Në dosjen hetimore të SPAK ku i godit grupi i strukturuar kriminal i AKSHIT, përshkruhet se si biznesmeni Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Erion Ismaili, zëvendës drejtor i Policisë së Tiranës kishin planifikuar rrëmbimin e Gerond Meçes, pasi ai ishte bërë pengesë nëpërmjet ankimimeve për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë Agjencise Kombetare te Shoqerise se Informacionit. “Shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Erjon Ismaili, ne bashkëpunim dhe me persona te tjerë ende të paidentifikuar, kane planifikuar dhe organizuar rrëmbimin e shtetasit Gerond Meçe, me qellim detyrimin e këtij te fundit per terheqjen nga ankimimet e bëra pranë Komisionit te Prokurimit Publik.…
Author: almakos
Reshje të dobëta të borës ka në akset rrugore Pehçevë-Obozna-Berovë dhe Suvi Laki, i cili për momentin nuk qëndron mbi rrugë. Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës deri në 100 metra ka në qafat malore Strazhë-Gjavatë dhe Krushevë, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër qafat malore dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës rrugore të vendosur, si dhe përshtatje të shpejtësisë…
Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion janë edhe bisedat në zyrën e Ergys Agasit të regjistruara nga vetë biznesmeni. Nga bisedat me biznesmenin tjetër Ermal Beqiri del qartë sesi Agasi i ‘kopsiste’ punët për të tenderat në AKSHI. Në një bisedë të datës 25 gusht 2023 Ergys Agasi bisedon me Ermal Beqirin, ku flitet edhe për kokainë. “Këtu u forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër këtu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai.…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi u bëri thirrje grupeve parlamentare që të gjendet vullnet politik dhe në Kuvend të zgjedhet Avokati i popullit. Në takimin e sotëm me gazetarët, ai tha se personalisht do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, sepse është një institucion i rëndësishëm dhe se është e papranueshme që aq gjatë kohë të mos ketë udhëheqës. “Sa i përket procedurës, ne kemi bërë gjithçka që ajo të ecë normalisht, por po përballemi me vullnetin politik të partive politike. Ju e dini që duhet të votohet me shumicë dhe me një Badenter të madh…
Mëngjesin e së enjtës ka ndodhur një ngjarje e dhimbshme për familjen Mustafa, pasi Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës, ka ndërruar jetë. Vdekja e tij erdhi pas një periudhe të gjatë të sëmundjes, ku shëndeti i tij kishte qenë në gjendje të rëndë. Salih Mustafa, një figurë e njohur në politikën shqiptare, ka pasur një lidhje të ngushtë me babain e tij, i cili gjithmonë e ka mbështetur në karrierën e tij. Vdekja e Jahja Mustafës është një humbje e madhe për të, duke qenë se ai ka qenë një mentor dhe udhëheqës për të. Gjykata Speciale, për shkak…
Është zbardhur dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut, Mirzeta Kashnica në SPAK, e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, që të firmosë për tenderin për ndërtim e tunelit të Llogarasë. Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Mirzeta Kashnica është shprehur në SPAK se tek procedura e parë e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur fitues. Ajo deklaron se këtë…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi se Bullgaria i ka ofruar vendit tonë ndihmë me mazut për të përballuar krizën energjetike. Qeveria e RMV-së kishte shpallur gjendje krize për shkak të vështirësive në sigurimin e naftës për prodhimin e energjisë elektrike në TEC-in e Negotinës, pas protestave të fermerëve grekë që penguan importin e sasive të nevojshme. Sipas Ministrisë, Ministri i Jashtëm Timço Mucunski ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, Georg Georgiev, ku ka refuzuar ndihmën e ofruar. “Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për ofertën e Bullgarisë, duke theksuar…
Para festave të ardhshme, kur tradicionalisht organizohen festa para Vitit të Ri dhe për Vitin e Ri, si dhe grumbullime publike në objektet e gastronomisë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) apelon te pronarët dhe organizatorët që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe të respektojnë plotësisht rregullat për mbrojtje nga zjarri dhe sigurinë e vizitorëve. “Sigurisht, edhe për evakuim të shpejtë dhe në raste të tjera emergjente që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe në raste të tjera rreziku. Me qëllim për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve, DMSH-ja thekson se është e detyrueshme: të respektohet…
Një 54-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi e kishte kthyer lokalin që kishte në administrim në një bazë për shitje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, 54-vjeçarit Luan Sulstarova, zjarrfikës në bashkinë Pogradec, iu gjetën në loakl doza lënde narkotike gati për shitje, një shumë parash si edhe dy aparate celulare. Sulstarova u pezullua nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara. Mësohet se deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së plotë të rrethanave, zjarrfikësi do të jetë i pezulluar nga detyra. Njoftimi i policisë: Hetime me metoda proaktive dhe kontrolle intensive, me qëllim parandalimin…
Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në dy raste të ndara që lidhen me vepra penale të vjedhjes. Në rastin e parë, është arrestuar një mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim policor lidhur me një rast të vjedhjes së veturës, i ndodhur më 8 gusht 2025 në Gjermani. Pas arrestimit, vetura e vjedhur është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në rastin e dytë, është ndaluar një femër kosovare, e cila ishte në kërkim policor për një rast vjedhjeje të ndodhur më 21 dhjetor…
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga burgu të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes. Me anë të një postimi në Instagram, Veliaj thotë se ‘kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira’. Kryebashkiaku thotë se ‘le ta a mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi’ “Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri,…
Mbrëmjen e djeshme, në Tiranë, TikTokerja Suada Muça ka qenë viktimë e një akti dhune. Një video e cila po qarkullon ditën e sotme (25 dhjetor) në rrjetet sociale dokumenton momentin kur ajo sulmohet nga disa persona. Sipas mediave, dyshohet se dhunimi i saj është porositur nga Xhemal Uka, i njohur në platformën TikTok me nofkën “Fire”, pas disa deklaratave dhe përmbajtjeve ofenduese që Suada dyshohet se ka bërë ndaj tij në një video-live. Pas incidentit, Suada Muça ka dalë në një video live në rrjetet sociale, ku është shfaqur me shenja të dukshme në fytyrë. Ajo ka deklaruar se…

