Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të arrestuarit kishin krijuar një “skemë” shpërndarjeje. Në disa raste ata e shpërndanin me taksi por edhe me motoçikleta të picave. Me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me nje brand ndërkombëtar, ishte Erdison Gjella. Në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-ushtarak, Dylber Alijaj.
Author: almakos
Gjykata e Tiranës ka liruar katër protestuesit e arrestuar pas protestës së Partisë Demokratike, të zhvilluar në 22 dhjetor përpara kryeministrisë. Ndaj tyre gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, masë e cila ishte kërkuar edhe nga Prokurori. Në mbështetje të protestuesve kishin shkuar edhe disa deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre Klevis Balliu, Flamur Noka e Bledjon Nallbati. Policia njoftoi një ditë më parë se kishte vënë në pranga 4 protestues pasi hodhën molotov dhe kundërshtuan uniformayt blu, 7 të tjerë u proceduan penalisht. Po ashtu, policia tha se kishte nisur hetim edhe për Ervin Minarollin, me detyrë sekretar organizativ i…
Mbrëmë në orën 01:45 është raportuar se është gjetur një grua e vdekur në liqenin në Parkun e Qytetit në Strumicë. Sipas policisë, bëhet fjalë për L.K. (71) nga fshati Edrenikovë, Strumicë, e cila është gjetur pa shenja jete. “Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore i Strumicës ka konfirmuar vdekjen, ndërsa një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Strumicës ka kryer inspektim. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi”, njoftoi SPB Strumicë. Lajmi fillimisht u konfirmua nga Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave në Strumicë. MARKETING
SPAK ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të mjekut kardiolog Edvin Prifti, i cili dyshohet se mori rryshfet për shtatë ndërhyrje kardiake.Mjeku i njohur akuzohet nga SPAK për: “Korrupsion pasiv” në 7 raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”. Prifti i ka mohuar të gjitha akuzat.SPAK e kaloi dosjen njëherë për gjykim në shkurt të vitit 2024, por asokohe GJKKO e rikthey për hetime të mëtejshme. Prifti u vendos nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme më 11 shkurt të vitit 2021, si pjesë e një hetimi të nisur ndaj 12 personave të…
Kisha Ortodokse ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes. Në një mesazh, Kisha thotë se festa e Krishtlindjes nuk ka të bëjë vetëm me “lindjen e një mësuesi, profeti apo ligjvënësi”, por vjen si rreze shprese, ngushëllimi e paqeje për këdo. “Është detyra e çdo të krishteri ta përhapë dhe ta bashkëndajë këtë dritë me të gjithë botën, sepse vetëm duke e ndarë atë me të tjerët, drita mund të ruhet dhe të rritet, përndryshe ajo do të zbehet dhe përfundimisht do të zhduket. Tani, më shumë se kurrë, bota ka nevojë…
Sipërmarrësi Nikollaq Neranxi ka përcjellë një urim ndryshe, por edhe sensibiluzues për një Vit të Ri pa korrupsion dhe varfëri, plot shpresë e dinjitet për shqiptarët e mirë të këtij vendi. Neranxi ka publikuar një video ku ndër të tjera thotë se kompania e tij ka punuar shumë dhe ka fituar shumë. Për ta ilustruar, fitimin ai e krahasoi me një tortë, duke thënë se tani ka ardhur koha ta shijojmë Por në video ilustrohet se të gjitha pjesët e tortës i ka ngrënë shteti dhe vetëm një copë e vogël ka mbetur për biznesin dhe punëtorët e saj. Një…
Do të zhvillohet këtë të mërkurë në Gjykatën Penale seanca për konfirmimin e masave të sigurisë për 4 protestuesit e arrestuar të hënën në protestën e opozitës para kryeministrisë. Përpara gjykatës së Tiranës në Dhomën Penale kanë shkuar edhe disa deputetë demokratë në mbështetje të tyre. Të pranishëm janë Klevis Balliu, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe avokati Marash Logu. Policia njoftoi një ditë më parë se kishte vënë në pranga 4 protestues pasi hodhën molotov dhe kundërshtuan uniformayt blu, 7 të tjerë u proceduan penalisht. Po ashtu, policia tha se kishte nisur hetim edhe për Ervin Minarollin, me detyrë sekretar…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtatë persona, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mashtruar shtetas të huaj, kryesisht italianë, duke u premtuar investime fitimprurëse në bursën “Forex”. Të pandehurit janë shtetasit me iniciale B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R. dhe L.Sh. Nga hetimet rezultoi se të pandehurit zhvillonin veprimtarinë mashtruese në ambientet e shoqërisë “OZAR” sh.p.k., përmes një skeme të mirëorganizuar në formën e një call center-i. Sipas Prokurorisë, të pandehurit kontaktonin shtetas të huaj dhe i bindnin të investonin shuma të ndryshme…
Dje në mbledhjen e Qeverisë, u morën dy vendime, ndërsa nga VLEN thonë se janë vendime që i japin goditje direkte kaosit dhe neglizhencës shumëvjeçare në shëndetësinë publike. Nga VLEN thonë se nën udhëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, po vendosen standarde të reja dhe po investohet aty ku është më jetike, te jeta e qytetarëve. “Me vendimin për 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë, me vlerë mbi 461 milionë denarë, sigurohet reagim më i shpejtë në urgjenca, transport më efikas të pacientëve dhe mbulim më i mirë në të gjithë vendin, si në qytete ashtu edhe…
Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet mbrëmë rreth orës 23:30 në Graçanicë. Policia ka bërë të ditur se është arrestuar vozitësi, mashkull, i cili dyshohet se nga pakujdesia, me veturën e tij, ka goditur këmbësorin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia në Velipojë ka zbuluar një banesë me qira që ishte kthyer në një “shtëpi bari”. Në pranga është vënë 22-vjeçari Gjovalin Binaku që kultivonte bimët narkotike. Po ashtu në pranga është vënë edhe një punonjës i OSHEE-së, Robert Vata për shpërdorim detyre ndërsa dy punonjës të tjerë janë vënë nën hetim. Policia gjeti në banesën e marrë me qira 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 4 celularë. Po ashtu, edhe nga kontrollet në banesën e Robert Vatës u gjetën 3 llamba dhe një përforcues grushti. Njoftimi i…
Një vajzë 13-vjeçare është përdhunuar dhe filmuar nga grup prej gjashtë adoleshentësh në Selanik të Greqisë. Sipas mediave greke, mësohet se e mitura me origjinë nga Filipinet, është abuzuar seksualisht nga 3 grekë dhe 3 shqiptarë, të moshës 14, 15, 16, 16, 18 dhe 19 vjeç. E mitura ka dëshmuar se makthi i saj filloi në shkurt dhe zgjati deri në prill. Katër të miturit, duke përfituar nga marrëdhënia miqësore që viktima kishte me njërin nga djemtë, 15-vjeçarin. Mësohet se ai e çoi atë në një zonë të përbashkët të një pallati, si dhe brenda tualeteve të grave të një…

