Author: almakos

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Madhe, rreth një vit e gjysmë më parë, konkretisht më 31 maj 2024 bënte kompetenten dhe kërcënonte punonjësit e Ujësjellësit Kanalizimeve në Vlorë se do t’i çonte në SPAK.   [embedded content] Sipas saj, ata kishin ngritur një skemë korruptive që grabiste qytetarët e Vlorës dhe bizneset. Zyrtarja më e larta e ekzekutivit, pas kryeministrit, e cila akuzohet nga opozita se ka një pasuri të pajustifikuar, me 300 apartamente dhe dy jahte paralajmëronte punonjësit se ishte e…

Lexo më Shumë

Një rast tragjik ka tronditur opinionin publik britanik, pasi një nënë e re e dy fëmijëve, Sophie Hunt, humbi jetën vetëm dy ditë pas kryerjes së operacioneve estetike në Turqi. Sophie, 34 vjeçe nga Northampton, ndërroi jetë në një spital privat në Stamboll, pas komplikacioneve të rënda shëndetësore. Ajo kishte kryer një operacion për shtrëngimin e barkut dhe një ndërhyrje Brazilian butt lift, të cilat rezultuan fatale për të. Pas operacioneve, Sophie përjetoi dështim të shumëfishtë organesh dhe tre arreste kardiake, duke mos arritur të mbijetojë. Kjo ngjarje ka ngjallur shqetësime të mëdha për sigurinë e procedurave estetike në vende…

Lexo më Shumë

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20 dhjetor) u shua në moshën 91 vjeçare  Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit, gazetari, komentatori, zëri i të cilit u bë pjesë e pandashme e historisë së sportit dhe medias shqiptare. Me largimin e Ismet Bellovës, gazetaria sportive shqiptare humbi jo vetëm një profesionist të jashtëzakonshëm, por një pasuri kombëtare, një vlerë të rrallë radiofonike dhe një shkollë të vërtetë të gazetarisë sportive, nga e cila u formuan e u frymëzuan breza të tërë. Për kontributet e tij në arsim dhe sport ai është vlerësuar me…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup u mbajt paneli “Prania e gjuhës dhe kulturës turke në Ballkan”, në kuadër të aktiviteteve për 21 Dhjetorin – Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu. Aktiviteti u organizua nga Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB) me mbështetjen e TIKA-s, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve ishin Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, kryetari i TIKA-s, Abdullah Eren, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke dhe të ftuar të shumtë. Ambasadori Ulusoy theksoi se komuniteti turk në Maqedoninë e Veriut ka bërë sakrifica të mëdha për ruajtjen e gjuhës turke, duke…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, e ka cilësuar si “teatër” Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke theksuar se në këtë proces nuk u kërkua asnjë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve lokale. Në një reagim në facebook Mexhiti tha se Kongresi u zhvillua pa reflektim dhe pa llogaridhënie politike për humbjen zgjedhore, ndërsa i gjithë procesi ishte i mbushur me paqartësi dhe mungesë transparence. Sipas tij, në vend të debatit për përgjegjësinë politike, Kongresi shërbeu për shpërndarjen e “temave madhore”, me qëllim të mbulimit të dështimit zgjedhor. Ai theksoi se çështja thelbësore se kush mban përgjegjësi për…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit – Paraburgimi i Elbasanit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment me qarkullim jo të paktë. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një manovre parakalimi të gabuar nga njëri prej automjeteve të përfshira, çka ka sjellë përplasjen e fortë mes mjeteve. Si pasojë e aksidentit, drejtuesit e të dy automjeteve si edhe dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt…

Lexo më Shumë

rindërit e personave që humbën jetën në zjarrin në diskotekën “Puls” morën pjesë sot në Marshin e 34-të për engjëjt në Koçan, ku kërkuan zgjerimin e hetimit, përcaktimin e përgjegjësisë individuale dhe një shpjegim publik se përse disa individë ende nuk janë përfshirë penalisht në procedurë. Ata i dërguan gjithashtu një mesazh prokurorit të ri publik të shtetit, duke kërkuar rishqyrtimin e plotë të rastit që nga dita e tragjedisë. Sipas tyre, hetimi duhet të nisë nga fillimi, “me qëllim që të përcaktohet se kush e dinte, kush e lejoi, kush heshti dhe kush nuk veproi”. “Jemi të zemëruar sepse…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç aktit të njohjes, të premten në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me kryeministrin Philip Davis, nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Presidentja në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova ecën përpara duke fituar miq. “Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ayu Putri është shtetasja indoneziane 20-vjeçare e arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, e akuzuar për veprën penale “Vrasja e foshnjës”. Sipas të dhënave, e reja ka lindur fëmijën e saj rreth dy muaj më parë dhe më pas e ka braktisur, duke e lënë në ballkonin e banesës. Ajo kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë nga Indonezia, së bashku me shoqe të tjera, me të cilat jetonte në një ambient të marrë me qira. Vajzat punonin si pastruese në lokale të ndryshme në kryeqytet. Në momentin e mbërritjes në Shqipëri, Ayu Putri…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozinovic, lidhur me pritjet dhe vonesat në pikat kufitare gjatë ardhjes së mërgatës në Kosovë. Sveçla ka bërë të ditur se iniciativa ka ardhur pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët, të cilët kanë raportuar për pritje të gjata në kufi. Sipas tij, me homologun kroat janë diskutuar modalitetet për një kalim sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e Kosovës, gjithmonë në përputhje me rregullat në fuqi. Ministri Sveçla ka theksuar se ministri Bozinoviq…

Lexo më Shumë

Një shtetase e huaj, A. P., 20 vjeçe, është ndaluar nga policia, pas ekzekutimit të një urdhri ndalimi të lëshuar nga Gjykata. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”. Ndalimi është kryer në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa ndaj saj kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”. Ndërhyrja e policisë…

Lexo më Shumë

Shkupi mbetet qyteti i dytë më i ndotur në Evropë dhe i nëntëmbëdhjeti në botë, sipas të dhënave nga platformat online të monitorimit të cilësisë së ajrit. Përqendrimet e grimcave PM10 dhe PM2.5 janë dukshëm mbi kufijtë e lejuar, gjë që përbën një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. Orët më kritike janë në mëngjes dhe në mbrëmje, kur, për shkak të inversionit të temperaturës dhe erërave të dobëta, ajri i ndotur mbetet “i bllokuar” mbi qytet. Një faktor shtesë janë oxhaqet individuale, trafiku i shtuar dhe burimet industriale në rajonin më të gjerë. Ndaj si shkak i kësaj, autoritetet…

Lexo më Shumë