Situata mes Eglit dhe Gjestit është tensionuar ndjeshëm në shtëpinë e Big Brother, duke sjellë një moment të rëndë emocional për banoren. Pavarësisht përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të komunikuar me të, Gjesti ka zgjedhur ta injorojë plotësisht, duke mos i kthyer asnjë fjalë. Ky qëndrim i ftohtë ka ndikuar ndjeshëm tek Egli, e cila nuk ka mundur të përmbajë emocionet. Teksa ndodhej në dhomën e grimit, ajo shpërtheu në lot në krahët e Rozana Radit, duke shprehur dhimbjen e saj me fjalët: “Kam tre ditë që mezi marr frymë në këtë shtëpi. A ka shpirt ky njeri? Ka…
Author: almakos
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Altin Kodrës, i cili ankimoi kundër urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë, për vendosjen e tij në regjimin e posaçëm 41-bis. Kodra, është dënuar me 22 vite heqje lirie për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ai ka kaluar në regjimin e posaçëm 41 bis në muajin dhjetor të vitit 2024. Njoftimi i GJKKO: Kërkuesi Altin Kodra me datë 20.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Ankim kundër Urdhërit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 623,…
Njëri nga liderët e koalicionit VLEN Arben Taravari, shprehet i gatshëm të diskutoj për të gjitha çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura nga e kaluara, qoftë edhe ajo e ndryshimit të stemës shtetërore. Taravari, thotë se është mirë të diskutohen si një pako e çështjeve të pazgjidhura siç janë, himnin, stemën, e 20%-shin në Kushtetutë. Ndërsa, konkretisht për idenë e ndryshimit të stemës, që e shpaloi një ditë më parë kryeministri, Taravari, nuk e kundërshton këtë ide, por thotë se vendi ynë është një nga shtetet e rralla postsocialiste, stema e së cilës nuk është ndryshuar. Arben Taravari, VLEN “Kështu…
Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas akuzave të bëra nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me gjendjen e tij gjyqësore, që shfaqet “i dënuar”. Përmes një reagimi zyrtar, SPAK sqaron se organi i akuzës së posaçme ka marrë dëshminë e penalitetit të Veliajt të gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me datë 23 janar 2025, ku ai rezulton “i dënuar”. “Si pjesë e akteve të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme është edhe një certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore me nr. prot. 5488 datë 23.01.2025, e gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, ku organi procedues ka…
Ermal Fejzullahu duket të jetë shumë i kujdesshëm për data të veçanta. Për ditën e të dashuruave këngëtari i njohur, i ka blerë gruas së atij, Arianës një veturë luksoze. Pa dyshim, një dhuratë kaq speciale do ta gëzonte secilën grua. “Falemnderit dashuria ime“, ka shkruar Ariana krahas fotografisë. Vlen të përmendim faktin se Ariana dhe Ermali janë prindër të katër fëmijëve.
Një punonjës i policisë në Pogradec, teksa ndodhej jashtë orarit të shërbimit të tij, është përballur me dy vëllezër, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj oficerit. Për këtë arsye, vëllezërit D.M., 30 vjeç dhe E.M., 35 vjeç, banues në fshatin Buçimas në Pogradec, janë vënë nën hetim. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”. Nuk dihen rrethanat se përse vëllezërit kanë ushtruar dhunë ndaj oficerit, por çështja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Pas marrjes së njoftimit se një punonjës policie jashtë shërbimit është kërcënuar dhe dhunuar nga…
Rezultatet e punës tonë të përditshme janë të dukshme, thuhet në njoftimin e VLEN-it.“Shëndetësia si hallkë e rëndësishme e funksionimit të sistemit shtetëror me doemos ka kërkuar njerëz të përgjegjshëm që angazhohen për të mirën e pacientëve dhe personelit shëndetësor. Shërbimi sa më profesional dhe në çdo kohë ndaj pacientëve është prioritet i yni, e për këtë po angazhohemi pa ndalë.Prandaj, sot me krenari të plotë ju informojmë që për herë të parë është hapur pikë e re pediatrike e kujdestarisë në Poliklinikën Bit Pazar. Pika funksionon çdo ditë nga ora 19:30 deri në 07:30 dhe të dielën 24 orë.…
Ministria e Drejtësisë dorëzoi në Qeveri, iniciativën për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevskit. Ky pajtim është në pajtim me vendimin e fundit të Qeverisë të mbajtur më 11 shkurt, e cila e angazhoi Ministrine e Drejtësisë, për nisjen e procedurës së shkarkimit të Kocevskit. Në një komunikatë për media, nga dikasteri i Drejtësisë e arsyetojnë vendimin për nisjen e procedurës për shkarkimin e prokurorit.“Periudhën e kaluar ishim dëshmitar të një sërë skandalesh, funksionalitet të dëmtuar të Prokurorisë Publike, prishje të marëdhënieve ndërnjerëzore, veprime të paligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në përndjekjen penale dhe shkelje e principeve të organizimit të Prokurorisë…
Arbenita Ismaili është një nga modelet më të komentuara në mediat rozë, për jetën e saj private. Në ditën e të dashuruarve, Arbenita ndanë me ndjekësit e saj dhuratën nga i dashuri i saj. Një buqet e madhe me trëndafila të kuq, bëri Arbenitën ta bëj publike lidhjen e saj. Kujtojmë që Arbenita me vajzën e saj Ninën aktualisht janë duke qëndruar në Dubai, ku siç shihet edhe i dashuri i saj është me to.
Moderatorja e njohur, Kiara Tiro ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Pak më parë ajo ka zbuluar dhuratën që bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli i ka bërë për ditën e të dashuruarve. Këtë herë, Luizi i ka blerë një byzylykë të dorës, e që duket kaq i veçantë. Kujtojmë se Kiara dhe Luizi janë prindër të një vajze.
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen 5D të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për abuzim me tenderat. Lajmin e kanë konfirmuar avokatët mbrojtjes, ndërsa mësohet se të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Seanca e radhës është caktuar më 21 shkurt në orën 12:00. Redi Molla dhe Mariglen Qato do të gjykohen në këtë proces për veprat penal të korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Ndërkohë Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tendera. The post Abuzimi me tenderat në Bashki/ GJKKO kalon…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po vijon takimet me liderë botërorë në kuadër të konferencës së sigurisë në Mynih, duke takuar sot përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Osmani, në një postim të saj në Facebook, thekson rëndësinë e këtij takimi, ku diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Ajo shpreh besimin se ky dialog duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë, një hap thelbësor për stabilitetin e rajonit. “Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit,…

