“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” në TAR që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave… 5- Në vend të pestë për këtë javë kemi Gerta Gixharin. Gazetarja ka…
Author: almakos
Në vitin 2002, ajo u kurorëzua “Miss Kosova”, duke e vendosur emrin e saj në skenën publike. Drenusha ka qenë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, ku përfshirja e saj ka tërhequr vëmendje mediatike. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, ajo u përball me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, një ngjarje që u diskutua gjerësisht në media. Pas daljes nga programi, Drenusha ka reaguar në rrjetet sociale, duke ndarë përvojat dhe mendimet e saj me ndjekësit. Nuk ka folur se e ka gjetur dashurinë, ama sot për Shën Valentin ka publikuar fotografi joshëse. Në mbishkrim…
Kanceri nuk bën dallime moshe, dhe fëmijët po preken gjithnjë e më shumë nga kjo sëmundje. Një shembull i tillë është Esila Xhaferi, e cila, vetëm 10 vjeç, është diagnostikuar me kancer. Për të pasur mundësi të shërohet, ajo ka nevojë për trajtim urgjent në Turqi, por familja e saj nuk ka mundësi ta mbulojë koston e trajtimit, e cila arrin në 40 mijë euro. Nga familja bëjnë apel për ndihmën e çdokujt që mund të kontribuojë në këtë betejë për jetën. MARKETING
Në emisionin ‘Big Brother Radio’, i ftuar ishte Gjesti, nën moderimin e Valbonës. Diskutimi u fokusua te deklaratat e Xhenetës, e cila në një klip të transmetuar më herët kishte thënë se po e priste Gjestin jashtë, por ishte habitur kur e pa atë në Big Brother VIP Albania. Valbona e pyeti Gjestin: “Të ndalojmë pak te ajo që keni thënë, se nuk keni qenë në dijeni se vajza jashtë po të priste. Më tutje ajo shtoi: Ajo tha se ti do ta prisje dhe është habitur kur të ka parë në Big Brother VIP Albania.” Gjesti u përgjigj: “Po,…
Ambasada e Prishtinës në Tiranë ka organizuar pritje me rastin e Pavarësisë së Kosovës, ku i ftuar ishte edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj, i cili ndau mesazhin e tij. Begaj e nisi fjalën duke i uruar pavarësinë Kosovës, ndërsa tha se e fitoi “përmes rezistencës paqësore të burrave të mençur, si Ibrahim Rugova lider dhe President historik i Kosovës, Adem Demaçit dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përballje me një regjim kriminal të ish- Jugosllavisë”. Begaj komentoi edhe ndërhyrjen e NATO-s, duke thënë se është shembulli unik i reagimit dhe suksesi në mbrojtje të humanizmit dhe…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizmit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht nëpër gryka malore, lugina lumenjsh, ku ka mundësi për paarqitje të shembjeve. “Kjo posaçërisht u rreferohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, thekson LAMM. …
Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik (American Jewish Committee), Ted Deutch, i cili është edhe ish-kongresist amerikan. Ky takim vjen në një moment kyç për Kosovën, e cila po përpiqet të thellojë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të forcojë partneritetet me vendet e tjera strategjike. Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë takim, Kurti vuri në pah prioritetet e qeverisë së tij, duke përfshirë investimet në sektorë të rëndësishëm si shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja. Kurti gjithashtu shprehu angazhimin e tij për të…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Politikës së Jashtme, Timço Mucunski nesër në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, do të takohet me shefin e diplomacisë bullgare, Georg Georgiev, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Ky do të jetë takimi i parë i përfaqësuesve të lartë të dy vendeve pas zgjedhjes së qeverisë së re në Sofje. Ministri Mucunski është pjesë e Delegacionit që e udhëheq kryeministri, Hristijan Mickoski në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në përbërje të të cilit janë edhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe…
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranës. Burime për News 24 bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë një shkollë në këtë zonë. Në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa dyshohet se më pas ato janë përplasur dhe me një pemë. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.
Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka zgjedhur të bëjë një dedikim romantik në ditën e të dashuruarve. Për Shën Valentin, deputetja nga Kosova ka uruar veten e saj ndërsa e ka falënderuar për “dashurinë pa kushte” që i jep. “Faleminderit që ke dashur pa kushte. Faleminderit që ke dhënë aq shumë dashuri për shoqërinë, për familjen, për ata që të rrethojnë. Ti je një burim i pashtershëm dashurie, dhe shpesh ke fjetur me zemrën e ngarkuar, duke dhënë më shumë sesa ke marrë. Por sot, dua t’iu kujtoj vetes që edhe ti e meriton dashurinë, për kujdesin dhe mirënjohjen”, shprehet…
Kreu i LVV, Albin Kurti ka reaguar pas ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar, Shaban Murati, i cili mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti shkruan se Shaban Murati ishte një kronikan i lartë i marrëdhënieve të shqiptarëve me rajonin, kontinentin ku përkasim dhe botën. “Në 19 veprat e tij, Shaban Murati na ndihmoi të orientohemi në rrafshin gjeopolitik dhe të diplomacisë, si shqiptarë, si Kosovë dhe si Shqipëri. Ai ishte kritik për pamjaftueshmëritë e diplomacisë sonë, për disa nga qëndrimet e diplomacisë evropiane në rajon, si dhe për rrezikun e kthimit të…
Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot, ka shqyrtuar ngjarjet e fundjavës në futbollin shqiptar me një vëmendje të veçantë te derbi i kryeqytetit i cili prodhoi kaos në fushën e lojës dhe në tribuna. Ashtu siç pritej, kanë plasur dënimet për lojtarët dhe drejtuesit e dy skuadrave, si dhe ka dënime edhe për tifozët që u përleshën mes tyre. Megjithatë, Disiplina ka dhënë vendime minimale sa u përket sherreve në këtë sfidë, edhe pse ngjarjet në fillimin e ndeshjes nga tifozet dhe në fund të sfidës nga lojtarët e dy skuadrave, shëmtuan një ndeshje e cila trumbetohet shpesh si ”kartolina…

