Author: almakos

Tensionet ndërkombëtare kanë arritur një pikë të re kulmore, pasi aeroplanët luftarakë të NATO-s u ngritën në fluturim për të përballur bombarduesit rusë që fluturuan pranë ujërave britanike në Ditën e Krishtlindjeve. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh në qarqet ushtarake dhe diplomatike të Evropës Perëndimore. Bombarduesit strategjikë rusë Tu-95MS, të njohur për kapacitetin e tyre për të mbajtur armë bërthamore, realizuan një fluturim të gjatë mbi Detin Barents dhe Detin Norvegjez. Ky fluturim u zhvillua afër hapësirës ajrore britanike, duke rritur tensionet dhe frikën për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Rusia shpesh përdor këtë lloj aeroplani për…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se kundërkandidati i tij, Valbon Limani, nuk është i gatshëm të udhëheqë komunën pasi është nën ndikimin e mentorit të tij, Arben Taravari. “Unë mendoj se për demokracinë do të ishte shumë produktive që z. Limani të debatonte drejtpërdrejt me mua për të mirën e qytetit të Gostivarit. Por ai nuk guxon, sepse mentori i tij, Arben Taravari, nuk e lejon. Ky djalë nuk është për kryetar, sepse është nën hijen e Taravarit. Mësuesin e ka shumë të keq. Taravari ka bërë krim, nuk…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së për komunën e Gostivarit, Valbon Limani, gjatë paraqitjes së tij sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka deklaruar se kundërkandidati i tij, Nevzat Bejta, nuk ka legjitimitet të japë vlerësime për punën e bërë në komunë. Sipas Limanit, Bejta ka qenë i shkëputur nga realiteti i qytetit për katër vite me radhë, duke qëndruar në rezidencën e tij private. “Personi në fjalë është i njohur në qytetin tonë për mënyrën e veprimit dhe manipulimet e tij ndër vite. Ai nuk mund të japë vlerësim për atë se sa është punuar apo shkatërruar në Gostivar, pasi katër vite…

Lexo më Shumë

Një aksident dramatik ka ndodhur pasditen e sotme në qarkun e Shkodrës, me pasojë dy të plagosur. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, në Malësinë e Madhe. Burime zyrtare nga policia vendore thanë se shoferi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar. “Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia pas hetimeve…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski shprehet i sigurt se Ligji më i komentuar gjatë këtij viti, ai për Përdorimin e Gjuhëve, do të sillet në vitin 2026. Pas vendimit të fundit të Gjykatës Administrative e cila e ka “shkarkuar” gjykatësen e lëndës që është raportuese e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Elizabeta Dukovska, kjo lëndë ka kaluar në tjetë gjykatëse dhe si rrjedhoj dy herë është shtyrë seanca përgatitore që duhej të mbahej për këtë çështje. I pyetur se a dyshon për prapavijë politike në këtë vendim të Gjykatës Administrative, kryetari i Kushtetueses u përgjigj “Ky ligj ka një…

Lexo më Shumë

Pasi vendi këto ditë po përballet me temperatura të ulëta dhe me ajrë tejet të ndotur, ku Shkupi qendron në vendet e para në Europë me ajër më të ndotur, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se Qeveria do të veprojë brenda kompetencave të saj në bazë të përfundimeve të miratuara nga Këshilli i Qytetit të Shkupit për fabrikën e çimentos “USJE”, duke theksuar se as inspektimet e jashtëzakonshme dhe as zhvendosja eventuale nuk përbëjnë problem nëse kjo është në interes të qytetarëve. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Po kërkohen kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese dhe ato tashmë po zbatohen. Sa i përket zhvendosjes, as…

Lexo më Shumë

Influencuesja Vienna Würstel, e njohur si “Plastic Fantastic”, ka investuar mbi 49,210 dollarë në procedura estetike për të realizuar ëndrrën e saj për buzët më të mëdha në botë. Por çfarë ndodh kur bukuria ekstreme kthehet në një pengesë për jetën e përditshme? Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ajo ka injektuar rreth 30 ml filler në buzët e saj, duke e bërë këtë një projekt personal afatgjatë. Megjithatë, ky transformim ka sjellë me vete një mori sfidash që ndihmojnë të kuptojmë se sa larg mund të shkojmë për të arritur standardet e bukurisë moderne. Vienna ka pranuar se vështirësitë e…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, zv kryeministre dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, e cila është nën hetim nga SPAK. Kështu përveç tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës, ajo po hetohet edhe për segmentin Thumanë-Kashar. Nga bisedat e zbërthyera nga celulari “BlackBerry” i vartësit të saj Evis Berberi janë publikuar edhe komunikime e saj përmes aplikacionit Signal. Në këto mesazhe, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit se kishte qenë një ditë më parë me “Bashkimin”, duke shtuar se i kishte thënë se “kjo është sfida ime dhe e tij”. Në…

Lexo më Shumë

Diplomati Dmitri Zikov është emëruar ambasadori i ri i Federatës Ruse në Maqedoninë e Veriut. “Të emërohet Dmitri Konstantinoviç Zikov si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin. Para emërimit të tij në Shkup, Zikov shërbeu si zëvendësdrejtor i Departamentit të Dytë Evropian të Ministrisë së Jashtme Ruse. Paraprakisht këtë muaj, Putin shkarkoi ambasadorin e mëparshëm, Sergei Bazdnikin.

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, theksoi sot se respektimi i rregullave të trafikut është përmirësuar ndjeshëm që nga fillimi i projektit “Safe City”, gjë që u reflektua në një ulje drastike të paralajmërimeve dhe konkretisht në një ulje të numrit të personave të lënduar. Ministri shpjegoi pse sistemi informon me një shpejtësi prej 50 km/orë, dhe jo me 57 km/orë. “Qëllimi ynë është të ngasim brenda limitit të lejuar të shpejtësisë. Me një shpejtësi prej 30 km/orë, nga 10 persona të lënduar, dy vdesin, me një shpejtësi prej 50 km/orë, nga 10 persona të lënduar, tetë vdesin, sipas statistikave botërore.…

Lexo më Shumë

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe biznese. Në sistem nuk shfaqen data të lira për rezervime, për shërbime si aplikime për pasaportë, shërbime konsullore, dhe procedura të lidhura me Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), si regjistrime, ndryshime të të dhënave apo dokumente zyrtare për kompani. Bllokimi i platformës e-Albania ka krijuar një zinxhir konfuzioni. Konsullatat thonë se aplikimet për ripërtëritjen e pasaportave bëhen vetëm përmes e-Albania, rrugë tjetër nuk ka. Platforma e-Albania deklaron se oraret janë të mbushura ose sistemi…

Lexo më Shumë