një çerek shekulli, por sipas tij, pikërishtë janë krerët e VLEN-it, të cilët kanë deklaruar se nëse VLEN i humb zgjedhjet do të dorhiqen, ndërsa siç tha, të njejtit kanë ndejtur…

Lexo më Shumë

Gjykimi i përsëritur për zjarrin në spitalin modular të Tetovës është shtyrë sërish, për herë të tretë. Ndryshe, Gjykata e Apelit në Gostivar e ktheu procesin në rigjykim pas seancës publike në prill të vitit 2024, dhe pas aktgjykimit fillestar të 5 qershorit 2023.Seanca sot është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtarit Jordan Velkovski dhe gjyqtari zëvendësues e ka caktuar për 15 janar 2025 në ora 10:00. Përpjekja e parë për rigjykim ishte më 26 qershor të këtij viti, por u shty për 25 shtator, por edhe ajo seancë nuk u mbajt. Gjykata e Apelit në prill të këtij…

Lexo më Shumë

Kërkuesit shkencorë të Institutit të Arkeologjisë (IA) janë të shqetësuar për të ardhmen e kërkimit shkencor në monumentet e trashëgimisë kulturore në Durrës. Një vendim i Ministrisë së Kulturës mbi “Konceptin e Plotë të Gërmimeve Arkeologjike për zonën e Amfiteatrit Romak, Forumit Bizantin dhe Banjave Romake” e përjashton IA-në nga e drejta për të gërmuar e për të vazhduar kërkimin në zonat e mbrojtura arkeologjike, si dhe në monumentet e shpallura ligjërisht të mbrojtura – një e drejtë që punonjësit shkencorë në të gjithë vendin e ushtrojnë prej dekadash. Prof. as. Dr. Brikena Shkodra tha për BIRN se vendimi i Ministrisë së…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media shpalosi të dhëna, sic thonë ata, skandaloze për krimin më të madh në dekadën e fundit nëpërmjet të keqpërdorimit dhe shfrytëzimit të institucioneve.“Dje zbuluam që monopoli i bixhozit në shtet i kontrolluar nga kompania private serbo-bulgare e ka finansuar drejtorin e ri të Lotarisë Klimovski me mbi 140.000€, ndërsa për vete kanë fituar mbi 100 milion Euro në kurriz të shtetit dhe qytetarëve. Këtë përfitim, kompania e preferuar serbo-bulgare e Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit, e ka arritur me një Kontratë tërësisht joligjore.Për një depozitë prej vetëm 1 milion eurosh, pa…

Lexo më Shumë

Gjykata e Elbasanit, ka caktuar masat e sigurisë ndaj 6 pedagogëve dhe sekserit të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, të cilët akuzohen për korrupsion. Ndaj pedagogëve është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa sekseri Gazment Hodaj është lënë në burg. Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri Gazment Hodaj. Gjatë kontrollve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes. Ndërkohë 7 pedagogët e Universitetit të Elbasanit janë pezulluar nga detyra. Pedagogët Ornela Bilali, Lënda:…

Lexo më Shumë

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Shkaqet e vdekjes së foshnjës nuk dihen ende. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj. Ndrejaj bëri të ditur se janë duke e analizuar shkaktarët e mundshëm të vdekjes së foshnjës, dhe se fryti e placenta tashmë janë dërguar për autopsi. “Ne shkaqet ende nuk i dimë, ka shkaqe të shumta që mund ta shkaktojnë vdekjen. Jemi duke e hulumtuar, kemi mbledhur analizat dhe deklaratat e mjekëve që kanë qenë kujdestar. Dyshohet se mos është edhe ndonjë infeksion. Për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Skodrës, Benet Beci, ka reaguar lidhur me marrjen e tij si të pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje në detyra të mëparshme. Beci u shpreh se në SPAK është paraqitur për të dhënë shpjegime. Ai shton “kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë.” Benet Beci: Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të…

Lexo më Shumë