Author: almakos

Bypass-i i Rrugës së Arbrit është bllokuar për qarkullimin e mjeteve për shkak të rënies së gurëve dhe rrëshqitjeve të dheut. Në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Xibrit ka patur rreshqitje dherash të shumta duke bllokuar qarkullimin total të automjeteve. Dhjetëra automjete kanë mbetur bllokuar në të dyja anët për shkak të masivit të madh të dheut të rënë në rrugë.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndodhet në një udhëtim zyrtar në Serbi, ku u takua me krerët shtetërorë të vendit fqinj, transmeton Anadolu. Pas takimit me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Mickoski theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh ekonomik dhe politik. “Të dy shtetet nuk kanë çështje të hapura dhe marrëdhëniet bazohen në respektin dhe miqësinë reciproke. Ne duhet të krijojmë ura për bashkëpunim ekonomik dhe politik me të gjithë fqinjët tanë dhe të ndërtojmë një të ardhme për qytetarët tanë”, tha kryeministri Mickoski në një postim në X. Ai realizoi një takim edhe me…

Lexo më Shumë

Një tërmet i lehtë është raportuar pak minuta më parë në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane të Mesdheut (EMSC), lëkundjet kanë pasur magnitudë 3.2 të shkallës Rihter dhe janë ndjerë në disa qytete përgjatë bregdetit të Adriatikut. Epiqendra e tërmetit ishte vendosur në Detin Adriatik, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë më së shumti në qytetet bregdetare, duke shkaktuar shqetësim të momentit ndër banorët. Tërmetet me magnitudë të tillë zakonisht nuk shkaktojnë dëme të konsiderueshme, por ato mund të jenë të frikshme për banorët, sidomos në zona ku lëkundjet janë më të ndjeshme. Një fenomen i…

Lexo më Shumë

Agjencia e Mbrojtjes Civile, ka reaguar për situatën e krijuar si pasojë e motit të keq që ka përfshirë gjithë vendin.  Përmes një njoftimi bëhet me dije se situata është drejt normalizimit, lumenjtë nuk paraqesin rrezik për përmbytje dhe ekipet e OSSH po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në vend. “Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit”- thuhet në njoftim. Njoftimi i Mbrojtjes Civile: Situata drejt normalizimit në vend Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po…

Lexo më Shumë

Situata me rrugët në qarkun Shkodër paraqitet problematike, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë. Sipas të dhënave zyrtare, vijon e njëjta situata ne aksin rrugor Prekal- Kir per arsye sigurie nuk mund te ndërhyhet. Ne Segmentin rrugor Breg Lumi – Theth po punohet per hapjen nga firma kontraktore dhe po ndihmojne edhe banore nga komuniteti i zones. Ne bashkinë Malësi e Madhe vijojnë me intensitet të larte dhe ere me shpejtesi të larte. Mungon energjia elektrike në te gjithe njesite administrative Gruemirë, Shkrel dhe Kelmend. Nuk raportohen rrugë të bllokuara. Ne bashkine Vau Dejes vijojne reshjet e shiut…

Lexo më Shumë

Duke qenë se moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë të gjithë vendin, Policia e Shtetit ka dalë me një apel për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve. Policia kërkon kujdes nga drejtuesit e mjeteve gjatë ngarjes së makinës, ndërsa nga drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave kërkon të veshin jelekë fosforeshentë gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore. Për këmbësorët, Policia apelon të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin. Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion numrat e kontaktit në rast problematikash. Apeli nga Policia e Shtetit Nisur nga moti…

Lexo më Shumë

Çdo dy vjet, Laboratori Kombëtar Lawrence Livermore prezanton superkompjuterin më të shpejtë në botë, dhe këtë herë ata kanë sjellë një arritje të jashtëzakonshme me El Capitan. El Capitan nuk është thjesht një makinë e re; është simboli i përparimeve të teknologjisë superkompjuterike që hapin horizonte të reja në shkencë, inxhinieri dhe inteligjencë artificiale. Kjo qendër HPC, duke e zgjedhur me kujdes superkompjuterin e saj, demonstrohet si një lider global në këtë fushë, duke shërbyer në menaxhimin e rezervave të armëve bërthamore të Sh.B.A.-së por gjithashtu duke avancuar qëllimet e kërkimit shkencor. Bashkë me lansimin e El Capitan, ne jemi…

Lexo më Shumë

Akademia e Shkencave ka prezantuar draftin e Fjalorit të ri të Gjuhës Shqipe, një projekt leksikografik që përfshin më shumë se 120 mijë fjalë. Ky fjalor, që është vepra më e madhe leksikografike dhe semantike e shqipes së sotme, shkon përtej gjuhës standarde duke përfshirë gjithashtu edhe dialektet e gjuhës shqipe.Puna për realizimin e fjalorit ka zgjatur katër vjet dhe prezantimi i tij u bë në Ditën e Alfabetit, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Gjuhës Shqipe, që mban këtë të premte ditën e dytë të punimeve të tij. Fjalori i ri vjen në një kohë kur gjuha shqipe po përballet…

Lexo më Shumë

Lela dhe Burimi kanë krijuar një shoqëri të mirë brenda shtëpisë më të famshme në vend. Por, ky i fundit është akuzuar për ngacmime ndaj vajzave, në veçanti Lelës dhe Anës. Lela ka treguar se Burimi ka tentuar ta puthte në buzë teksa banorja e përqafoi. “Isha në kuzhinë dhe u fsheha që ta frikësoja Burimin dhe ai hyri e unë e tuta. Kur e tuta më tha përqafëm dhe unë e përqafa, pastaj ai nuk më lëshojke dhe nisi të më puthte në faqe – herën e tretë tentoi të më puthte në buzë dhe jam largu”, u shpreh…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i partisë “Levica” ka dorëzuar sot interpelancë kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, Ilire Dauti, për shkak të bllokimit të ligjit për “branitellat”.Deputeti Sashko Jançev në një konferencë për media në Kuvend tha se pasi u votua nevoja për miratimin e këtij ligji, Dauti nuk e futi pikën në rendin e ditës të Komisionit brenda 24 orëve dhe këtë nuk e ka bërë edhe pasi janë mbledhur nënshkrimet e deputetëve për ta bërë këtë dhe se në çdo seancë të Komisionit refuzon ta vendosë në rend dite ligjin për branitellat.“Me veprime të tilla, Dauti, bazuar…

Lexo më Shumë