Me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit Turk në Maqedoninë e Veriut, urime kanë përcjellë përfaqësues të lartë institucional dhe politikë të vendit, duke theksuar rëndësinë e arsimit në gjuhën amtare si vlerë kushtetuese dhe shoqërore. Kryetari i Lëvizjes Populli dhe deputet në Kuvendin e RMV-së, Skender Rexhepi – Zejdi, ka uruar këtë ditë të rëndësishme për komunitetin turk. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar: “Të gjithë bashkëqytetarëve tanë të komunitetit turk ju uroj 21 Dhjetorin, Ditën e Arsimit Turk! Urime!”.
Author: almakos
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u organizua një pritje solemne me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit Turk, si dhe me rastin e 20 vjetorit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA në Shkup. Në aktivitetin e organizuar nga TIKA dhe Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATUSITEB) morën pjesë Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova, Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ish-Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy , Kryetari i TİKA-s Abdullah Eren, ministra, deputetë, përfaqësues politikë, si dhe përfaqësues të institucioneve…
“Tri herë në javë, 4 orë dializë. Pa asnjë siguri për ditën e nesërme”. Kjo është përditshmëria e Zinep Iseinit e cila sot ka vetëm një kërkesë – që ta ndihmoni për gjendjen e saj shëndetësore dhe për kushtet e jetesës. Zinep Iseini 35 vjeç nga Gostivari jeton e vetme, e sëmurë rëndë dhe sot rrezikon të mbetet edhe pa strehë, pasi nuk ka mundësi ta paguajë qiranë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo nuk ka mundur të punojë asnjëherë dhe jeton vetëm nga ndihma sociale dhe mbështetja e bamirësve. Por këto mjete nuk mjaftojnë as për nevojat më elementare…
Qytetarët e Shkupit u zgjuan sot sërish me shifra alarmante të ndotjes së ajrit. Aplikacionet e matjes së cilësisë së ajrit kanë treguar se mëngjesin e sotëm, Shkupi u gjend në vendin e parë për ajrin më të ndotur në Evropë, ndërsa në nivel botëror ishte në vendin e 21-të. Ajri më i ndotur është matur në Karposh, ku indeksi i ndotjes deri në mesditë ka qenë 168, që në gjuhën mjekësore do të thotë i pashëndetshëm për të gjithë qytetarët, ndërsa ajër shumë i ndotur është matur edhe në Qendër ku indeksi i ndotjes në mesditë ka shkuar në…
Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikatë për media kanë njoftuar se dje kanë mbajtur Kongresin e Pesë partiak. Sipas tyre, në këtë kongres janë miratuar ndryshimet thelbësore, si në aspektin strukturor dhe kadrovik ashtu edhe në aktet themelore të partisë. “Rizgjedhja dhe rikonfirmimi i kryetarit, z. Ali Ahmeti, përfaqëson vazhdimësi, stabilitet dhe udhëheqje të sigurt të procesit reformues. Ky proces u realizua në mënyrë kolegjiale nga udhëheqja dhe anëtarësia e gjerë e BDI-së, duke dëshmuar përgjegjësi të lartë politike dhe autorësi të përbashkët në vendimmarrje. Për herë të parë, në Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm (Kryesinë Qendrore) janë përfshirë…
Një 67-vjeçar është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, pasi u sëmur gjatë udhëtimit me tragetin e linjës Korfuz–Sarandë, teksa po kthehej për të festuar festat e fundvitit me familjen e tij. Sipas burimeve spitalore, shtetasi Ndue Gjoka, banor i Shkodrës dhe prej vitesh emigrant në Greqi, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë lundrimit. Menjëherë pas mbërritjes së tragetit në portin e Sarandës, ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës. Mjekët bëjnë me dije se 67-vjeçari vuante nga një problem serioz kardiak, konkretisht disekacion i aortës, një gjendje e rëndë që kërkon ndërhyrje të specializuar. Pas marrjes së ndihmës së…
Një i ri 20 vjeçar shqiptar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të karabinierëve italianë, pasi tentoi të largohej me makinë gjatë një kontrolli policor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së shtunës në provincën e Pizës, raportojnë mediat italiane. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë pas një telefonate nga një grua, e cila kërkoi ndihmë duke deklaruar se djali i saj i mitur po i nënshtrohej një shantazhi. Sipas denoncimit, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët i kishin kërkuar një shumë prej një mijë eurosh për t’ia kthyer. Me mbërritjen e patrullës, një…
Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se urdhër arresti është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj. Mësohet se Eno Agasi ka hequr verën miliona euro e zbuluar në kantinën e Ergys Agasit. Lala bën me dije se pasi ishte bërë inventari, vera ishte lënë në kantinë pasi s’mund të transportohej natën nga doganat. Por më pas kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, vera ishte hequr. Ndërkohë, vetë biznesmeni Ergys Agasi është në kërkim, pasi akuzohet nga SPAK se krijoji bashkë me Ermal Beqirajn, një grup të strukturuar…
Nga koalicioni VLEN thonë se nënshkrimi i marrëveshjes kolektive në ditën e përvjetorit të Universitetit të Tetovës, si dhe me Universitetin “Nënë Tereza”, shënon fundin e një politike përjashtuese që u mbajt me vite, duke e kritikuar pushtetin paraprak për zvarritje të kësaj çështjeje. “Marrëveshjet kolektive të nënshkruara me universitetet shqiptare dëshmon një të vërtetë që për vite me radhë u mohua. Problemi nuk paska qenë as ligji, as procedurat, as institucionet. Problemi paska qenë politika e BDI-së. Universitetet shqiptare nuk mbetën jashtë rastësisht. Ato u lanë qëllimisht në pritje, u detyruan të dalin në protesta dhe u trajtuan si…
Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të krimit, shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku. Dy personat, 20 dhe 43 vjeç akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Pavlin Preka u vra më 27 shkurt 2025, me armë të dyshuar silenciator dhe se autorët kishin hyrë brenda oborrit të familjes Preka. Pavlini, djali 20-vjeçar që u gjend i pajetë pas mesditës dhe se ai ishte i vetëm në shtëpi prej…
Për shkak të mjegullës së dendur janë anuluar të gjitha fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti i Shkupit. Janë anuluar fluturimet e kompanisë ajrore “Wizz Air” nga Shkupi drejt Dortmundit, Brukselit, Parisit, Lubjanës, Bazelit, Memingenit dhe Venecias. Është anuluar gjithashtu edhe fluturimi drejt Zagrebit i “Croatia Airlines”, si dhe ai drejt Stambollit i “Turkish Airlines”. Aktualisht, në aeroportin e Shkupit nuk ndodhet asnjë avion. Asnjë nga gjashtë avionët e “Wizz Air” që janë të stacionuar në bazën e Shkupit nuk ka arritur të ulet dje në aeroportin e Shkupit. Për shkak të mjegullës, avionët janë devijuar drejt aeroporteve në Prishtinë, Sofje,…
Tensionet në Detin e Zi po rriten, dhe Turqia ka marrë masa të menjëhershme për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore. Pas rrëzimit të një droni mbi Ankara, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka paralajmëruar Rusinë dhe Ukrainën për rreziqet që sjellin aktivitetet e tyre ajrore në këtë rajon të ndjeshëm. Incidenti i fundit ndodhi kur dy mjete ajrore pa pilot (UAV) hynë në hapësirën ajrore turke mbi Detin e Zi, duke shkaktuar një alarm të menjëhershëm. Ky zhvillim ka ngritur pyetje të rëndësishme mbi sigurinë dhe mbrojtjen e territorit turk, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar. Ministria…

