Edhe gjykatësi turk Fatmir Skender e lëshoi seancën në të cilën po diskutohet për Ligjin e Gjuhëve, raporton SHENJA. Ai i propozoi kryetarit të Gjykatës që ta anuloj seancën dhe ta caktoj kur të jenë të pranishëm edhe dy kolegët e tij shqiptar. Përshkak se propzimi i tij nuk u pranua nga kryetari i Kushtetueses, ai e lëshoi sallën. /SHENJA/. MARKETING
Author: almakos
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës për rëndësinë e kontrollimit të dhuratave ushqimore, sidomos ato të paketuara që ofrohen në supermarkete gjatë periudhës festive. Këto komente u bënë nga zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, gjatë një interviste në emisionin “Alert” me Granit Sokolajn në “Radio Prishtina”. Ai theksoi se, megjithëse situata e sigurisë ushqimore në vend është e qëndrueshme, konsumatorët duhet të jenë të vëmendshëm kur blejnë dhurata që përmbajnë produkte ushqimore. Thaçi u shpreh se dhuratat e tilla shpesh përmbajnë një përzierje produktesh, ku disa mund të mos i përmbushin standardet e sigurisë ushqimore.…
Kosova do të duhet të investojë rreth 2.8 miliardë dollarë amerikanë (me vlerë dollari të vitit 2020, pa zbritje) gjatë dekadës së ardhshme për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës nga ndikimet e dëmshme dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike. Kjo paketë fillestare gjithëpërfshirëse e investimeve përshtatëse do të kishte kosto të barasvlershme me rreth 0.6–0.9 për qind të BPV-së në vit deri në vitin 2050. Investimet për përshtatje do të siguronin një ‘Dividend nga Vlerësimi AAA’ me tre lloje të përfitimeve: humbje të shmangura, potencial ekonomik të përshpejtuar, dhe përfitime shoqërore dhe mjedisore të amplifikuara. Raporti i Bankës Botërore për…
Dy të rinj, të moshës 23 dhe 24 vjeç, janë arrestuar nga uniformat blu të Dibrës, pasi shisnin lëndë narkotike kanabis, të cilën e kamuflonin si cigare. Në pranga kanë rënë shtetasit H.G., 23 vjeç dhe S.R., 24 banues, të dy banues në Peshkopi. Të rinjtë përpunonin kanabisin, e ndanin atë në cigare dhe e kamuflonin duke e futur në paketa duhani. Në një prej lokaleve të përdorur nga 24 vjeçari, policia gjeti dhe sekuestroi nën cilësinë e provës materiale lëndë narkotike kanabis, të ndarë në doza në formë cigareje, sasi të tjera të papërpunuara, një grirëse dhe 5 aparate…
Nis seanca ne Gjykatën Kushtetuese në të cilën do të diskutohet per Ligjin e Gjuhëve. Ashtu edhe siç kishin paralajmërur, dy gjykatësit shqiptar Osman Kadriu dhe Naser Ajdari nuk po marrin pjesë në seancë. MARKETING Share Now Facebook Twitter
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gjesti, ka treguar pse nuk është mirë me humor ditëve të fundit. Ai është rrëfyer se ka lënë gjëra personale të hapura jashtë dhe për këtë po ka ngarkesë në lojë. “S’po di çka o tu ndodh hiq, s’është për cigare. I kam disa gjëra tjera personale – i kam lënë disa gjëra hapur. Shumë po më ndal qekjo se ‘tmerr’ kisha bë”, u shpreh Gjesti. Vullneti u shpreh se nëse është jashtë ajo gjë atëherë e pret dhe të mos ndikohet. “Mos e shti vetën në siklet, nëse ke lënë diçka jashtë atëherë…
Një pilot i njohur është bërë viral në TikTok pasi dha një përgjigje të qartë dhe informative në një pyetje që bëjnë shumë pasagjerë: Pse duhet t’i kalojmë telefonat në opsionin “airplane” përpara se të fluturojmë? Në videon e tij, piloti shpjegon se ky veprim nuk është thjesht një rekomandim, por një protokoll i rëndësishëm për sigurinë e fluturimeve. Ai thekson se ndonëse ndonjëherë ndihmohet në ndjesinë e bezdisshme të lageshtirës së zërit, është jetike të respektojmë këtë rregull. “Butoni i modalitetit ‘avion’ nuk është thjesht një konspiracion,” deklaroi ai. “Harrimi i këtij protokolli nuk do të bëjë që aeroplani…
Gjykata e Lartë ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me pozicionin vakant për zëvendësimin e kryetares së Kushtetueses, Holta Zaçaj, e cila në një deklaratë publike është shprehur se do kërkonte interpretimin e Komisionit të Venecias mbi këtë çështje. Kandidatët kanë afat për të aplikuar për 1 muaj, pra 30 ditë, që nga data e publikimit të njoftimit. Ata duhet të përmbushin këto kushte: Të ketë zotësi të plotë për të vepruar Të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë Të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike Të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese…
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, mëngjesin e sotëm. Nga ky aksident dyshohet se një person ka ndërruar jetë dhe raportohet për të plagosur. Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Sakaq, ende nuk dihen rrethanat që shkaktuan përplasjen, as detaje lidhur me të plagosurit e personin e dyshuar viktimë.
Në Shkup sot do të shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe Dita Evropiane e Drejtësisë. Ngjarja organizohet me mbështetjen e Këshillit të Evropës në kuadër të projektit “Për sistem të konsoliduar dhe më efikas për ndihmë juridike falas (NJF) në Maqedoninë e Veriut” i cili është pjesë e programit “Instrument horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqia III”, projekt i përbashkët i BE-së/Këshillit të Evropës të cilin e zbaton Këshilli i Evropës. Siç informojnë nga Zyra Programore e Këshillit të Evropës në Shkup, në ngjarje do të flasin ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, Lilja Gretasdotir, udhëheqësja e Departamentit…
Një sondazh me 680 të rinj të moshës 14 -29 vjeç në Shqipëri gjatë periudhës shkurt- mars 2024, i cili u udhëhoq nga “Friedrich-Ebert-Stiftung” evidentoi se, të rinjtë shqiptarë janë ende të pushtuar nga një “nxitim emigrimi”, duke e konsideruar atë si opsionin e vetëm kur bëhet fjalë për hyrjen tregun global të punës. Emigrimi shihet si një mundësi për të rinjtë. Rezultatet e anketës treguan se më shumë se 40% e të rinjve që nuk kanë qenë ende jashtë vendit duan të largohen në të ardhmen, veçanërisht gratë e reja. Më shumë se një e treta e të rinjve…
Një ngjarje e rëndë ka goditur Tiranën, ku një 22-vjeçare, punonjëse e policisë, ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të ndodhur javën e kaluar. Efektivja e policisë, e cila ishte jashtë shërbimit në momentin e aksidentit, po kalonte kohë me familjen e saj kur ndodhi incidenti fatal. Ngjarja erdhi për shkak të një rënie nga shkallët në zonën e Piramidës, një vend i njohur për aktivetet e shumta dhe vizitorët e ndryshëm që tërheq. Ajo thuhet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar duke goditur kokën e saj në një nga shkallët e Piramidës, duke sjellë dëmtime të rënda.…

