Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i ka bërë thirrje ministrit të administratës Goran Minçev që të braktis e Dimitar Apasievit dhe të sillet si ministër. Mexhiti më tej ka shkruar se përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore është kategori kushtetuese, e pandryshueshme, që respektohet dhe do të respektohet, i pëlqen kjo Minçevit ose jo! Ja reagimi i plotë i Mexhitit: Minçev të mos sillet si një kopje e Apasievit, sepse nuk i ngjajnë aspak njëri-tjetrit. Goran Minçev duhet ta braktisë retorikën e Dimitar Apasievit dhe të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve në vendin tonë të përbashkët. Qeveria…
Author: almakos
Një proces tjetër i rëndësishëm do të niset gjatë javës së ardhshme, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zgjedhjet në Kosovë. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të ardhura nga diaspora. Ndërkaq, pritet që sot të përfundojë edhe numërimi i votave për deputetë të Kuvendit të Kosovës në Qendrat Komunale të Numërimit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi për RTK-në se tani po përfundohen procedurat për të siguruar një proces të qartë dhe të saktë. Ai vuri në dukje se kjo përfshin skanimin e listës së votuesve të nënshkruar…
Edona James është kthyer në Gjermani pas një periudhe të ngjeshur me angazhime e intervista në Kosovë. Nga atje, Edona po nxjerr foto e video të ndryshme, shpesh me dedikime. Nganjëherë, ajo le të kuptojet sikur po i mungon dikush më vendlindje.
Në datën 21 shkurt 2025 Gjykata Kushtetuese përfundoi shqyrtimin e çështjes me kërkues jo më pak se 1/5-ta e deputetëve të Kuvendit me objekt: Shfuqizimi i ligjit nr. 79/2022 “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe NSHMI Development L.L.C. në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Shfuqizimi i VKM-së nr. 861, datë 29.12.2021 “Për transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, të pronave të paluajtshme shtetërore për zhvillimin dhe realizimin e projektit…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë në Librazhd, ku mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti tip Hundai me targë AB 44 2 PG, me drejtues shtetasin Edmond Terova, është përplasur me automjetin me targë AA710 BV, me drejtues shtetasin Klevis Jaupaj. Nga ky aksident raportohet se drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin e Edmond Terovës, mbetën të plagosur dhe u transportuan për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan. Siç shihet edhe në foto, mjetet kanë pësuar dëme të…
Ndonëse mënyra më e duhur për larjen e enëve do të ishte me sfungjer, ekspertët pohojnë se nuk duhet ta bëni. Zgjedhja më instiktive do të ishte t’i fërkonim enët me sfungjer, siç e bëjnë shumica. Por, një studim i ri i hulumtuesve tregon se kjo praktikë mund të sjellë rreziqe serioze për shëndetin tuaj. Përdorimi i sfungjerëve, pavarësisht se duket si një zgjidhje e natyrshme dhe e lehtë, mund të përhapë baktere në pjatat tuaja, duke i bërë ato më shumë të ndotura se sa ju mund të mendoni. Rezultatet e fundit nga institutet e kërkimit tregojnë se sfungjerët,…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Tre personat Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri për të cilët GJKKO caktoi masën e sigurisë arrest me burg, kanë organizuar vrasjen e Fatbardh Licit. Në njoftimin zyrtar, SPAK sqaron se ekzekutimi i Fatbardh Licit është bërë si hakmarrje për vrasjen e ish policit Boran Bërçana 7 vite më parë së bashku me bashkëjetuesen e tij Silvi Ndoci.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve që po zhvillon për procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues. Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 12, datë 17.02.2025, ka vendosur: – Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg“, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personave nën hetim B.B; A.B dhe S.R, të dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë…
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti paralajmëron punësimin e 1500 shqiptarëve. I pyetur se a kanë biseduar me Ministren e Financave për këtë gjë, Mexhiti u përgjigj se sigurisht që kanë diskutuar sepse ky është vendim qeveritar. Izet Mexhiti, zv/kryeministër “Do të ketë në vazhdimësi, ka nevojë për punësime të reja, kemi folur për transformimet e vendimeve në shëndetësi të cilët vite të tëra kanë mbetur 9 -10 me kontratë në vepër vite pa vendim. Janë 1500 punësime. Po ashtu do të vazhdohet edhe në sektorët tjerë”. Ndërkaq, në anën tjetër ministri për Administratë Publike, Goran Minçev e përgënjeshtron Mexhitin. I bënë thirrje…
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka folur për deklaratat e zv.kryeministrit Izet Mexhiti, i cili tha se do të punësohen mijëra shqiptarë brenda një viti. Ministrja Koçoska, tha se nuk ka nënshkruar punësime në baza etnike dhe se një gjë e tillë nuk parashikohet në planet vjetore. “Planet vjetore për punësime nuk parashikojnë një gjë të tillë. As unë nuk kam nënshkruar në këtë moment pëlqim për punësime në baza etnike, ose aq shumë siç e kam dëgjuar si numër, një gjë e tillë nuk ekziston në këtë moment, ajo që është aktuale normalisht është sektori i shëndetësisë sepse atje…
Banorët e Big Brother VIP Albania vijojnë të prodhojnë situata të papritura dhe plot ngacmime mes tyre. Së fundmi, Gjesti ka bërë një veprim që ka shkaktuar një miks emocionesh në shtëpi – nga të qeshurat deri te tensioni. Ai i ka përgatitur dy kulaçë, një nga shenjat e tij të veçanta brenda shtëpisë, duke shkruar mbi to mesazhin ironik: “Të do c*ca jote”. Kjo “dhuratë” ka ardhur si një reagim i tij pas debateve mes Loredanës dhe Eglit, gjatë të cilave këngëtarja i përmendi Eglit ish-partnerin e saj, Olsi Bylykun. Duket se kjo situatë ka shkaktuar një lloj frustrimi…

