Author: almakos

Në Gjykatën Themelore në Strugë filloi i pari nga katër gjykimet e parapara për sot kundër kryetarit Ramiz Merko – për pllakën në objektin e komunës, dy për drejtorët e shkollave dhe për blerjen e “audisë”. Gjykimi i parë sot ka të bëjë me emërimin e paligjshëm të drejtorëve të shkollave dhe është në procedurë provash, duke vazhduar me marrjen në pyetje të ish-ministrit të Arsimit nga BDI, Jeton Shaqiri. Shaqiri, së bashku me shefin e sektorit për financa në Komunën e Strugës, Abedin Nuroski, duhej të merrej në pyetje në seancën e kaluar në tetor të vitit të kaluar…

Lexo më Shumë

Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit që u dhunua nga edukatorja e kopshtit “Gledis” në Astir, është shprehur se djali kishte krahun e majtë të nxirë. Ai është shprehur se një ditë pas dhunës vogëlushi kishte refuzuar të shkonte në kopsht dhe kur e ëma po e lante vuri re e i biri ishte dhunuar. Lorenc Rrapa u shpreh se kur e pyeti të birin, 3-vjeçari i tha që “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Ai shtoi se pasi ka parë kamerat e sigurisë ka evidentuar 3 momente dhune ndaj të birit, duke shtuar se është dhunuar edhe një fëmijë tjetër. “Momenti…

Lexo më Shumë

Këngëtarja dhe banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Rozana Radi, pas një deklarate që lidhet me Gerta Gixharin dhe motrën e saj, aktoren Olta Gixhari, ka pasur debate të forta brenda në shtëpi. Në një debat të fundit, Rozana shprehu habinë për faktin se Gerta nuk ka folur publikisht për Oltën, duke zbuluar një detaj surprizues: “Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e “Big Brother Vip Albania”. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë”? Gerta nuk reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate, por e priti me…

Lexo më Shumë

Partitë politike po shfrytëzojnë resurset shtetërore për të bërë fushatë. Me dhjetëra raste janë evidentuar vetëm në javën e parë të fushatës zgjedhore. Organizatat që po monitorojnë këtë proces thonë se po shfrytëzohen veturat zyrtare, hapësirat e institucioneve publike por edhe raste kur shërbyesit civilë janë prezent në tubime publike, ani pse në orar të punës. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e ndalon shfrytëzimin e resurseve shtetërore gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Ai parashikon qartë se burimet publike nuk mund të përdoren për të mbështetur subjekte politike gjatë zgjedhjeve, duke përfshirë veturat dhe shërbimet që ofrohen nga institucionet shtetërore. “Me…

Lexo më Shumë

Një incident i rëndë ka ndodhur në Klinikën Infektive të QKUK-së, ku infektologu i njohur Nderim Hasani është sulmuar nga laboranti M.B. pas kërkesës për një analizë të pacientit. Ky ngjarje e papritur ka tronditur stafin mjekësor dhe ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarët. Sipas deklaratave të Hasanit, ai theksoi se sulmi ndodhi pasi kishte kërkuar një analizë që laboranti, pas një periudhe prej dy orësh, ende nuk e kishte kryer, duke detyruar një infermiere tjetër të përfundonte procesin. “Më ka sulmuar pse e kemi kërkuar një analizë për një pacient në repart”, ka deklaruar Hasani për mediat, duke…

Lexo më Shumë

Policia ka vendosur në pranga një 40 vjeçare turke, e cila në bashkëpunim me një shtetase tjetër, rekrutonin vajza nga Turqia e Azerbajxhani dhe i shfrytëzonin si punonjëse s*ksi Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarues iu janë gjetur bizhuteri floriri dhe rreth 3000 euro, të dyshuara të përfituara nga prostitucioni. “Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasja G. Ç., në bashkëpunim me shtetasen A. H. (e arrestuar), rekrutonin shtetase të huaja, nga Turqia dhe nga Azerbajxhani, dhe më pas i shfrytëzonin për prostitucion, duke përdorur një faqe online”, njoftoi policia. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Në vijim të operacionit policor të koduar “Escort”, zhvilluar 2 javë…

Lexo më Shumë

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, deklaron se, pavarësisht opinioneve të ndryshme, partia e tij nuk do të bashkohet me qeverinë aktuale. Thaçi thekson se nuk ka kontakte me përfaqësuesit e qeverisë.“Jo, nuk ka lidhje, kam thënë që në fillim që ajo nuk ndodh! Jam i vetëdijshëm çfarë kam thënë. Do të shpifet por do të binden, u bënë 7-8 muaj, as që kontaktoj. Gjendja është aq e mjerueshme, aq alarmante sa që gjithkush që mendon për këtë mënyrë, o nuk e njeh politikën, o është bashkëveprues i këtyre kolaboracionistëve që tash janë në pushtet”, deklaroi Thaçi. MARKETING

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar 4 persona nën dyshimin se janë pjesë e një organizate terroriste. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të dyshuarin e parë ekzistojnë dyshime se ka krijuar grup terroriste, në të cilën kanë marrë pjesë dhe kanë vepruar tre personat e tjerë të dyshuar.“Qëllimi i pjesëtarëve të celulës terroriste ka qenë kryerja e aktit terrorist ndaj civilëve ose ndaj objekteve publike në territorin e RMV-së, me qëllim që të krijohet ndjenja e pasigurisë ose frikës tek qytetarët”. Celula është bazuar në ideologjinë e organizatës terroriste ISIS dhe për të arritur qëllimin e tij, i dyshuari…

Lexo më Shumë

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka zbuluar ‘fatin’ e shumave të mëdha të kriptomonedhave të Ervis Martinajt, i cili është zhdukur pas lënë asnjë gjurmë që prej gushtit të vitit 2022. Në “Opinion”, Dervishi deklaroi se Martinaj ka pasur një sasi shumë të madhe parash në kriptomonedha, por në momentin ku sipas tij ai është kapur, i është hapur celulari dhe i janë marrë të gjitha kriptomonedhat. Dervishi theksoi se kriminelët në Shqipëri një sasi të madhe të parave janë duke e ruajtur në kriptomonedha, por punojnë me cash. “Një detaj tjetër, në bazë të informacioneve që më vijnë mua. Ervis Martinaj…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit nxënësve, studentëve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë atyre për të cilët arsimi është pjesë e rëndësishme e jetës dhe u bën thirrje që të marrin pjesë në proceset e ndërtimit të sistemit edukativo-arsimor të shëndetshëm që plotëson kërkesat e kohës në të cilën jetojmë.“Fëmijët tanë kanë të drejtën për arsim cilësor dhe ata meritojnë që ne të bëjmë shumë më tepër për t’u mundësuar që të zhvillohen si bashkëmoshatarët e tyre evropian. Arsimi është prioritet i kësaj Qeverie. Me buxhetin më të madh ndonjëherë, me gati 40 miliardë denarë, këtë…

Lexo më Shumë

Lulzim Visha, i cili punonte si postier në një postë private, raportohet se është qëlluar 200 metra larg banesës së tij sapo u nis për punë mëngjesin e sotëm (24 Janar).  Autorët mësohet se i kanë bërë pritë viktimës duke e qëlluar me 12 plumba teksa ndodhej në mjetin e punës.

Lexo më Shumë