Qeveria do të blejë një avion me vlerë qindra milionë euro dhe po kërkon një zgjidhje për ilaçe onkologjike përmes donacioneve. Kjo që po ndodh thjesht nuk është normale, akuzojnë nga LSDM. “Në Onkologji prej një jave nuk ka asnjë ilaç të nevojshëm vital. Pacientët nga e gjithë Maqedonia përballen me mungesë të terapisë onkologjike, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte të papranueshme të trajtimit. Ky kaos në shëndetësi është tregues i qartë i paaftësisë së kryeministrit Mickoski dhe ministrit Taravari për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor. Reformat dhe përmirësimet e premtuara mbetën fjalë…
Author: almakos
Mbrëmë ishte nata e fundit për pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova 3 në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’. Me të mbaruar darka e finalistëve, Driloni e ftoi Sarën që të flenë në një shtrat. “Nëse donë flejmë bashkë Zara, nuk e kam problem. Masi u kry Big-u se kam problem se kërkush s’mundet me më thënë se është për lojë. Nuk është provokim, seriozisht e kam”, u shpreh Driloni. Ndërkohë që Sara e refuzoi kategorikisht kërkesën e tij. “Po të doja unë do e shihje ti Drilon, por s’ta ka var njeri”, u shpreh Sara.
Gjykata e Posaçme ka vendosur që çështjen në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani, i cili akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, ta kthejë për hetim në SPAK. GJKKO i ka lënë afat dy muaj SPAK për plotësimin e hetimeve. Pas seancës, Dogjani u shpreh duke thë se “triumfoi drejtësia.” Kujtojmë se sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti. Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë,…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës është nga 50 deri në 100 metra në vijat rrugore: Gostivar-Tetovë-Shkup, Veles-Katllanovë, Strumicë-Koçan-Shtip dhe Saramzalino, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht…
Sot, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora 09:15, kadetët do të hyjnë në sallë duke marshuar, përderisa hapja e veremonisë zyrtare do të bëhet në ora 10:00. Pjesëmarrës në këtë ceremoni pritet të jenë personalitete shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë, si dhe eprorë të Policisë së Kosovës. Ky eveniment është një moment krenarie jo vetëm për kadetët, por edhe për çdo qytetar të Kosovës, i cili beson në sistemin e sigurisë dhe rendit. Gjenerata e 61-të e Policisë…
Gjykata e Posaçme ka vendos kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të Klajdi Merkaj, i cili akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e bandës “Çopja”. Në seancën e rradhës, e cila do të zhvillohet 03 shkurt 2025 në orën 12:00 do të paraqitet grupi i ekspertëve të IML-së për të bërë betimin dhe marrë detyrat.
Policia ka vendosur në pranga 54-vjeçarin Agim Shtyllza, i akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. 54-vjeçari, banues në fshatin Hot i Ri, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali. Njoftimi i policisë: I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 54-vjeçari. Në vijim të kontrolleve…
Lulzim Visha është 48-vjeçari që u gjet i pajetë brenda një automjeti në Zall Mner të Tiranës. Trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm (24 Janar) në rrugën “Shën Stefani”. Dyshohet se 48-vjeçari nga Kamza është qëlluar për vdekje me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. “Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë,…
Një qenush i vogël u shpall heroi i pronarit të tij, kur me një incident të papritur arriti të shpëtonte jetën e tij nga ndërlikimet e një dëmtimi të rëndë. David Lindsay, nga Britania e Madhe, është pronari i Harley-t, një bulldog që ndryshe duket krejtësisht i padëmshëm. Por një mbrëmje ndërsa ai po flinte në divan, gjithçka mori një kthesë dramatike. Gjatë ëndrrave të tij, qeni filloi të bëjë një sjellje të papritur, duke vendosur të ‘godite’ pronarin e tij në një zonë të papërshtatshme. “Isha duke fjetur në divan kur gruaja ime hyri brenda dhe bërtiti: ‘Dave, qeni…
VALENTINA MADANI/ Pakti mes socialistëve dhe demokratëve për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor duket se ka pësuar krisje pasi demokratët do të kushtëzojnë votën e tyre për ndryshimet e propozuara nga KQZ dhe mbështetur nga socialistët, me amendamentet që kanë dorëzuar në Kuvend. Për opozitarët aksesi për t’u regjistruar dhe më pas lejuar të votojnë për shtetasit shqiptarë që kanë vetëm dokumentet e shteteve të huaj dhe jo ato shqiptare është më i rëndësishëm se çdo ndryshim tjetër. “Ne e kemi prioritet dhe pa këtë ne nuk mbështesim propozimet. Duhet bërë çdo përpjekje për ta mundësuar. Ky është një kusht që qëndron…
Të gjithë të punësuarit duhet të nënshkruajnë deklaratën e statusit personal, bazuar në ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat. Kjo deklaratë, që nënshkruhet për qëllime të aplikimit të zbritjeve nga baza tatimore të përcaktuara në nenin 20 dhe 22 të pikës 1, germat “a”, “b” dhe “c” të këtij Ligji, në fakt prek vetëm ata që janë në më shumë se një marrëdhënie pune. Për personat që janë vetëm në një marrëdhënie pune, nuk ndryshon asgjë pas nënshkrimit të deklaratës. Ata që punojnë në dy vende pune apo më shumë, duhet ta nënshkruajnë këtë deklaratë vetëm për një…
Xuxi në darkën e finalistëve është pyetur se “cili është finalisti më i dobët sipas teje?”. Ai tha se derisa të pesë finalistët kanë arritur deri në këtë pikë të lojës, i dobët nuk është asnjëri. Por tha se nëse flasin në bazë të tremujorit se kush çka është dashur të përjetojë edhe me nominime edhe me shumë situata, më i dobëti është Driloni.

