Një përleshje mes votuesve raportohet të ketë ndodhur në Zhegër të Gjilanit. Pamjet janë publikuar nga RTV Dukagjini. Nuk dihen arsyet që kanë çuar deri tek ky veprim, megjithatë siç shihet në pamje, në rast kanë intervenuar zyrtarët policorë.
Author: almakos
Zjarr i rënë një ditë më parë në Fllakë të Durrësit ku u dogjën 8 autobusë është referuar në prokurori si aksidentale. Në një njoftim, policia e Durrësit sqaron se nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve. “Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me zjarrin në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi nga veprimet e para hetimore…
Nga 6 mijë e 498 votues, deri më tani kanë votuar 4 qytetarë në Zubin Potok. Kështu tregojnë të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të paraqitura deri më tani Ndërsa, pjesëmarrja e qytetarëve në komunat e Kosovës llogaritet të jetë 2.64 për qind.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar sot të drejtën e votës në Mitrovicë, në kuadër të zgjedhjeve nacionale. Pas votimit, Hamza theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe rolin vendimtar të votës në ndërtimin e së ardhmes së vendit. “Sot, ne e përmbushëm obligimin qytetar. Votova si Kandidat për Kryeministër, si prind dhe si qytetar, me besim në të ardhmen e vendit tonë. Vota është përgjegjësi dhe themel i demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë për një qeveri që bashkon, garanton stabilitet, zhvillon ekonominë dhe punon për një…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka miratuar listën e përgithshme të qendrave të votimit në të cilat do të zhvllohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme të vendit. Duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, me qëllim të mundësimit të votimit me kusht, KQZ ka caktuar në çdo komunë nga një qendër votimi me kusht. Pra, në të gjithë vendin janë vetëm 38 qendra votimi me gjithsej 57 vendvotime në të cilat lejohet votimi me kusht. “Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, votimi me kusht është i mundur për votuesin në cilëndo komunë, pasi Kosova…
Një rast i dyshuar i cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve dhe kanosjes është raportuar në Mitrovicë të Veriut, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 27 dhjetor 2025, në intervalin kohor 18:55–18:59, ku dy persona ankues kanë deklaruar se ndaj tyre është ushtruar presion në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare. Lidhur me rastin, autoritetet policore kanë njoftuar prokurorin kompetent, ndërsa veprimet hetimore janë në vazhdim për trajtimin e mëtejmë të rastit. “CENIM I PËRCAKTIMIT TË LIRË TË VOTUESVE & KANOSJE Mitrovicë Veri 27.12.2025, 18:55-18:59. Dy ankues kanë raportuar në lidhje…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim drejtorin dhe disa specialistë të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Sipas organit të akuzës është provuar se të pandehurit kanë vepruar dhe mosvepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos përmbushur rregullisht detyrat funksionale, pavarësisht rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe auditimeve të brendshme të Ministrisë së Mjedisit. Hetimet kanë zbuluar se drejtori dhe specialistët e agjencisë kanë miratuar dhe refuzuar leje mjedisore të tipit “C” në…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë. Bëhet e ditur se për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. “Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap”.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, kanë votuar gjatë javës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. “Mund t’iu konfirmoj se gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe në lugina era pritet të arrijë shpejtësi deri 17m/s Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Familjarët e viktimave të tragjedisë së Koçanit marshuan sot për herë të 35-të, duke kërkuar drejtësi për fëmijët dhe të afërmit e tyre që humbën jetën në diskotekën “Pulse” në mars të këtij viti. Ata theksuan se dëshira e vetme për këtë fundvit është që drejtësia për këtë rast të vihet në vend. Aleksandar Naunov, babai i një vajze 18-vjeçare që humbi jetën në tragjedi, dërgoi një mesazh emocional, duke shprehur dhimbjen për humbjen e vajzës së tij dhe duke kërkuar përgjegjësi për, siç u shpreh ai, dështimet sistemike që çuan në këtë ngjarje tragjike. Familjarët ritheksuan se nuk do…
Gjatë katër viteve të fundit, gjithsej 10.500 qytetarë të Republikës së Turqisë kanë dorëzuar kërkesë për të fituar shtetësi maqedonase me bazë prejardhjen maqedonase, njoftoi Radio Evropa e Lirë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se bëhet fjalë për qytetarë turq që duhet të vërtetojnë para institucioneve maqedonase se janë të shpërngulur nga vendi dhe kanë prejardhje etnike maqedonase. Sipas MPB-së, rritja e ndjeshme e numrit të kërkesave është rezultat i ndryshimeve ligjore të miratuara në vitin 2021, të cilat kanë shtuar interesin për fitimin e shtetësisë maqedonase nga diasporë që jeton në Turqi. MARKETING

