Një 50 vjeçar nga Stambolli është kapur në pikën kufitare të Kapshticës duke tentuar kalimin e rreth 28 mijë euro dhe mbi 2900 dollarë të padeklaruara. Procedimi penal ka nisur për shtetasin A.D., 50 vjeç, banues në Stamboll. Ai kishte fshehur 27915 euro dhe 2935 euro në një çantë krahu, të vendour në kabinën e kamionit që drejtonte. Shuma e parave është sekuestruar nga uniformat blu nën cilësinë e provës materiale. 50 vjeçari akuzohet për veprën penale Njoftimi i policisë PKK Kapshticë/Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar. Për rastin u referuan materialet në Prokurori,…
Author: almakos
Pas sfidës në “TikTok” ku Sara pranoi hapur pëlqimin për Drilonin, duket se dyshja kanë nisur të afrohen me njëri-tjetrit. Pas përfundimit të sfidës ata janë parë duke u përqafuar. Ky moment po duket mjaftë romantik dhe sigurisht mes tyre pritet të lind diçka më shumë. Andaj edhe ndjekësit nuk munguan me reagime të shumta, se shumë shpejt mund të bëhen çift.
Pas emërimit të 12 drejtorëve të policisë në qarqe, kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zëvendësuar edhe disa nga zv.drejtorët në qarqe. Edvin Ndreu shefi i komisariatit Nr.6 në Kombinat transferohet në Lezhë, duke u emëruar zv/drejtor qarku. Oligert Torba, shefi i komisariatit të Kamzës emërohet zv/drejtor në Drejtorinë e Qarkut Fier. Ndërsa Bedri Hasanaj, zv/drejtori i qarkut Korçë për rendin është transferuar zv/drejtor qarku në qytetin e Durrësit. Gjithashtu shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar zv/drejtor rëndi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Emërimet janë në kryerje e sipër pasi pritet të ketë një…
NIKOLETA KOVAÇI/ Kur po bëhen 5 vjet nga rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, Gjykata e Posaçme vijon procesin në tentativë për të zbardhur ngjarjen. Radhën për të dëshmuar e kanë pasur vëllezërit e viktimës, të cilët kanë qenë në Angli në kohën kur është rrëmbyer dhe vrarë Prenga. Pas Astritit, dëshmi kanë dhënë Ndreka dhe Antoni, dy vëllezërit e tjerë të Jan Prengës, të cilët i kanë thënë gjykatës së në fakt malli që kanë pretenduar që është vjedhur prej tyre është kthyer, mirëpo kanë qenë disa personave që kanë thënë se malli është i tyre. Ata…
Ditën e sotne vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i qarkullimit ciklonar shoqëruar me masa ajrore të lagështa. Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e para të ditës dhe pas mesditës mot me kthjellime. Reshjet e shiu do të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veri, pjesërisht në qendër dhe jug reshje me intensitet deri të lartë. Reshjet parashikohet të jenë prezente deri gjatë orëve të mëngjesit ndërsa…
Edi ka bërë një lojë duke ngacmuar Anisën ndërsa kjo po pushonte në shtratin e saj. Kjo megjithatë duke vazhduar këtë situatë, u zgjua nga komoditeti, dhe e goditi atë me një shuplakë në shpinë. Për më shumë ndiqni më poshtë momentin: [embedded content]
Eksperti i IT-së është i mendimit që platformat të tilla si TikTok, SnapChat apo Telegram duhet të mbyllen dhe se ky vendim nuk do të ishte cenim i lirisë së fjalës pasi sipas tij ka dhjetëra platformë të tjera. Sa u takon të miturve, sipas tij u duhet lejuar telefoni, por duhen monitoruar për përmbajtjet që ata shohin. Ai shtoi se problemi është që prindërit nuk janë mjaftueshëm të informuar rreth platformave online. “Duhet të lejohet por të monitorohet. Kur flasim për pjesën më të madhe të shoqërisë, nuk janë në gjendje ti kuptojnë, instalojnë dhe monitorojnë. Rrjete sociale janë…
Ditën e djeshme, Diana është larguar nga shtëpia duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh. Mirëpo, deri më tani nuk kemi pasur ndonjë reagim nga rrjetet sociale të saj. Duke e përcjellë profilin e saj, shohim që e njëjta ka publikuar një “story” të cilën e fshiu menjëherë. Nuk dihet se çka ka postuar por sigurisht pritet të dalë me ndonjë sqarim sa i përket largimit të saj nga ky reality-show si dhe lidhjes së bujshme me Arionin.
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një nga sfidat më të mëdha shëndetësore që prek më shumë se 250 milion njerëz në mbarë botën. Ajo konsiderohet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve globale, me një ndikim të thellë veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta. Kjo është një mundësi për të rritur vetëdijen për këtë sëmundje dhe për të promovuar veprimet e nevojshme për përmirësimin e situatës. Simptomat më të zakonshme të SPOK përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, shtrëngim në kraharor, kollë me mukus dhe fishkëllima gjatë frymëmarrjes. Këto shenja shpesh anashkalohen nga individët, duke çuar në vonesa në diagnozë…
Aktivisti Altin Hazizaj, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mundësinë e mbylljes së TikTok dhe Snapchat në Shqipëri, tha se është një platformë tjetër më e rrezikshme se këto dy të parat. Sipas tij është Telegrami. Hazizaj tha se është nëjë grup me mbi 70 mijë profile në këtë platformë që shpërndan materiale pornografike me fëmijë. “Ka një platformë që është e tmerrshme, është Telegrami. Është një grup në Telegram me 70 e ca mijë profile që ndajnë pornografi me fëmijë. Atëherë pse nuk ka dalë kryeministri për të thënë do e mbyllë?! Duhet të shihen se cilat…
Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Altin Hazizaj, ka komentuar rastin e vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë. Hazizaj tha se nuk mundet një adoleshent të kryejë vrasje, nëse nuk ka shfaqur në fëmijëri shenja agresiviteti. “Është e pamundur që një adoleshent të shkojë në moshën 14-vjecarë të vrasë, pa patur shfaqje shenja agresiviteti, shenja të sjelljes antisociale që në fëmijërinë. Një fëmijë i tillë vjen nga familje që kanë probleme të theksuara familjare ose ka kaluar në fëmijëri situata tepër dramatike”,…
Një diskutim live mes dy yjeve të Big Brother VIP Kosova, patën rastin ta ndjekin përdoruesit e Tik Tokut sonte dhe jo vetëm. Qe Sara dhe Driloni të cilët i bënë pyetje njëri-tjetrit, në kuadër të një sfide nga Vëllai i Madh. Driloni madje pasoi me një pyetje pikante për të, që të zgjidhte mes tij apo Edit. ”Me ty kam ca gjëra të përbashkëta. Kurse personin tjetër që ti përmende [Edi], unë nuk është se e njoh dhe nuk besoj që kam aq shumë gjëra të përbashkëta”, shprehej Sara. Mirëpo pas insistimit të Drilonit, bazuar në gjithë këtë vlerësim,…

