Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.
Author: almakos
Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, bëri bujë në spektaklin Big Brother VIP Kosova, ku shfaqja e tij si befasi për Drenushën u kthye në një moment të shumëkomentuar në rrjetet sociale. Të dy patën mundësinë të shijonin një darkë së bashku dhe të diskutonin për të ardhmen e marrëdhënies së tyre si prindër të përkushtuar. Gjatë bisedës së tyre, Drenusha dhe Atilla vendosën të lënë pas tensionet dhe të bashkëpunojnë për mirëqenien e fëmijëve të tyre. Megjithatë, ishte një moment i veçantë dhe qesharak që e vuri Atillan në qendër të vëmendjes. Kur Drenusha e pyeti për situatën e…
Një 32-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës, nga dy vëllezër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 ku pas një sherri për motive të dobëta, dyshohet se dy vëllezërit kanë goditur me thikë të riun. Autorët, 33 dhe 36 vjeç, janë shoqëruar në polici, ndërsa i plagosuri është është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Njoftimi i Policisë: Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet…
Mos respektimi i rregullave të komunikacionit vazhdon të sjellë pasoja të rënda, duke kontribuar në numrin alarmant të aksidenteve që ndodhin çdo ditë. Një nga mënyrat më të rëndësishme për parandalimin e këtyre aksidenteve është shqipti i gjobave për ata që shkelin rregullat e qarkullimit. Statistikat e fundit tregojnë se numri i gjobave të shqiptuara për shkeljet e rregullave të komunikacionit është dramatik. Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës raportoi se janë shqiptuar 1,466 gjoba. Kjo tregon se fenomeni i shkeljes së rregullave nuk po ndalet dhe se nevojiten masa më të rrepta për të garantuar sigurinë në…
Anisa është parë e mërzitur brenda shtëpisë “Big Brother Vip Kosova 3”. Derisa ajo filloi të qante, ishte Lela ajo që e ngushëlloi. Ndërkaq, me batuata e saj, Lela e bëri të qeshte krejt në fund Anisën. Komento: Komenti
Ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Ukrainës, Valery Zaluzhny, ka ngritur alarmin se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka nisur, pasi Rusia po merr mbështetje të hapur nga aleatët e saj autokratikë, përfshirë Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën. Në një ceremoni në Kiev, Zaluzhny deklaroi se rreth 10,000 ushtarë nga Koreja e Veriut po luftojnë përkrah trupave ruse në rajonin e Kurskut. Kjo situatë tregon se aleatët e Moskës po bëjnë një hap të guximshëm duke ofruar ndihmë direkte, duke i dhënë mundësi Rusisë të mbajë frontin aktiv kundër Ukrainës. Irani, gjithashtu, ka bërë një kontribut të konsiderueshëm duke dërguar…
Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka folur lidhur me rastin e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, të cilit iu mor jeta me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Rebani Jaupi tha se policia e shtetit pati reagim të menjëhershëm për ngjarjen. “Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, brenda 3-4 minutash kanë qenë shërbimet e policisë në vendngjarje. Ka qenë prezente edhe patrulla e përgjithshme”, tha ai, ndërsa theksoi se vitin e fundit siguria në shkolla ka marrë një vëmendje të veçantë nga Policia e Shtetit. “Vitin e fundit siguria në shkolla ka marrë një vëmendje të veçantë.…
Diskutimi i momentit është i njëjtë kudo, në çdo publikim (madje edhe më të famshëm se i yni) dhe në rrjetet sociale. A mundet Bitcoin të arrijë 100,000 dollarë tani që është një hap larg këtij momenti historik? Dhe kur të arrijë atje, a duhet të presim një korrigjim të fortë? CEO i Bitget, një prej bursave më të rëndësishme të kriptovalutave në botë, Gracy Chen, foli për këtë temë, duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm, nga ata psikologjikë e deri te të dhënat më të dobishme të tregut, për të na treguar mendimin e saj. Situata e Bitcoin në…
Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi përjetoi një moment emocionues dhe të papritur, kur gjatë takimit me ish-burrin e saj, Atilla Kardesh, iu mundësua një bisedë telefonike me vajzën e saj, Ynwa. Momenti i bisedës me vajzën ishte veçanërisht prekës, pasi Drenusha kishte kohë që nuk kishte mundur të fliste me të. Megjithatë, një detaj i vogël që shpesh ka qenë në diskutim për spektaklin u bë i dukshëm gjatë kësaj bisede. Vajza e Drenushës, në fillim të videos, thotë: “Bab, këtu hala po thotë që jeni duke u ulur”. Kjo lë të kuptohet…
VLEN sot ka akuzuar BDI-në dhe LSDM-në se gjatë ditëve të fundit të pushtetit janë përpjekur ta kthejnë ish kryeministrin Nikolla Gruevski në vend. Ata thonë se koalicioni BDI-LSDM kanë tentuar ta kthejnë Gruevskin në vend me qëllim të shkaktimit të përçarjes në VMRO, si mënyrë e vetme që të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Driton Sulejmani nga VLEN theksoi se për kthimin e Gruevskit ka pasur një takim në Vodno.DRITON SULEJMANI, VLEN “Në detajet shokuese rreth operacionit për rikthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut, kanë qenë të inkuadruar një grup kontrabaduesish në krye me…
Në 24-vjetorin e vrasjes, Besian Mustafa, djali i veprimtarit Xhemail Mustafa, ndan emocionet e lindjes së të birit dhe kujtimin e babait të tij. Besian Mustafa ka zbuluar një anë prekëse të jetës së tij në postimin e tij në rrjetet sociale. Ai përshkruan ndjenjat e përziera që e shoqëruan në momentin e lindjes së djalit të tij, Gemin, të cilit ia la emrin sipas babait të tij të ndjerë, Xhemailit. Djemtë shpesh bëhen pasqyra të prindërve të tyre, dhe në këtë rast, Besian e ndjen thellësisht këtë lidhje të trashëgimisë. Kjo është një mënyrë për të ruajtur kujtimin e…
Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska thotë se VMRO-DPMNE ka refuzuar amendamentet e LSDM-së për paga më të larta. Ajo theksoi se VMRO pa argumente dhe pa ndjenja për problemet me të cilat qytetarët ballafaqohen çdo ditë përballë rritjes së madhe të çmimeve dhe rritjes së kostos së jetesës, hodhi poshtë amendamentet për rritje të pagave. BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË “Po shohim politika antisociale të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, kthim në modelin në të cilin punëtorët do të jenë vetëm fuqi punëtore e lirë. Qeveria refuzon çdo gjë që është propozim për rritjen e pagave. LSDM ka dorëzuar projektligj për rritjen…

