Vijojnë problematikat serioze në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë. Pas aksidentit të ndodhur disa orë më parë, ku një mjet u godit nga një masiv dherash në momentin e daljes nga tuneli, aktualisht po evidentohen rrëshqitje të tjera dherash, të cilat kanë bllokuar njërën prej korsive të qarkullimit. Vetëm pak metra larg këtij vendi, rreth një muaj më parë, u shemb një masiv shkëmbor, duke detyruar autoritetet të hapin një bypass provizor. Aktualisht, qarkullimi i mjeteve vijon vetëm në një korsi, ndërsa rrëshqitjet e dherave vazhdojnë përgjatë gjithë aksit rrugor, duke paraqitur rrezik për përdoruesit e rrugës
Author: almakos
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në Durrës. Rama: Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…
Gjykata e Tiranës ka liruar anëtarët e Partisë “Shqipëria Bëhet?”, të cilët u arrestuan më 4 janar në protestën e organizuar nga Adriatik Lapajt.[embedded content] Gjykata ka vendosur lirimin e tyre dhe caktimin e masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Eliger Hima, Ergys Llanaj, Afred Matoshin dhe Edison Haklajn. Gjykata ka vlerësuar se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm. Kujtojmë që policia vuri në pranga 4 persona pasi dyshohet se hodhën sende të forta në drejtim të punonjësve të uniformave blu. Kujtojmë që në protestë mbeti i lënduar edhe vetë Adriatik Lapaj, i cili u dëmtua në kokë dhe përfundoi…
Gjykata e Posaçme ka zbutur masën e sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për shtetasin kinez, Hongping Xiao, CEO i kompanisë Bankers Petroleum, i arrestuar gjatë aksionit në fillim të muajit korrik të vitit të kaluar, bashkë me ish drejtorin Leonidha Çobo dhe disa të tjerë. Në fund të dhjetorit, SPAK zgjati edhe me 3 muaj afatet për hetimin e aferës së Bankers. Në Tetor, Prokuroria e Fierit ia kaloi dosjen SPAK-ut pasi gjatë hetimeve dolën në dritë elementë të rinj që kanë të bëjnë me veprën penale të korrupsionit, që përfshijnë zyrtarë të lartë, si edhe grup të…
Ministria e Tregtisë e Turqisë këtë vit ka përcaktuar 60 vende, ndër to edhe Maqedoninë e Veriut, si “tregje të synuara” për eksport, me qëllim zhvillimin e eksporteve drejt tregjeve alternative dhe zbatimin e masave shtesë mbështetëse. Sipas informacioneve të përpiluara nga Anadolu, Ministria po zhvillon një sërë punimesh për ta bërë tregtinë më konkurruese, më të shpejtë dhe më të besueshme, për të nxitur eksportin me teknologji të lartë dhe me vlerë të shtuar, duke kontribuar kështu në rritje të qëndrueshme ekonomike. Në këtë kuadër, për të forcuar dhe zhvilluar më tej potencialin e eksportit, Ministria ofron mbështetje për…
SBASHK-u derisa ka përkrahur vendimin për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë deri me 12 janar. Mirëpo, SBASHK thekson se kjo situatë me përmbytjet dëshmon se infrastruktura shkollore mbetet e pambrojtur dhe se reagimi institucional shpesh vjen vetëm pas presionit dhe shqetësimit publik. Në një reagim kjo sindikatë ka bërë thirrje urgjente që të bëhen inspektime në të gjitha shkolla, vlerësim real sanim i menjëhershëm të dëmeve dhe transparencë institucionale. Po ashtu ata kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë kthimin në procesin mësimor pa u garantuar kushte të sigurta pune dhe mësimi. REAGIMI i SBASHK-ut: Reshjet e shumta…
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me mesazhet mashtruese për ‘Njoftimin për Gjobat në Trafik’, fushatë kjo që po qarkullon përmes SMS. Këto mesazhe në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siç shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës dhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët. Policia ka bërë një thirrje ndaj qytetarëve që: “të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë; të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare; të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve; të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve,…
Është dënuar me 25 vite burg Isuf Hasa, i cili vrau me çekiç fqinjin e tij, 81-vjeçarin Xhemal Meta, teksa i vodhi të moshuarit paratë që i kishin mbetur në xhep. Referuar interesit të shfaqur nga disa gazetarë, komunikohet informacioni zyrtar në vijim: Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit I.H., Gjykata, pasi shqyrtoi rrethanat e çështjes, si dhe çmoi e vlerësoi në tërësi provat e administruara në seancë gjyqësore, duke ia nënshtruar ato rregullave të gjykimit si dhe dëgjoi në fazën…
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për kthimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës së saj dhe të bashkëjetuesit Renato Hristic. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar tetë telefona celularë dhe dy laptopë, në kuadër të hetimeve mbi grupin kriminal të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sekuestrimi i telefonave dhe laptopëve u krye në kuadër hetimit për përfshirje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet mashtrime online, call-center, ndërhyrje në sistemet informatike dhe TIMS, si dhe bashkëpunim në krimin…
Një tjetër skandal ka ndodhur në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila ka kushtuar 260 mln euro dhe që u inaugurua disa muaj më parë nga ministrja Belinda Balluku, tashmë nën hetim nga SPAK për disa vepra penale.[embedded content]Pas rreth një muaji nga shembja e një masivi dherash në këtë aks, situata është përsëritur, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Sot një rrëshqitje dherash ka goditur një automjet që po kalonte në atë zonë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale vetëm në pjesën e përparme. Autoritetet ndërkohë po punojnë për pastrimin e zonës dhe…
Para pak ditësh, nê datën 5 janar, Elisaveta Treska është emëruar drejtoreshë e Sanatoriumit. Sipas dokumenteve zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), Elisaveta Treska rezulton të jetë pronare e “ROYAL HILL” një resorti eventesh në Vorë. Shpresa Breçani, mbesa e kreut të PD Sali Berisha, ka patur statusin administratore e këtij subjekti, i cili operon në fushën e hotelerisë, restoranteve dhe organizimit të eventeve. Përveç kompleksit “Royal Hill” në periferi të Tiranës, Elisaveta Treska njihet në qarqet e biznesit edhe si pronare e një Bar-Restorant-Hoteli në zemër të Tiranës. Më konkretisht, bëhet fjalë për një biznes të pozicionuar në…
Reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Starovë dhe lumin Vërdovë, ku ekziston mundësia që të dalin nga shtratit. Në terren janë vendosur forca të shtuara punonjësish, ndërsa situata po monitorohet nga strukturat përkatëse, të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se niveli i ujërave vazhdon të rritet.Edhe lumi i fshatit Rrëmenj ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar një situatë serioze dhe shqetësuese për banorët e zonës.Në terren janë vendosur forca të shtuara punonjësish, ndërsa situata po monitorohet nga strukturat përkatëse, të cilat janë në gatishmëri për…

