Author: almakos

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht në rrugë me lagështi. Për shkak të shfaqjes së mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në 100 metra në rrugën Stracin – Kratovë, nga 30 deri në 50 metra në rrugën Shkup – Tetovë, nga 50 në 100 metra në rrugët Veles – Shkup, Shkup – Veles dhe Kumanovë – Shkup. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi. Organet e rendit, njoftojnë se gjendja e tij shëndetësore iu përkeqësua derisa ishte në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Prishtinë në “Rr. UÇK-së”. “Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Klankosova/

Lexo më Shumë

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në lidhje me grupin e strukturuar kriminal të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka edhe dëshmi tronditëse që kanë të bëjmë me rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Gerond Meçes, biznesmeni që garonte në tenderat e AKSHI-t. Vetë biznesmeni në datën 22 gusht 2025 është marrë në në pyetje nga Prokurorët e SPAK, ku ka treguar me detaje se çfarë ka ndodhur në 6 orë rrëmbim. Vetë Meçe tregon se kanë qenë 4 persona, të cilët janë shtirur sikur ishin agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai tregon se fillimisht i ka…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe katër të tjerë janë arrestuar në lidhje me protestën e djeshme të opozitës. Sipas Policisë, gjatë protestës janë hedhur molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta nga ana e protestuesve, çka ka sjellë edhe dëmtimin e dy punonjësve të Policisë, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski konsideron se tema e pranimit të azilkërkuesve të refuzuar në vend është ngritur në mënyrë spekulative nga mediat nga Mbretëria e Bashkuar, dhe jo vetëm për Maqedoninë. Një diskutim  dhe qëllim të tillë nga qeveria jonë  nuk ka pasur dhe nuk do të ketë, thotë Mucunski në një intervistë për “360 Gradë” në RTVM. “Në asnjë formë, as të ligjshme dhe as të paligjshme, të tilla e të tilla, kurrfarë migrantë nuk do të pranohen në shtetin tonë në bazë të ndonjë forme marrëveshjeje me Mbretërinë e Bashkuar… As…

Lexo më Shumë

Analisti politik Ilir Luma e ka vlerësuar prezencën e sekretarit të VMRO-DPMNE-së në Kongresin e Bashkimit Demokratik për Integrim  si një sinjal dhe derë të hapur për bashkëpunim të mundshëm ndërmjet dy partive në të ardhmen, raporton SHENJA. Sipas Lumës, pjesëmarrja e përfaqësuesit të lartë të VMRO-DPMNE-së ka ngritur dyshime në opinionin publik se kjo parti mund të ketë pasur njohuri paraprake për rezolutat dhe konkluzionet që do të miratoheshin në Kongresin e BDI-së. “Kur pashë se kush ishte i pranishëm në Kongres, më shkoi ndër mend se qytetarët mund të dyshojnë se VMRO ka pasur njohuri paraprake për përmbajtjen…

Lexo më Shumë

Policia e shtetit ka shoqëruar në komisariatet e Tiranës 10 persona pas përmbylljes së protestës kombëtare të opozitës. Arsyeja e shoqërimeve është hedhja e molotovëve drejt godinës së kryeministrisë, menjëherë sapo mbylli fjalimin në shesh kreu i PD-së Sali Berisha. Gjithashtu bëhet me dije se disa prej deputetëve të PD-së ndodhen pranë komisariatit nr.1 në Tiranë, në mbështetje të protestuesve opozitarë të shoqëruar.

Lexo më Shumë

Analisti politik Qenan Aliu, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka asnjë justifikim politik për t’u thirrur në karakterin unitar të shtetit. Sipas Aliut, një Kongres partiak nuk duhet të vlerësohet vetëm nga aspekti vizual apo ikonografia e sallës ku mbahet, por mbi të gjitha nga pesha politike e dokumenteve që miratohen në të. Ai theksoi se BDI-ja, sipas tij, është partia e vetme në historinë e pluralizmit në Maqedoninë e Veriut që tezën e karakterit unitar të shtetit e ka artikuluar në mënyrë “brutale dhe infantile”. “Ashtu siç tha edhe z. Luma,…

Lexo më Shumë

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike këtë të hënë para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione në përfundim të saj, pasi disa protestues hodhën molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit. Si pasojë e këtyre veprimeve, dy punonjës të Policisë së Shtetit mbetën të dëmtuar dhe morën ndihmë mjekësore. Po ashtu, gjatë kaosit të krijuar, një qytetar u përfshi nga flakët e një molotovi, duke pësuar djegie. Pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë zbarkuar pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara.

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se sot është bërë pagesa e mjeteve në shumë të përgjithshme prej 335.963.096 denarëve, ose 5 milionë eruo e gjysmë për 1.211 blegtorë, në përputhje me Programin për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024. Lidhur me përfituesit të cilëve nuk u janë paguar mjetet bazuar në subvencione për vitin 2023, informojmë se nevojitet të kontaktojnë Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me qëllim kryerjen e një kontrolli dhe shqyrtimi të detajuar të çdo rasti individual. Nga MBPEU paralajmërojnë se do të vazhdojë kujdesi për bujqit. MARKETING

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar pasditen e sotme në një gurore në zonën e Borshit. Gjatë procesit të punës, një gur i madh është shkëputur, duke zënë poshtë drejtuesin e një skrepi, shtetasin Adnan Hysi, 43 vjeç. Si pasojë, 43-vjeçari ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Sarandës. Sipas burimeve, i plagosuri ka pësuar politrauma në gjymtyrët e poshtme, deri në humbjen e një gjymtyre. Pas dhënies së ndihmës së parë dhe stabilizimit fillestar në Spitalin e Sarandës, Adnan Hysi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim…

Lexo më Shumë

Punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria nuk u morën vesh për rritje të jashtëzakonshme të pagës minimale në 600 euro, ashtu siç kërkon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Në seancën e sotme e Këshillit Ekonomiko-Social u arrit marrëveshje që bisedimet të vazhdojnë.  Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por shton se ajo mund të bëhet vetëm nëse pajtohen edhe punëtorët edhe punëdhënësit. Hristijan Mickoski, kryeministër “Dëshiroj të theksoj qartë: Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale. Angazhimi ynë është që pagat të rriten dhe puna të vlerësohet në mënyrë të duhur. Por, gjithashtu jemi bindur…

Lexo më Shumë