Author: almakos

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 20 vjeçarin Ermes Hoxhallin, i cili prezantohej me identitetin e rremë Klea Rama, premtonte bursa studimi falas e udhëtime drejt SHBA-ve për zyrtarët e arsimit. Hoxhalli akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar sipas neneve 186/a/1 dhe 186/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 20 vjeçari, duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës Amerikanë në Tiranë, pasi krijoi identitetin Klea Rama, pretendoi udhëheqjen e një projekti të quajtur “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24”. Ai përmes këtij projekti lëshoi 19 certifikata…

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në kuadër të Samitit të shtatë digjital në Talin foli në sesionin Teknologjitë digjitale dhe menaxhimi në Ballkanin Perëndimor, që ishte pjesë e panelit për Rezistencën kibernetike dhe partneritet në vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç informoi Minsitria e Transformimit Digjital, fokusi i panelit ishte të këmbehen mendime për zbatimin e teknologjive të reja në sektorin publik dhe privat, rreziqet nga sulmet kibernetike, si dhe mundësitë për zbatim të praktikave më të mira për përmirësim të proceseve të menaxhimit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Andonovski në fjalimin e tij theksoi se qytetarët duhet të…

Lexo më Shumë

Katër këshilla elementare për t’i dhënë maksimin automjetit tuaj gjatë sezonit dimëror janë të domosdoshme për të siguruar një ngasje të sigurt. Me ardhjen e dimrit, të gjithë shoferët duhet të jenë të vetëdijshëm për kushtet e ndërlikuara të motit që mund të rrisin rrezikun e aksidenteve. “American Automobile Association”, federatë e njohur e moto-klubeve në Amerikë, ka nxjerrë disa rekomandime që do t’ju ndihmojnë të përgatitni automjetin tuaj për përballjen me motin e ftohtë dhe të acartë. Bateria e veturës është një nga elementët më të rëndësishëm gjatë dimrit. Bateritë më të vjetra se tri vjet shpeshherë dështojnë nën…

Lexo më Shumë

Një 30-vjeçar është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka rënë nga kati i tretë i një pallati ku punonte. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa i lënduari është identifikuar si shtetasi me iniciale A.SH. Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë. 30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të…

Lexo më Shumë

Ish banorja e BBVK-së, Edona James ka treguar se pse është ndarë nga i dashuri i saj me të cilin ishte së bashku për tre muaj. Edona tha se arsyeja kryesore ishte karriera e saj. “Jam kanë në lidhje me një djal nga Maqedonia, nëse nuk isha kanë në këtë karrierë do ishim bashkë. Më ka tha ose mu ose karrierën. Kur e shoh që një djal po xhelozon edhe kur dal në intervista ma mirë e ndali lidhjen“, tha ajo në RTV Dulagjini.

Lexo më Shumë

Kompania OpenAI njoftoi në shkurt se ChatGPT e saj po merr një veçori të kujtesës, e cila i lejon asaj të “kujtojë” bisedat e mëparshme me përdoruesin, dhe tani Google ka prezantuar diçka shumë të ngjashme për Gemini. Përdoruesit tani kanë mundësinë t’i kërkojnë Gemini të kujtojë interesat dhe preferencat e tyre, një hap i rëndësishëm që do t’i ndihmojë chatbot-it të ofrojë përgjigje më të dobishme dhe më të rëndësishme, të adaptuara për nevojat individuale të përdoruesve. Ky zhvillim markon një avancim të dukshëm në përmirësimin e ndërfaqes së inteligjencës artificiale në komunikimin e saj me njerëzit. Ndryshe nga…

