Teuta Selimi kohët e fundit është komentuar shumë për jetën e saj private. Siç duket artistja ka vendosur të ndryshoj rrënjësisht, shkruan “Kosovarja”. Ajo së fundmi u shfaq me flokë të shkurtra, me një stil krejt ndryshe. A është ky vetëm fillim i ndryshimeve për bukuroshën?!
Author: almakos
Ministria e Turizmit ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se 20 dhjetori është afati i fundit i aplikimeve për të gjithë subjektet që dëshirojnë të menaxhojnë stacione plazhi gjatë sezonit veror 2025. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u bëri thirrje të gjithë subjekteve private që disponojnë struktura akomoduese pranë bregdetit të aplikojnë në portalin e-Albania deri më 20 dhjetor. Në një postim të saj në rrjetet sociale, Kumbaro theksoi: “Vëmendje! 20 Dhjetori do të jetë afati i fundit i aplikimeve në E-Albania për të gjitha subjektet private që disponojnë struktura akomoduese pranë bregdetit, të certifikuara nga MTM…
Nëntë nga anëtarët e një bande të trafikimit të lëndëve narkotike dolën gjatë kësaj jave para autoriteteve gjyqësore në Francë për tu komunikuar me masat e sigurisë. Ata akuzohen si pjesëtarë një grupi kriminal të trafikut të drogës mes Francës, Shqipërisë, Luksemburgut dhe Spanjës Pjesëtarët e grupit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Disa prej tyre u dënuan me pesë vite burgim, ndërsa disa të tjerë me 8 vite burgim. Sakaq hetimet treguan se një studente kishte pasur rol kyç në bandën e drogës. Banda u zbulua falë zbërthimit të mesazheve në platformën “Sky ECC”, ku u bë i mundur…
Nëse Brukseli është i gatshëm që të gjejmë zgjidhje konstruktive dhe të vazhdojmë rrugën, jemi këtu çdoherë për t’iu përgjigjur në mënyrë pozitive një kërkese të tillë. Në të kundërtën, mund të konkludojë se ne si shtet, Ballkani, fatkeqësisht nuk jemi në fokusin e kësaj administrate të Brukselit. Kështu ka deklaruar sot kryeministri Hristijan Mickoski, në prag të vizitës së tij në Bruksel. Ai tha se, shteti do të vazhdojë të promovojë vlerat evropian dhe të kryejë detyrat që i kërkohen, ndërsa shtoi se, vendi ka harmonizuar politikat e jashtme dhe të mbrojtjes me BE-në. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së…
Një sherr i dhunshëm me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Policia bën me dije se mbrëmë rreth orës 21:50, në rrugën “Don Bosko”, një 40-vjeçar dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Uniformat blu njoftojnë se po punojnë për shoqërimin e autorit. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Mulletit. Siç duket edhe nga pamjet një kamion i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet. Makina ka pësuar dëme të mëdha. Nuk ka informacion nëse nga përplasja ka dëme në njerëz. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të parakalimit të gabuar dhe lagështisë në rrugë. Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Prezantuesi i njohur Valon Maloku ka rikthyer vëmendjen e publikut me një rrëfim të papritur në lidhje me një moment nga e kaluara e tij. Në një intervistë në “Shok Podcast” përballë moderatorit Fisnik Juniku, ai ndau historinë e një puthjeje me këngëtaren dhe modelen e njohur Drenusha Latifi, një episod që kishte mbetur i panjohur për shumë vite. Kjo histori u rikthye në qendër të vëmendjes kohëve të fundit, pasi videoja e puthjes në emisionin e tij të dikurshëm, “Përrallë me Tupan”, u bë virale në rrjetet sociale. Drenusha Latifi, e cila aktualisht është banore në shtëpinë e Big…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me videot ironizuese ndaj qeverisë, duke sjellë një mesazh të fuqishëm mbi papunësinë që prek vendin. Me aktorin Lulëzim Bucolli, LDK-ja ka trajtuar me një qasje satire një nga problemet më të mprehta që sfidojnë rininë kosovare: papunësinë. Videoja, përmes ironisë dhe humorit, portretizon një situatë të vështirë ku, në vend që të jetojnë me liri të plotë dhe të përkushtohen në prodhimin e ideve, shumë të rinj po luftojnë për të gjetur një punë të përshtatshme. “I niva do njerëz, u ankojshin që s’po mujnë me gjetë punë. Thu…
Njerëzit zgjohen çdo mëngjes me aromën dhe shijen e kafesë së nxehtë. Kafeja është një mënyrë e shijshme për të nisur ditën, kështu që nuk është çudi se rreth 400 miliardë filxhanë kafeje konsumohen në mbarë botën çdo vit. Shumë njerëz pinë kafe me shpresën se do t’i ndihmojë për të humbur peshë. Edhe pse disa kërkime sugjerojnë se kjo mund të jetë e vërtetë, ekspertët dyshojnë nëse kafeja është mik apo armik i një diete. Në bazë të të dhënave ju njohim me disa nga avantazhet dhe disavantazhet e kafesë për rënien nga pesha. Ndikimi i kafesë në metabolizëm…
Alba Vukaj është mjaftë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon shpesh herë video dhe foto të ndryshme duke treguar veshjen e fundit, shkruan Kosovarja. Para pak orëve ka publikuar një video nga dushi, teksa është rregulluar deri në detajin e fundit. Kjo veshje provokative po ia nxjerr në pah gjokin ish banores së BBVK.
Për ish ambasadorin Lubomir Fërçkoski kemi indikacione serioze për keqpërdorim të mjeteve buxhetore publike. Indikacionet janë se dëmi është gjashtëshifror në euro. Nuk mund ta them konkretisht se sa është për momentin, po jap disa informacione që më lejohet në këtë fazë, sepse procedura është në rrjedhë. Është realizuar procedurë e brendshme në MPJ, informacioni që më ka ardhur është vërtet shumë shqetësues. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme dhe më tej do të kemi për detyrë që të informojmë institucionet relevante të drejtësisë, por çfarë do të ndërmarrin ato del nga kompetencat tona dhe kalon në…
Parashqevi Simaku është padyshim një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve ’80. Parashqevia fitoi dashurinë e publikut me zërin melodioz, bukurinë, sharmin dhe elegancën. Këngëtarja filloi të merrej me muzikë në moshën 14-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale ku publiku mezi priste ta shihte në skenë dhe ka fituar shumë çmime të para. Parashqevi Simaku, këngëtarja e dashur e shqiptarëve iku nga Shqipëria në vitin 1992. Asnjë lajm prej saj, derisa u rikthye. Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe dhënë një koncert në Shqipëri. Ishte viti 1997. Koha e gabuar për ta bërë këtë.…

