Është zbardhur deklarata e 13-vjeçarit nga Bilishti i Korçës, që iu gjet një mjet prerës (biçak) në çantë. 13-vjeçari përpara policisë ka deklaruar se nuk kishte qëllime të këqija, por e ka harruar në çantë pa dashje. Sipas tij, një ditë më parë ka qenë duke luajtur në ambientet e banesës së tij me biçakun dhe për një moment e ka futur në çantë pa vetëdije. Pyetur nga policia edhe psikolog apo mësues në këtë shkollë ato kanë deklaruar se i mituri është tip i qetë, me sjellje të mirë dhe që nuk është konfliktuar asnjëherë më parë me asnjë…
Author: almakos
Gjesti ka ironizuar me dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Edin dhe Drilonin. Ai ata i ka quajtur si çifti më i ri i Big Brotherit dhe është shprehur se i kanë mposhtur të gjithë. “A e keni parë çiftin më të ri në Big Brother, na kanë mposhtur krejt çifteve, Driloni me Edin”, ka thënë Gjesti. [embedded content]
Mësohet se seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit që vrau Martin Canin do të zhvillohet nesër më 22 nëntor, ora 09:30. I mituri Mario Perlleshaj, i cili dyshohet goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, pas një sherri mes tyre pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ka publikuar në “SnapChat” foto pas krimit. 14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. HETIMET Janë një sërë personash që kanë qenë në dijeni të sherrit…
Gazetarja Klodiana Lala tregon detaje nga vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani, pranë shkollës Fan Noli në mes të ditës në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala tha sot në studion e News 24 se babai i Martinit punonte si kamarier në një lokal përballë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ajo tregoi se babai i 14-vjeçarit kishte plane për të shkuar familjarisht në SHBA në janar të vitit që vjen. Klodia Lala: Kam patur rastin që në 5 vitet e fundit jam takuar pothuajse çdo ditë me babanë e Martinit sepse ai punon kamarier në një lokal përballë prokurorisë së posaçme, ku aty ne shkojmë…
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, sot bashkë me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler ka marrë pjesë në një konferencë rajonale të organizuar nga Ambasada Amerikane në luftën kundër korrupsionit. Zëvendëskryeministri Fetai ka shkruar se kjo ngjarje është një mesazh i fuqishëm se transparenca, llogaridhënia dhe shteti i së drejtës mbeten prioritete të përbashkëta për të gjithë ne. “Korrupsioni është një pengesë madhore për drejtësinë, zhvillimin dhe barazinë në çdo shoqëri. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë hapa konkret për të forcuar mekanizmat kundër epidemisë së korrupsionit, përfshirë auditimet sistematike, ndryshimet ligjore dhe rritjen e bashkëpunimit…
Gjesti dhe Xheneta kanë pasur një acarim mes vete gjatë mbrëmjes së sontme. Xheneta i tha Gjestit se është falso, teksa i njëjti po I kërkonte të mos bënte gjeste. “Ti je ‘fake’, e ke dashurinë ‘fake’”, iu drejtua Xheneta-Gjestit
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot ka ndodhur një incident në mes deputetëve.Incidenti ka ndodhur në mes kryetarit të “Levicws” Dimitar Apasiev dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.Sigurimi dhe disa deputetë kanë penguar një konfrontim fizik të liderit të së majtës, Dimitar Apasiev dhe deputetëve të VMRO-së në seancën e Kuvendit për pyetje deputetësh të opozitës.“Mos më ndërhyni në familjen time, e shihni që më shahet motra”, ka bërtitur Apasiev deputetëve duke i sharë.Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, për të mos eskaluar incidentin verbal në fizik, ka thirrur sigurimin që të ndërhyjë dhe të japë 10 minuta pushim. MARKETING
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar sot kuvendit, me fjalimin e saj vjetor. Osmani nisi fjalimin me nderime për të pranishmit dhe qytetarët, për të cilët thotë se është angazhuar t’i përfaqësojë me dinjitet për këto katër vjet, shkruan IndeksOnline. Pasi përmendi rëndësinë e ruajtjes së aleancave dhe forcimit të marrëdhënieve me aleatët e Kosovës, Osmani vuri në dukje edhe faktorin serb në minimin e paqes në rajon. Ajo tha se akoma nuk ka drejtësi për sulmin terrorist të Banjskës, teksa Serbia po vazhdon të ndjekë luftën hibride të përkrahur nga Rusia. “Atë mëngjes, heroi ynë,…
Uniformat blu kanë arrestuar një 25 dhe një 22 vjeçar, pasi akuzohen të kenë inskenuar një aksident për të përfituar dëmshpërblim në mënyrë të padrejtë. Në pranga kanë rënë shtetasit I.T., 25 vjeç dhe A.K., 22 vjeç, cilët akuzohen për veprat penale “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim. Në datën 4 nëntor, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Valias-Tiranë, 25 vjeçari teksa po voziste, humbi kontrollin e makinës, e cila përfundoi jashtë rrugës. Më pas, dy të rinjtë, inskenuan një aksident, ku makina tip “Volksvagen Golf”, drejtohej nga 22 vjeçari. kështu, 25…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska u bën thirrje autoriteteve të qytetit urgjentisht të gjejnë zgjidhje adekuate për transportin publik të qytetit. Sipas analizës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga E-ditari, siç deklaroi sot Janevska, nuk ka dallim të konsiderueshëm në mungesat e nxënësve. “Supozoj se nxënësit dhe prindërit organizohen në mënyrë më të mirë të mundshme që fëmijët e tyre të arrijnë në shkollë, por edhe mësimdhënësit kanë mirëkuptim për këtë që po ndodhë. GJendja është shumë e keqe dhe ështlë turp që në kryeqytet nxënësve t’u pamundësohet arsimi adekuat që është e drejtë e garantuar me…
Sara dhe Driloni kanë shijuar festën e organizuar mbrëmë nga ‘Vëllai i Madh’ duke kënduar dhe kërcyer. Sara madje ka bërë një deklarim të fortë ndaj Drilonit duke i kërkuar që këto ditë që mund të pijë verë ose ta pijë me të ose me askënd. “Bëhu gati se këto ditë do të pish verë edhe është e shpejt. Por ose do e pish me mua ose me askënd”, u shpreh Sara. Këtë kërkesë ia konfirmoi edhe Driloni, por për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë. [embedded content]
Kur miliarderi Elon Musk bleu Twitter në 2022 për 44 miliardë dollarë, shumë analistë e konsideruan këtë si një gabim të madh financiar. Sot, ndërsa platforma ka kaluar në emrin e ri X, duket se vlerësimi i startup-it të fundit të Musk, xAI, ka filluar të rrëzojë këtë narrativë, duke u vlerësuar më shumë se shuma fillestare me të cilën ai bleu Twitter. Kjo ka bërë që shumë të fillojnë të rishikojnë të kaluarën e tij si investitor dhe strateg në teknologji. xAI, e themeluar në vitin 2023, ka lidhje të ngushta me platformën X, dhe është bërë një lojtar…

