Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, mëngjesin e sotëm.
Nga ky aksident dyshohet se një person ka ndërruar jetë dhe raportohet për të plagosur.
Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Sakaq, ende nuk dihen rrethanat që shkaktuan përplasjen, as detaje lidhur me të plagosurit e personin e dyshuar viktimë.




