Author: almakos

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Rajoni Fier–Berat, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj katër punonjësve të Policisë së Shtetit. Masa është vendosur ndaj punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e policisë, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre funksionale, përmes veprimeve dhe mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, dyshohet se kanë penalizuar ose favorizuar drejtues mjetesh të konstatuar në shkelje…

Lexo më Shumë

Reshjet e mëdha që ranë dje në Kosovë kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme, duke lënë pas dëme të mëdha për qytetarët dhe infrastrukturën. Si po përballen ata me këtë situatë të vështirë? Kjo është një pyetje që kërkon një përgjigje të thellë dhe të detajuar. Pas reshjeve të mëdha, shumë zona në Kosovë janë përballur me pasojat e përmbytjeve. Dëmet materiale janë të dukshme, duke prekur shtëpi, rrugë dhe objekte publike. Qytetarët janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe për pasojat afatgjata që këto ngjarje mund të kenë në jetën e tyre. Edhe sot, parashikimet meteorologjike tregojnë se reshjet…

Lexo më Shumë

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u paraqit ditën e sotme (7 janar) në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për të marrë pjesë në seancën e radhës gjyqësore me deputetin Agron Shehaj, të cilin e ka paditur për shpifje. Teksa doli nga GJKKO, Lapaj nuk bëri komente për mediat, por deklaroi se seanca me deputetin e Partisë Mundësia, u shty për në datën 21 janar. Kujtojmë se Adriatik Lapaj ka paditur Agron Shehajn për shpifje, në lidhje me deklarata publike të këtij të fundit, ku ka pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të…

Lexo më Shumë

Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë, trafiku në të gjithë vendin po zhvillohet normalisht, në kushte rrugësh të lagështa. Qarkullimi jashtë zonave urbane është me intensitet mesatar. Nga LAMM bëjnë të ditur se në pikat kufitare nuk ka vonesa të theksuara për hyrje dhe dalje nga vendi. Autoritetet u apelojnë drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht nëpër lugina, ku mund të shfaqen rrëshqitje dheu. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se strukturat përgjegjëse të trashëgimisë kulturore po vijojnë monitorimin e pandërprerë në të gjithë territorin e vendit, në vijim të situatës së krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Sipas ministrit, në qarkun Shkodër dhe zonat përreth reshjet kanë vazhduar, ndërkohë që kanë nisur edhe shkarkimet nga kaskada e hidrocentraleve të Komanit dhe Vaut të Dejës. Situata paraqitet më e rënduar në qytetin e Lezhës, ku dalja e lumit Drin nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në qendër të qytetit. Ministri Gonxhja theksoi se në pasuritë e tjera…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit. Në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kurbin, Durrës, Tiranë, Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Përmet reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë deri në orët mëngjesit. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit, ka marrë vendim që fillimi i procesit mësimor të shtyhet deri më 12 janar 2026. Si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe e qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim duke shkaktuar vërshime lokale, vështirësi në komunikacion, probleme në sistemet e kanalizimit dhe pengesa në trafik, Ministria…

Lexo më Shumë

Aleanca Kombëtare për Integrim, në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit, ka mbajtur sonte në Gostivar një takim të zgjeruar me rininë e koalicionit, duke riafirmuar rolin kyç të të rinjve në mobilizimin elektoral dhe në vizionin politik të kësaj force. Në këtë takim morën pjesë kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryesuesi i Këshillit Komunal Valdet Xhaferi, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, si dhe drejtues të shtabeve zgjedhore. Gjatë takimit, të rinjtë shprehën përkushtimin e tyre maksimal në ditët e fundit të fushatës, duke u zotuar për intensifikim të aktiviteteve në…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbërthyer dëshminë kyçe të pronares së BMW-së, e cila çoi në identifikimin e hallkës së fundit të arratisjes pas vrasjes së Mondi Mëhallës. Pamjet filmike dhe hetimet lidhin djegien e “Audit” me largimin e autorëve me një BMW tjetër, duke nxjerrë në pah emra konkretë dhe role të dyshuara. Në fokus del edhe figura e Oklid Ndino El Ouejdit, roli i tij dhe konflikti i ashpër financiar që dyshohet se çoi në atentatin ndaj Mondi Mëhallës. Pjesë nga dokumentari: Dëshmia më interesante që çoi edhe në identifikimin e disa prej personave të dyshuar si…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski publikoi në profilin e tij në Fejbuk një video të xhiruar natën nga autostrada Ohër-Kërçovë, ku theksoi se 40 km të autostradës janë vënë në funksion. Postimi i plotë: “Shikoni këtë video të bukur nate nga një pjesë e autostradës Ohër–Kërçovë. 40 kilometra tashmë janë në funksion. Shpresoj që një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë do të udhëtojnë nëpër këtë autostradë drejt Jerusalemit Ballkanik – Ohrit, për këtë Krishtlindje. Urime për të gjithë punëtorët e palodhur që u përkushtuan ndërtimit të saj! Gëzuar Krishtlindjet dhe Buzmin, për shumë vite!” MARKETING

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua brenda makinës së tij “Range Rover” në Elbasan, sapo kishte dalë nga banesa e nënës së tij. Dokumentari zbulon detaje kyçe të hetimit, nga përplasjet e tij me ish-ortakun në biznes deri te pistat që çuan në zbardhjen e motiveve të krimit. Po ashtu, emisioni sjell të dhëna të reja mbi mënyrën se si u identifikua automjeti “Audi” i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pjesë nga dokumentari: Por si mbërriti grupi hetues te personat e dyshuar si organizatorë dhe…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të shumta në qytetin e Durrësit, duke vënë në vështirësi dhjetëra familje dhe infrastrukturën urbane. Sipas të dhënave paraprake, rreth 100 banesa janë përmbytur ose të rrethuara nga uji. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se në terren janë angazhuar 23 forca, 8 mjete të Emergjencave Civile dhe 7 motopompa, të cilat po punojnë për largimin e ujit dhe menaxhimin e situatës. Si pasojë e përmbytjeve, deri tani janë evakuuar 60 banorë, të cilët janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ushtrisë, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonave…

Lexo më Shumë