Author: almakos

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar aksionin e dyditor të policisë në veri, ku u gjetën sasi municioni e uniforma ushtarake. Sveçla thotë se gjetjet janë vendstrehim i armëve për planifikimet e errëta të bandave kriminale në veri. Një situatë e tillë përbën një kërcënim serioz jo vetëm për rendin dhe ligjin, por gjithashtu për stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës. “Për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave”, tha…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka bërë sot një deklaratë për mediumin PortaliX, duke thënë se Ali Ahmeti do të arrestohet pas disa dite. Kështu ka njoftuar përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, gazetari Furkan Saliu, i cili ka përcjellë tensionet e fundit në atë komunë. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta brenda dhe jashtë komunitetit. “Kur pushteti flet për destabilizim, përgjigjet duhet t’i kërkoni tek kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski e jo te BDI. E kemi kërkuar atë për t’u intervistuar lidhur me akuzat për partizimin dhe familjarizimin e…

Lexo më Shumë

Psikologia terapiste, Eralba Zenelaj, ka folur lidhur me rastin e vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës Fan Noli nga bashkëmoshatari i tij. Fillimisht ajo ka treguar se djali i saj e ka patur shok futbolli viktimën Martin Cani. Zenelaj tha se sipas djalit të saj, Martini ka qenë djali i qetë dhe bënte humor. “Kam qenë psikologe në shkollë dhe e njoh ambientin e shkollës. Për këtë histori nuk jam mirë sepse jam prind i një djali 14-vjecar që ishte shok futbolli me Martinin. Është shumë e rëndë për mua dhe familjen time sepse te djali im pasqyrohet edhe te Martini.…

Lexo më Shumë

Mot me reshje të dendura pritet gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të vendit. Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan, njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook. Ndërkohë që në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”. Për rrjedhojë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave tësistemit…

Lexo më Shumë

Xheneta ka ndarë mendimet e saj mbi kufijtë në një lidhje romantike, veçanërisht kur bëhet fjalë për partnerin e saj të mundshëm që të jetë këngëtar. Ajo ka theksuar se nuk do të pranonte skena ku femrat i bëjnë ‘tëerk’ partnerit të saj, duke nënvizuar rëndësinë e respektit dhe kufijve në një marrëdhënie. “Mua nuk më pengon të jetë këngëtar, apo fytyrë publike , por mua më pengon nëse ai si burrë ka me mua fëmijë dhe jam në shtëpi, ndërkohë ai me qenë i shtrirë dhe një femër ti bëjë twerk atij”, u shpreh Xheneta.

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit përmes kumtesës e hedh posht përgjegjësinë lidhur me krizën që ka ndodhur sot në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik (NQP), e cila ka mbetur pa naftë, duke theksuar se bëhet fjalë për skenar i paramenduar nga ana e VMRO-DPMNE-së, me qëllim të kolapsit të ndërmarrjes. “Kuadroja e shefes së VMRO-DPMNE-së në Byronë për furnizime publike, Mare Bogeva, krijon kriza në NQP-në për derivate, me atë që për herë të parë nga ekzistimi i ndërmarrjes e anuloi furnizimin e parë të rregullt për derivate në NQP, si skenar të paramenduar. Në të njëjtën kohë dhe me skenarin njëjtë të…

Lexo më Shumë

Insidor Rexhepi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Ministria e Drejtesise Vendimi i Këshillit të Ministrave: V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË     SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të       vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i…

Lexo më Shumë

MPB njofton se disa nxënës nga shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë kanë sulmuar fizikisht një nxënës të mitur nga po e njejta shkollë. I mituri pas plagëve të marra është dërguar në emergjencën e spitalit të Tetovës, teksa policia ka privuar nga liria dy personat që kanë marrë pjesë në sulmin fizik ndaj të miturit.Sot (20 nëntor) në ora 15:45 në SPB Tetovë është raportuar se është prishur rendi dhe qetësia publike në një objekt hotelierik përballë një shkolle të mesme në Tetovë. Pas raportimit menjëherë është vepruar dhe është konstatuar se disa nxënës të shkollës së mesme…

Lexo më Shumë

Produksioni i Big Brother VIP Kosova ka reaguar ndaj spekulimeve dhe komenteve të shumta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe mediat online, duke publikuar pamje zyrtare në emisionin Kosova Today. Këto pamje, të cilat janë bërë publike për herë të parë, dëshmojnë qartë se Xhenetës nuk iu ndërrua bileta e fatit në spektaklin e së hënës, kur ajo u eliminua nga shtëpia më e famshme në Kosovë, gjatë një përballje me Drenushën në televotim. Në episodin e fundit të Kosova Today, produksioni zbardhi pamjet e kamerave në prapaskenë, ku në mënyrë transparente dhe të pakontestueshme, u vërtetua se biletat…

Lexo më Shumë

Në ditën e saj të ditëlindjes, këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj, ka bërë një dedikim prekës për vëllanë e saj të ndjerë, Henri Haxhiraj, i cili i dha fund jetës në tetor të këtij viti duke u vetë qëlluar me armën e shërbimit. Sheila ka publikuar sot një këngë dedikim për humbjen e vëllait të saj, teksa ka ndarë me ndjekësit në Instagram ndjesitë që e kanë kapluar sot në ditëlindjen e saj të parë pa vëllanë. “Si çdo vit për ditëlindje mezi prisja urimin tëndë të parin. Më mungon urimi dhe përqafimi jot sot edhe pse e di që…

Lexo më Shumë

Një delegacion nga Aleanca për Shqiptarët, i kryesuar nga kryetari Arben Taravari, i cili gjithashtu mban postin e ministrit të Shëndetësisë, dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai, që njëkohësisht është Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë në ASH, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka pasur një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. “Sot, së bashku me zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe një delegacion nga ASH-ja, pata kënaqësinë të takoja Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në një atmosferë vëllazërore dhe bashkëpunuese.E përgëzuam Presidentin për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka nisur nga qelia, një letër publike anetarëve, simpatizantëve dhe Kryesisë së PL-së, ku u kërkon nisjen e protestave paqësore periodike para SPAK. Letra: Te nisin protestat paqesore periodike para SPAK per te denoncuar te gjitha manipulimet skandaloze te tyre ne dosjen kunder meje dhe per te denoncuar aferat skandaloze te Edi Rames qe SPAK nuk i heton

Lexo më Shumë