Akademia e Shkencave ka prezantuar draftin e Fjalorit të ri të Gjuhës Shqipe, një projekt leksikografik që përfshin më shumë se 120 mijë fjalë. Ky fjalor, që është vepra më e madhe leksikografike dhe semantike e shqipes së sotme, shkon përtej gjuhës standarde duke përfshirë gjithashtu edhe dialektet e gjuhës shqipe.
Puna për realizimin e fjalorit ka zgjatur katër vjet dhe prezantimi i tij u bë në Ditën e Alfabetit, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Gjuhës Shqipe, që mban këtë të premte ditën e dytë të punimeve të tij. Fjalori i ri vjen në një kohë kur gjuha shqipe po përballet me sfida të shumta, përfshirë huazimet gjuhësore dhe problemet me drejtshkrimin.
Fjalori do të jetë i disponueshëm online dhe pritet të botohet në formë të shtypur në fillim të vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama tha se pas publikimit të draftit do të ketë një diskutim të gjerë mbi fjalorin e ri të gjuhës shqipe, ku në bazë të propozimeve që mund të hidhen, mund të ketë përmirësime deri në botimin final.
Data 11.09.2026
Aktuale
- Të shtëna me armë në një aheng në Shtime, konfiskohet një pistoletë
- 11 Shtatori, 25 vjet nga sulmet në SHBA që ndryshuan botën
- Kongresmeni meksikan gjendet i vdekur në makinë, prokuroria: Nuk u vra, kreu vetëvrasje
- Deputeti i LVV-së: Mosvotimi i nënkryetarëve është mjet politik, s’kemi votë për Shalën e Çitakun
- Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim
- Mot me diell dhe temperatura deri në 35 gradë
- NATO zbulon operacionin sekret rus, tre nëndetëse kapen pranë kabllove nënujore në Norvegji
- Shyhrete Behlulit i publikohet një fotografi që mendonte se ishte zhdukur, pjesë e saj është edhe Luli, një gjë e tillë nuk pritej