Lexo më Shumë

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka tronditur gjithë opinionin shqiptar. Ai u ther me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Një ngjarje e tillë jo vetëm që ngre shqetësime për dhunën në mesin e rinisë, por gjithashtu nxjerr në pah nevojën për ndërhyrje dhe mbështetje të menjëhershme për të rinjtë e prekur nga konflikte të dhunshme. Dëgjojmë shpesh për raste të ngjashme, por kur një jetë e re humbet në mënyrë kaq tragjike, ajo na bën të reflektojmë mbi shoqërinë tonë dhe çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar atë. Abcnews raporton…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka arrestuar ish-drejtorin e Kadastrës së këtij qyteti, Ardian Kona, si dhe ka shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, pasi në bashkëpunim kanë kryer regjistrimin e një prone me dokumente false. Kona akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim. Në kërkim janë shpallur shtetasit B.Z., 42 vjeç, L.D., 34 vjeç, që akuzohen për “Shpërdorim të detyrës”, të kryer në bashkëpunim, si dhe A.D., 44 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë 2 akuza, ajo e “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndaj të gjithëve, Gjykata e Durrësit ka caktuar…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj, si rrallë herë më parë ka rrëfyer tradhtinë e ish-bashkëshortit me të cilin është ndarë vite më parë. Gjatë një interviste ajo ka treguar se e ka dashur shumë ish-partnerin, mirëpo, ky i fundit nuk ja ka kthyer asnjëherë.“E kam dashur ish-burrin tim më shumë se gjithçka në jetë. Kur rritesh e kupton se nuk të jepet e njëjta monedhë. Mua nuk mu kthye, ndonjëherë edhe fjalët e mëdha nuk janë të vërteta.” Albërija rrëfeu ndër të tjera se ish-partneri e kishte tradhëtuar në burg edhe pse këngëtarja gjatë gjithë kohës ishte munduar ta mbajë…

Lexo më Shumë

Këto janë pamjet e automjetit tip “Audi”, e përdorur nga atentatorët që ekzekutuan Klajdi Prendin, djalin e ish-gjyqtarit Fran Prendit. [embedded content]Makina e autorëve, e cila u gjet rreth gjysmë ore pas ngjarjes së rëndë, është gjetur pranë zonës së Liqenit të Farkës. Nga pamjet automjeti është i braktisur e djegur në një zonë të izoluar nga ndërtesat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:36 të datës 19 nëntor, në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa në orën 01:05, një makinë tip “Audi” është gjetur në afërsi të Liqenit të Farkës, e dyshuar kjo e fundit e autorëve. I riu është dërguar menjëherë…

Lexo më Shumë

“Kryeministri Kurti e tha të vërtetën”. Kështu është shprehur zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, duke komentuar reagimet e shumta të opozitës shqiptare në RMV, pas deklaratës së kryeministrit kosovar se në Maqedoni nuk ka ligj për gjuhën shqipe. “Kryeministri Kurti e ka thënë të vërtetën. Në Maqedoni s’ka ligj për gjuhën shqipe, por ligji i gjuhëve dhe brenda parashikohet kuota 20%. Ajo bashkësi etnike që është mbi 20%, në këtë rast shqiptarët, kanë të drejtë ta përdorin gjuhën shqipe, por titulli i Ligji nuk është për gjuhën shqipe, por është Ligji për gjuhët”, u shpeh Mexhiti për gazetën LAJM. MARKETING

Lexo më Shumë

Njëra ndër banoret më të përfolura të Big Brother Vip Kosova, Diana Tahiri mbrëmë ka lënë shtëpinë. Ajo u largua pasi zhvilloi një bisedë telefonike me babain e saj. Lidhur me këtë ka reaguar Alaudin Hamiti, moderator i këtij spektakli. “Të premtën në prime, dalin ato që s’janë parë sonte! Diana la shtëpinë. Telefonata me babain dhe cfarë i tha Arioni pak para se të dilte”, ka shkruar ai në reagmin e tij në InstaStory. Sipas familjarëve të Dianës, babai i saj ka qenë sëmurë, andaj kërkesa e tij ishte që edhe banorja e shtëpisë më të famshme në vend…

Lexo më Shumë