Author: almakos

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar të dënuar me 10 vite burg për prostitucion dhe nxitje të përdorimiyt të drogës. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur te Kryqëzimi i Fllakës Durrës, të riun me iniciale A. B., banues në Krujë. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës, me vendimin të datës 26 shtator 2024, me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”. 27-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5.4 vite burg. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i…

Lexo më Shumë

Negociatat me bankat për kushtet në të cilat sektori i biznesit do të mund të shfrytëzojë 250 milionë euro nga kredia hungareze vazhdojnë këtë fundjavë dhe pas marrëveshjes së arritur për afatin e shlyerjes, Qeveria pret një rezultat me normën e interesit më të ulët të mundshëm për rrezikun e kredisë për ekonominë. Pas takimeve të ndara të Ministrisë së Financave me bankat në ditët e kaluara, si dhe mbledhjes së djeshme të përbashkët të bankave, ka një qëndrim të ri nga sektori bankar, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski shpreson se këto ditë do të ketë edhe një qëndrim tjetër. “Ende…

Lexo më Shumë

Verona dhe Buci janë një nga çiftet më të komentuara viteve të fundit. Dyshja së bashku po bëhen prindër për herë të parë, shkruan Kosovarja. Këta muaj Verona zgjodhi që mos të publikoi fotografi derisa komentet dhe pritjet e ndjekësve ishin të shumta. Verona me një ditëlindje ndau një fotografi ku shihet edhe barku i rrumbullaksuar. Siç duket shtatzënia i ka shtuar një nur Veronës dhe duket tejet e lumtur.

Lexo më Shumë

Vlera e mallrave të importuara arriti në 580.4 milionë euro, ndërsa eksportet u rritën në mbi 87 milionë euro, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Por, cilat janë produktet kryesore që Kosova ka blerë dhe shitur në këtë periudhë? Sipas raportit të publikshëm nga ASK, eksportet kryesore përfshijnë metale bazë, plastika, gomë, ushqime të përgatitura, pijet dhe duhani, si dhe produktet minerale. Këto artikuj përbëjnë lihen thelbësor të sektorit të jashtëm të Kosovës, duke pasqyruar varësinë e vendit nga tregjet e huaja. Së fundmi, raporti ka nxjerrë në pah tendencat e furnizimit dhe mbajtjes së lidhjeve tregtare…

Lexo më Shumë

Qytetarët do të ngrihen sërish në protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani pranë derës së shkollës “Fan Noli” në kryeqytet nga bashkëmoshatari i tij, krim shokues i ndodhur mesditën e 18 Nëntorit. Protesta do të zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në orën 15:00, ndërsa janë listuar edhe një sërë kërkesash për rritjen e sigurisë në shkolla. Ndërsa është paralajmëruar se nëse nuk plotësohet kërkesat e tyre do të ketë edhe bojkot të mësimit. “Siç do të duhet të ndodhte në një shtet normal kërkuam dorëheqjen e ministres së Arsimit. Kjo dorëheqje do të krijonte precedentin dhe modelin e të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e diel takim me shqiptarët në Londër. Kjo vizitë në diasporë organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit, pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë. “Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, – shkruan Rama. Njoftimin kreu i qeverisë e bëri në rrjetin social “Facebook”, shoqëruar edhe me posterin “Krenar për Shqipërinë”, i caktuar për në orën 12:00. Ky është takimi i radhës i kryeministrit, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën dhe zgjedhjeve parlamentare…

Lexo më Shumë

Drenusha ka pasur një takim me Atillën për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre. Meqë Atilla ka një partnere, Drenusha ka një mesazh për të. “Dua të uroj fat në jetë me personin që e ke zgjedhur. Për ta kuptuar publiku – ne nuk kemi interes për të pasur një lidhje. E falënderoj atë për kujdesin ndaj fëmijëve. Unë kam vetëm një mesazh, le të bëhet shoqe e fëmijëve, por nëna mbes unë, mos ta harron asnjëherë”, u shpreh Drenusha.

Lexo më Shumë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ashpër pas dorëzimit të kallëzimit penal nga ministri Faton Peci ndaj disa funksionarëve të kësaj partie. Reagimi i Kica-Xhelil tërheq vëmendjen mbi situatën aktuale që lidhet me emërimin e zyrtarëve dhe përdorimin e subvencioneve. Ajo shprehu shqetësim për shpërfaqjen e nepotizmit, të cilin e përshkroi si një fenomen të dëmshëm që dëmton integritetin e institucioneve publike. Kica-Xhelili theksoi se Paris Guri dhe Egzon Pacolli e kanë zbuluar plotësisht këtë dukuri negative përmes veprimeve të tyre dhe qëllimeve ndihmuese ndaj rinisë. “Këta janë djemtë tanë që zhveshën plotësisht nepotizmin me subvencione. Këta shpërfaqën hipokrizinë…

Lexo më Shumë

Të gjithë punonjësit socialë të ‘Medihospes’, organit drejtues të Qendrave Italiane në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve, do të largohen nga Shëngjini dhe Gjadri për t’u kthyer në Itali. Sipas, TGCom, operatorët e qendrave të emigrantëve dhe efektivët e policisë do të kthehen në vendin e tyre brenda fundjavës. Media italiane raporton se nga Ministria e Brendshme rezulton se qendrat mbeten funksionale dhe të mbikqyrura: aktualisht, nënvizojnë burime nga Ministria e Brendshme, stafi është reduktuar dhe ndryshon sipas nevojave të momentit. Në Gjadër mbeten vetëm 7 punonjës të Medihospes që merren me administrimin dhe pastrimin, si edhe staf shqiptar, përfshirë personelin…

Lexo më Shumë

NIKOLETA KOVAÇI/ M.P., minoreni 14 vjeç, nxënësi i shkollës “Fan Noli”, që akuzohet si autor i vrasjes së Martin Canit, u la në ‘burg pa afat’. Masa iu mor paraditen e djeshme në spital privat, ku thuhet se kurohet për shkak të një plage që ka në dorë dhe që nuk dihet ende se në çfarë rrethanash e ka marrë. Mbrojtësi i tij ligjor, Ardian Leka, iu ka kërkuar gjyqtares dhe prokurores t’i japin një masë më të butë për shkak të gjendjes psikologjike në të cilën ndodhet, por ata nuk kanë pranuar ta zbusin masën. Sërish minoreni i dyshuar si…

Lexo më Shumë

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Sipas SHMU, reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites, ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë. Në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-lindje në lartësinë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000m reshje dëbore me intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës parashikohet ndërprerje…

Lexo më Shumë

Këtë javë ishin po thuajse gjysma e shtëpisë në nominim dhe ishin ditët më të zjarrta me dinamika dhe lojëra të shumta. Andaj përmes zarfit të komunikuar Ana është eliminuar automatikisht nga gara për çmimin e madh, shkruan “Kosovarja”. Në nominim ishin: Gjesti, Sara, Leo, Drenusha, Arioni, Xheneta, Edi dhe Kevini.

Lexo më Shumë